Connect with Us

Paketa e censurës/ Kryetari i Këshillit të Medias: Nuk do i lejojmë të na marrin lirinë

Sociale

Paketa e censurës/ Kryetari i Këshillit të Medias: Nuk do i lejojmë të na marrin lirinë

Publikuar

-

Paketa e censurës/ Kryetari i Këshillit të Medias: Nuk do i lejojmë të na marrin lirinë

Në Tiranë, parlamenti ka futur në programin e punës ndryshimet në ligjin për mediat audio-vizive.

Ato janë pjesë e të ashtuquajturës paketa antishpifje, e cila u kritikua me vendosmëri nga organizatat shqiptare dhe ndërkombëtare të shtypit.

Njoftimi riktheu shqetësimet për gjoba dhe ndërhyrje të autoriteteve ndaj gazetarëve, që e quajnë këtë nismë të qeverisë, si përpjekje të hapur për censurë.

Programi i punës së parlamentit për 6 javët e ardhshme përfshin mes të tjerash edhe shqyrtimin e dekretit të Presidentit të Republikës, i cili ktheu për shqyrtim projekt- ndryshime dhe shtesa në ligjin “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”.

Ndërsa për dekretin e 13 janarit pritet një votim, në komisionin parlamentar për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik u njoftua se është ngritur grup pune për opinionet e ardhura nga Komisioni i Venecias.

Qeveria ka thënë shpesh se kjo është një përpjekje për të frenuar shpifjet në media, pra është çështje e kufizimit të lirisë për të shpifur.

Paketa ligjore, sipas përfaqësuesve të saj, synon që autorët e shkrimeve të mbajnë përgjegjësi për akuzat e pabazuara që publikojnë dhe minimalisht ta heqin nga faqet e tyre artikullin që nuk e provojnë dot.

Por përfaqësues të shoqatave të mediave pohojnë se “janë të shqetësuar për këtë riaktivizim të përpjekjeve për të miratuar një ligj për censurën e medias”.

Projekt-ligji u kthye pas nga presidenti, u rishikua imtësisht dhe nga Komisioni i Venecias, i cili zbuloi një seri problemesh të mëdha.

Drejtuesi i Këshillit Shqiptar të Medias, Koloreto Cukali, thotë se qeveria i ka kërkuar parlamentit të punojë sërish për këtë ligj, veprime që deri tani janë të fshehta dhe shoqëria civile nuk ka informacioni se si po punohet dhe me kë po konsultohen deputetët mbi përmbajtjen e re të ligjit.

“Dyshimet janë shumë të forta që ligji ka vetëm një qëllim funksioni brenda vetes: të godasë dhe të mbyllë gojën e mediave kritike. Ligji po bëhet për t’u mbyllur gojën atyre mediave, që, sipas qeverisë nuk duhet të dëgjohen, të paktën jo deri në zgjedhje. Komuniteti i mediave dhe i gazetarëve është i shqetësuar dhe u riaktivizuar. Shumë shpejt ne do të dalim me një deklaratë të përbashkët, shumë organizata bashkë, deklaratë të cilës do t’i bashkangjiten edhe mediat. Me këtë deklaratë ne do të kërkojmë transparencë të procesit dhe tërheqje të socialistëve nga miratimi i ligjit” – thotë zoti Cukali për Zërin e Amerikës.

Sipas të dhënave të pjesshme të veprimtarëve, autoritete të larta të shumicës në qeveri kanë urdhëruar që ky ligj duhet bërë shpejt.

Ky nxitim i ka shqetësuar ata për mungesën e transparencës, sepse, sipas tyre, bëhet fjalë për një projekt-ligj të diskretituar tashmë brenda dhe jashtë vendit, dhe qëllimet e tij janë të njohura.

Edhe vëzhgues të tjerë besojnë se kjo është përpjekje flagrante e qeverisë për të goditur mediat.

Pedagogu i gazetarisë në Universitetin e Tiranës, Zylyftar Bregu, thotë se kjo është një nismë është problematike, sepse kemi të bëjmë me ndërhyrjen e dy pushteteve qeverisë dhe parlamentit ndaj një pushteti tjetër autonom të publikut, sic është media.

“Futja në axhendën e qeverisë dhe të parlamentit të ashtuquajturës paketa anti-shpifje është edhe problematike edhe e papërshtatshme me kohën, sepse miratimi i këtij ligji të diskutueshëm dhe të debatuar dhe kundërshtuar gjatë nga shumë aktorë, organizma të njohura vendase dhe ndërkombëtare, mund t’i japë qeverisë një mekanizëm që ajo mund ta përdorë në dëm të mediave kundërshtare gjatë këtij viti zgjedhor” – thotë zoti Bregu.

LEXO EDHE:  Akti kriminal i qeverisë/ Hakmarrje ndaj qytetarëve

Organizatat shqiptare dhe ndërkombëtare për mbrojtjen e lirisë së shtypit kanë protestuar për mungesën e transparencës dhe shkeljen e të drejtave të gazetarëve.

Zoti Cukali thotë se ata do të protestojnë përsëri, sepse nuk mund të pranohet miratimi i një ligj të hedhur poshtë edhe nga partnerët europianë.

Sipas tij, shumë vende europiane e kanë vendosur si përparësi për Shqipërinë mosmiratimin e këtij ligji, i cili është i pandreqshëm, i paarnueshëm, sepse thelbi është censura.

Qeveria e ka të pamundur që ta shfaqë një ligj censure si një ligj demokratik, tha zoti Cukali, ndaj forumet ndërkombëtare e rrëzuan këtë projekt-ligj dhe i kërkuan qeverisë të mos e miratojë.

“Pavarësisht përpjekjeve dhe dhunës me të cilën qeveria dhe parlamenti i kontrolluar prej saj po e shtyn përpara ta kalojë këtë ligj, rezistenca që ata do të hasin do të jetë shumë e madhe. Nuk do të jetë e lehtë për ta dhe nuk do t’ua bëjmë të lehtë. Të paktën gjënë e fundit që na ka mbetur; liria për t’u informuar, liria për të kritikuar dhe liria e fjalës; këtë nuk do t’ua lëmë të na e marrin, sepse është një nga liritë e fundit, që na ka mbetur” – tha zoti Cukali.

Presidenti Meta ktheu në janar për rishqyrtim në parlament ndryshimet në dy ligje “Për mediat audiovizive” dhe “Për komunikimet elektronike”, pasi sipas tij, ato bien në kundërshtim me parimet themelore kushtetuese dhe me dispozitat kushtetuese që mbrojnë të drejtën e lirisë së shprehjes, të lirisë së shtypit dhe të drejtës së informimit.

Ai tha se miratimi i këtyre dispozitave në thelb përmban elementë censurues të drejtëpërdrejtë që kufizojnë të drejtën e lirisë së shprehjes dhe të medias.

Pedagogu Bregu thotë se mënyra më e mirë për të rregulluar cështjet e etikës në bashkësinë e mediave janë forumet vetërregulluese të saj, që mundet dhe duhet të ngrejnë vet mediat midis tyre.

“Sigurisht që mediat online kanë problemet e veta, kanë përmbajtje të diskutueshme, shpesh edhe me lëndë të rreme, por kjo nuk zgjidhet me ndërhyrjen e ashpër të qeverisë, por zgjidhet me mekanizma vetërregullues, që duhet t’i ngrejnë vetë komuniteti i mediave, i cili është i vonuar në këtë pikë” – tha zoti Bregu.

Paketa antishpifje iu nënshtrua ndryshimeve të shumta gjatë një viti, pas shqetësimeve nga organizatat e gazetarëve dhe shoqëria civile në Shqipëri, si edhe presioni i organizatave ndërkombëtare, përfshirë Bashkimin Evropian, Këshillin e Europës dhe OSBE-në.

14 organizata shqiptare dhe 7 organizata ndërkombëtare të medias i kërkuan qeverisë shqiptare të tërheqë projektligjet.

Megjithatë shumica socialiste e miratoi paketën ligjore në parlament dhjetorin e kaluar, pas një viti polemika dhe seanca dëgjimore në komisionin parlamentar të mediave, ndërsa duket se gjithçka po rikthehet nga fillimi tani që presidenti dekretoi edhe datën e zgjedhjeve parlamentare.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Shifra të frikshme të infektuarish/ Humbin jetën 4 persona në 24 orë

Publikuar

-

Nga

Shifra të frikshme të infektuarish/ Humbin jetën 4 persona në 24 orë

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë regjistruar 306 raste të reja me koronavirus.

Ministria e Shëndetësisë, bën me dije se gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 4 persona.

“Ju informojmë lidhur me situatën epidemiologjike në 24 orët e fundit të COVID19 në Shqipëri: Janë kryer 1412 testime në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 306 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2.
Janë shëruar 71 qytetarë, duke e çuar në 10466 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.
Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:
179 raste në Tiranë, 25 raste në Korçë dhe Vlorë,
16 raste në Fier, 13 raste në Elbasan, 10 raste në Berat,
6 raste në Mirditë, 5 raste në Durrës,
4 raste në Kavajë, Mallakastër, Pogradec,
2 raste në Mat, Roskovec, Bulqizë, Peqin,
1 rast në Shkodër, Krujë, Lushnje, Rrogozhinë, Gjirokastër, Shijak, Patos.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 260 pacientë, 15 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.
Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 21 vjeçar nga Elbasani me disa sëmundje bashkëshoqëruese, i cili po trajtohej në terapi intensive i intubuar në spitalin COVID2. Nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen edhe prof. Elmaz Elezi, mjeku i njohur 85-vjeçar, ish-drejtues i klinikës infektive në QSUT.
Nuk ka mundur të mbijetoje në 24 orët e fundit edhe një 49 vjeçar nga Elbasani dhe një 70 vjeçar nga Kurbini me sëmundje shoqëruese.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vendosin maskën kudo në ambientet jashtë shtëpisë, ruani distancën dhe kujdesuni për higjienën, vetëm kështu mund të parandalohet përhapja e infeksionit SARS COV2.
Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19.
Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth COVID19”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

COVID-19 – Statistika (23 Tetor 2020)

Raste të reja ditore 306
Të shëruar ne 24 orë 71
Humbje jete në 24 orë 4
Testime ditore 1412

LEXO EDHE:  “Pse qeveria nuk publikon Projekt-Buxhetin 2020?”/ Tabaku: Kanë hequr dorë nga gjithçka

LEXO EDHE:  Malaj tregon si mund të bëhet rikuperimi i dëmeve/ Risqet që i vijnë ekonomisë pas tërmetit

Testime totale 114381
Raste pozitive 18556
Raste të shëruara 10466
Raste Aktive 7621
Humbje jete 469

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 3805
Durrës 730
Shkodër 493
Fier 503
Korçë 471
Lezhë 373
Elbasan 344
Vlorë 307
Berat 224
Kukës 178
Dibër 97
Gjirokastër 96

LEXO TE PLOTE

Sociale

“Jam shumë i rënduar nga ana shëndetësore”/ Kreu i Sindikatës së Naftëtarëve infektohet me koronavirus

Publikuar

-

Nga

Kreu i Sindikatës së Naftëtarëve Sokol Dautaj, ka rezultuar pozitiv në testin e koronavirusit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Dautaj shkruan se është i rënduar nga ana shëndetësore, duke shtuar se të gjithë duhet të jemi pranë naftëtarëve dhe grave, që janë në grevë.

“Të nderuar kolegë, sot u bë dita e gjashtë që unë nuk gjendem mes jush, por çdo moment të ditës dhe natës, unë jam aty me ju.
Sot mora dhe testin , pozitiv. Jam shumë i rënduar nga ana shëndetësore, është kura e 4 e ilaçeve që ndërrova sot. Po shoh këto ditë që janë hedhur në veprim për prishjen e grevës, disa krimba që dhe toka nuk i do. Greva është e grave, ju nëse doni qëndrojuni pranë, vendimin se kur do dalin e marrin vetëm ato. Unë dhe nesër të më vijë vdekja do jem mes jush. Siç kemi një vit që luftojmë bashke. Veprimi i radhës, nëse s’gjejmë zgjidhje, do çudisë botën, dhe ne e mbajmë fjalën. Gjendjuni pranë grave Heroina”, shkruan ai./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Surprizat e motit/ Ja çfarë parashikojnë sinoptikanët

Publikuar

-

Nga

Surprizat e motit/ Ja çfarë parashikojnë sinoptikanët

Gadishulli i Ballkanit  po ndikohet po ndikohet nga zona me presion të lartë atmosferik  të pozicionuar në mesdheun qëndror e cila po ifluencon mot me diell në territorin e Shqipërisë.

Dita e sotme, do të ketë mot kryesisht të kthjellët e vranësira të pakta kalimtare.

Era do të jetë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-7m/s.

Temperaturat parashikohen në:

Zonat malore 7°C deri në 17°C

LEXO EDHE:  Dështon FMN, BB dhe Qeveria (kjo e fundit me dashje)

LEXO EDHE:  Nga Andi Bushati/ Ndryshimet në qeveri, shuplaka e dalë huq

Zonat e ulëta 12°C deri në 23°C

Zonat bregdetare 13°C deri në 22°C./ CNA.al

LEXO TE PLOTE