Connect with Us

“Nuk hesht”/ Topalli “bën për ujë të ftohtë” Bashën: Largoi thuajse gjithë historinë e PD

Politikë

“Nuk hesht”/ Topalli “bën për ujë të ftohtë” Bashën: Largoi thuajse gjithë historinë e PD

Publikuar

-

Jozefina Topalli zbulon marrëveshjen e fshehtë të Ramës, Metës dhe Bashës/ Ja cili është qëllimi i tyre

Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli është shprehur mosbesuese ndaj nismës së Partisë Demokratike për reformim të brendshëm.

Topalli tha se një debat e tillë u nis edhe përpara zghjedhje të 2017-ës dhe përfundoi me largimin e figurave ikonë të PD-së.

“Do kisha dashur të kishte ndodhur brenda PD për të sjellë një reformë. Kriza thelbësore qëndron brenda forcave politike. Filloi një debat i tillë përpara 2017-ës për ta bërë më të shëndetshme PD dhe u largua e gjithë pothuajse historia e PD”, u shpreh ajo në RTSH.

Gjithashtu, ish-kryetarja e Kuvendit u pyet edhe për refuzimin e plotësimit të formularit që e bënte pjesë të listave të PD.

Ajo deklaroi se nuk shqetësohet për karrierën, pasi theksoi se nuk do që të heqë dorë nga liria e saj dhe të heshtë për gjendjen aktuale në PD.

LEXO EDHE:  Basha i pëgjigjet Xhafajt/ Krimi dhe bandat sundojnë Shqipërinë

“Besoj se me fakte dhe jo me fjalë kam treguar se karriera nuk është shqetësimi im, edhe në 2017-ën, edhe sot duke refuzuar “të famshmin” formular. Besimi nuk ndërtohet me formaluarë, besimi ndërtohet mbi të vërtetën, të vërtetën që ka munguar gjatë kësaj periudhe. Unë nuk do të hesht duke thënë të vërtetën që unë besoj. E vërteta ka qenë liria ime dhe unë s’kam ndërmend të heq dorë nga liria ime”, nënvizoi Topalli./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Kritikët nuk janë absolutisht dakord që Jozefina Topalli të krijojë parti

Publikuar

-

Nga

Kritikët nuk janë absolutisht dakord që Jozefina Topalli të krijojë parti. Ata, tepër të indinjuar nuk e japin miratimin e tyre dhe për këtë protestojnë me seriozitet por edhe me shumë ironi në rrjetet sociale.

Julian Deda për shembull, bashkëqytetari i Topallit, e shpreh indinjatën e tij në mënyrë metaforike duke thënë se nuk ka gjumë e se ajo që do bëjë është hapja e një partie të re politike.

Vehap Kola nga ana tjetër është natyrë më sulmonjëse se humoristi Deda.
“Ata të pangopurit me gojë të madhe bëjnë parti. Nuk dinë të bëjnë ndonjë gjë më të mirë se partia. Biznes më fitimprurës për ta nuk ka.”, gjykon kritiku Kola.

Me nota serioze e ka trajtuar “aktin e paprecedentë” të Jozefina Topallit edhe Indrit Vokshi sepse sipas tij kur diçka niset për motive e shkaqe banale, rezultati është banaliteti.

Kështu puna e partirave para zgjedhjeve. Këta individë nuk janë shkëputur nga PD për konflikt ideor a ideologjik, as për pikëpamje politike, as për bindje. Janë shkëputur se nuk ishin në listat e 2017. Do dështojnë turpshëm sepse iniciativa e re politike nuk mund të niset si hakmarrje ndaj ish-partisë, as si operacion për t’ia ndarë votat që ish-partia të mos fitojë mazhorancë.”, shkruan në rrjetin social Vokshi.

Është e kuptueshme për Dedën, Kolën dhe Vokshin ky lloj pozicionimi “Aspak Dakord” duke qenë se janë kandidatë në listat e Partisë Demokratike, por s’mund të themi të njëjtën gjë për kritikë të tjerë.

Ata janë të pavarur duke qenë se nuk janë varur ende, siç ndodhi me Vehap Kolën, ndërsa dihej pozicioni i qartë i Dedës dhe Vokshit prej kohësh.

Po cilët janë këta të pavarur që s’janë absolutisht po absolutisht dakord? Ata janë Genc Sejko, Elona Caslli dhe Rudi Erebara.

Ça të bëj për darkë”, më tha gruaja. “Na bëj një parti politike”, i thashë.”, bën status Sejko, ndërsa Erebara shkruan: “Më bëj një parti të djathtë edhe pak bukë të thekur, po shpejt se do çohemi”.

Caslli solidarizohet fort me Erebarën dhe Sejkon si dhe duke e vazhduar kritikën edhe këtë mëngjes me dy pyetje:

LEXO EDHE:  Basha i pëgjigjet Xhafajt/ Krimi dhe bandat sundojnë Shqipërinë

LEXO EDHE:  Dështimet e Lulit dhe pse firojnë njerëzit në protesta

1.Topalli e ndihmon apoe dëmton Opozitën?! 2. E ndihmon apo e parandalon mandatin e trete të Rilindjes?! I bëj këto dy pyetje sepse nga ligjërimi i Topallit vihet re prirja për të mos bashkëpunuar në asnjë çast me PD apo LSI. Krejt në rregull. Me cilën forcë politike do bashkohen votat e saj për rrëzimin e Ramës?! Alternativat e vetme mbeten Murrizi, Hajdari dhe Nisma Thurje, Patozi, Altin Goxhaj.”, shkruan zonja Caslli.

Në kohën kur Jozefina Topalli ishte nënkryetare e Partisë Demokratike e kryetare parlamenti Sejko, Caslli dhe Erebara nuk kishin profile në “Facebook”. Por edhe po të kenë patur nuk është se janë shpërfaqur në mendime kaq dukshëm për politikën.

Zonja Topalli ka lajmëruar ditë më parë bashkimin në një lëvizje të re, “Lëvizja për ndryshim”, një projekt i ri politik të cilën do ta bëjë publik të mërkurën e 28 tetorit.

“Unë nuk do rri të bëj sehir. Nuk kanë qëndruar as në vitin 97 kur kam rrezikuar, jo një herë por disa herë të lija dhe fëmijët e mi jetim. Nuk do bëj sehir as sot. Dhe as nuk impresionohem nga asnjë sjellje enveriste! Dëgjoj sulmet e një pale e pastaj të palës tjetër që për karriget e tyre merren vesh aq bukur dhe më kujtojnë vetëm fletërrufetë e kohës së vjetër. Unë të vërtetat e mia me parti pa parti do t’i them. E vërteta është Liria ime. Të mërkurën do i bashkohem një grupi që quhet “Lëvizja për Ndryshim”., tha në një intervistë për ABC News zonja Topalli.

Me të është solidarizuar Astrit Patozi, një nga ish-eksponentët e Partisë Demokratike para drejtimit të saj nga Lulzim Basha.

Megjithë solidarizimin e Patozit dhe dhjetra ndjekësve të zonjës Topalli në profilin e saj, kritikët e “Facebook”-ut mbeten absolutisht kundër./Hashtag.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Video- Ish deputetja “në gjurmët” e Bashës/ 11 shumëzim 2 bëjnë 24

Publikuar

-

Nga

Pampuri zbulon mashtrimin/ Qytetarët po paguajnë bashkëpunimin e Ramës me mafian e ilaçeve

Ish deputetja e PD, Oriola Pampuri, gjatë një deklarate për shtyp ka dëshmuar problemet me mbledhjet e shumëzimet elementare.

Në një deklaratë për mediat më letër përpara, ajo shprehet se spitali COVID 3 ka vetëm 11 dhoma me nga dy shtretër që mund të akomodojnë 24 pacientë. Pra, sipas Oriolës 11×2 bëjnë 24 dhe jo 22! Pampuri njihet ndryshe si “deputetja e gafave” për shkak të deklaratave të saj.

Kujtojmë këtu se gjatë protestave të banorëve të Unazës, Pampuri bëri të vdekur një protestues./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rama i përgjigjet Metës/ Nuk merr dot peng askënd, mendimi i Venecias është i mirëseardhur

Publikuar

-

Nga

Rama i përgjigjet Metës/ Nuk merr dot peng askënd, mendimi i Venecias është i mirëseardhur

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me lajmin se presidenti Ilir Meta i është drejtuar Venecias për Kodin Zgjedhor.

Në një postim në postim në rrjetet sociale, Rama thekson se mendimi i Venecias është gjithnjë i mirëseardhur, por shton se refuzimi i Metës do të rrëzohet nga parlamenti.

Gjithashtu Rama shkruan se Meta nuk merr dot peng askënd, veç institucionit të Presidencës, që sipas tij fatkeqësisht e ka marrë peng.

Mendimi i Venecias është gjithnjë i mirëseardhur, por për një ligj të votuar dhe të refuzuar nga Presidenti, procedura është e qartë: Refuzimi i Presidentit pranohet ose rrëzohet nga parlamenti! PARLAMENTI DO TË RISHPREHET PA HUMBUR ASNJË DITË!

Ky President i angazhuar si një ekstremist kundër Parlamentit dhe Qeverisë Shqiptare, s’merr dot peng askënd dhe asgjë përveç institucionit që fatkeqësisht ka marrë peng!Opinioni i Venezias mirësetëvijë kur të vijë, por koha për këto zgjedhje s’pret asnjë ditë jashtë procedurave.”-shkruan Rama./ CNA.al

LEXO TE PLOTE