Connect with Us

Nga Artan Fuga/ Tregtinë e vogël nuk e shkatërron Covid19, por mungesa e logjikës ekonomike

Opinione

Nga Artan Fuga/ Tregtinë e vogël nuk e shkatërron Covid19, por mungesa e logjikës ekonomike

Publikuar

-

"Listat e mbyllura" kundër "listave të mbyllura"

Hidhini një sy tabelës që ndodhet në fund të këtij postimi, dalë nga një mbledhje të dhënash në terren me anketim preju 800 vetash, bërë në rreth 25 bashkë qytetesh në Jug, Veri, Tiranë, si edhe qytezash periferike e komunash! Kryer nga departamenti i gazetarisë dhe komunikimmit të UT këtë vit!

Pastaj shihni kuptimin e të dhënave:

Cfarë kuptimi kanë të dhënat statistikore te gjetura ?

Ajo që vihet re menjëherë është fakti se individët, 800 sikundër theksuam më lart, kanë statuse socioprofesionale të lidhura me aktivitete ekonomike të një ekonomie të vogël dhe të shpërndarë, e cila gjeneron pak ose aspak zhvillim cilësor, që jep pak taksa për shtetin dhe buxhetin publik, që punëson pak, që ka shkallë të ulët ose shumë të ulët akumulimi kapitali dhe që e ka shumë vështirë të përballojë kërkesat e kohës për inovacione.

Nga 800 të anketuar u gjendën 9,4 përqind e tyre individë që deklaruan se kanë ndonjë biznes të vogël ose shumë të vogël në zonën urbane. Por kjo shifër duhet rritur edhe me së pak një të tretën e saj sepse realisht në zonën urbane u intervistuan vetëm 70 përqind e numrit total të të pyeturve. Pra mund të ,konsiderohet se janë pakashumë nja 13 përqind nëse 800 pyetsorët do të ishin shpërndarë mesatarisht dhe në mënyrë rastësore në zonën urbane të vizituar.

Cfarë janë këta? Shumica janë shitës ose individë që kanë ndonjë biznes të vogël familjar në shërbime etj. Me ato aktivitete që kanë mbulojnë të ardhurat për të gjithë familjen në cilësi të ulët si shërbime dhe plotësim nevojash. Por, janë në parim dhe në fakt ekonomi pothuajse të falimentuara sepse nga vëzhgimet sheh se vetëm në ndonjë rrugicë mund të ketë nja dhjetë a më shumë pika shitjeje me pakicë për ushqime ta zemë. Klientela pra është pjestuar me dhjetë dhe të gjithë konkurrohen nga sipërfaqet tregtare të mëdha.

Tregtinë e vogël nuk e mbylli Covidi19, por e mbyti sipërfaqja e madhe tregtare aty afër që i ka marrë natyrshëm krejt klientelën.

Do të ishte një rrugë afatgjatë krejt e gabuar nëse këtyre njerëzve do t’u premtohej se gjendja e tyre do të rregullohej duke ndejtur e pritur klientët e paqenë pas banakut. Ata duhet të kalojnë në sfera të tjera të një ekonomie që ende nuk është strukturuar si duhet. Me shitësa të vegjël Shqipëria ekonomikisht mund të ketë një model indian zhvillimi, apo pakistanez, nepalian, apo afganistanez, por europian jo njëherë! Varfëria aty bashkohet me vuajtjen shpirtërore, por edhe me dembelizmin.Ata njerëz duhet ta kuptojnë se dëshirat e tyre për një punë të rehatshme pas banakut shoqëruar me premtime elektorale sikur ajo ekonomi mund të ndreqet, janë burimi i të këqiave ekonomike për familjen dhe fëmijët e tyre.
Janë afërsisht nja 8 përqind të individëve të gjetur në “rrugë” që deklarojnë se janë pronarë ekonomish të vogla në zonën rurale. Mos harrojmë se në këtë zonë janë shpërndarë afërsisht 30 përqind e pyetsorëve. Pra nëse të 800 pyetsorët do të ishin shpërndarë atje do të kishim një tre herë më shumë pra, nja 20 ose 25 përqind individë si pronarë të vegjël ruralë.

LEXO EDHE:  Nga Artan Fuga/ Ku ka të drejtë "krimineli" Albin Kurti?

Por, dihet që edhe prona shumë e vogël fshatare se çfarë energjie zhvillimi mund të ketë!!! Pa mekanizimin, zgjerimin, kulturat e mëdha, plehrimin, vendosjen nën ujë të një ekonomie të mesme dhe të madhe bujqësore le ta harrojmë se na mjafton ai eksport i dobët dhe i padrejtë produktesh bujqësore si derimëtani.
Jo vetëm shkalla e pronësisë është krejtësisht e një ekonomie të vogël pashpresa rinovimi nëse nuk kryhen reformat e duhura strategjike , por edhe profesionet janë të tilla që gjenerojnë një individ, i cili ka të ardhura të pakta, është vendosur anash progresit të teknologjive dhe të dijes, dhe përgjithësisht janë punë pa zanat ose pa ndonjë kualifikim të veçantë. Këta njerëz e kanë vështirë edhe të konvertohen në degë të tjera të një ekonomie tjetër sepse nuk kanë ndonjë mjeshtri të qendrueshme dhe me shkathtësi specifike që duhen.

17 përqind e tyre na dolën se punojnë pra si kamarierë, roje, shofera taksish, pastruese, etj. Të ardhurat e tyre janë tmerrësisht të kufizuara. Shtoji këtyre edhe një 13 përqind pensionistë, të cilët se çfarë pensionesh kanë dhe do të na dali se një në katër Nga individët e “ndeshur” në rrugë janë në gjendje jo vetëm shumë të ulët profesionalisht, por edhe me të ardhura shumë të pakta.
Për të mos folur për 16 përqind e ca e “robëve të Zotit” që u hasën dhe e thoshin qartazi: Jam i papunë! Pra i nxjerrë jashtë nga procesi i punës dhe i integrimit socioprofesional! Te paktën pra një në pesë vetë e ndjen veten i papunë, dhe këtu të mos e prekim papunësinë e fshehur te pensionistët, te studentët, si edhe te ata që hidhen nga një punë te tjera duke lënë periudha boshësie integrimi në punë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinione

Nga Eduard Zaloshnja/ Covid-19 mund ta mundë Ramën…

Publikuar

-

Nga

Covid-19 mund ta mundë Ramën…

Njësoj si para zgjedhjeve të 2017-ës, Rama po i realizon lëvizjet shahistike që i dhanë atëherë 74 mandate parlamentare. Përmes marrëveshjes së 17 majit të 2017-ës, Rama vrau dy zogj me të njëjtin gur – parandaloi bashkimin e partive kundërshtare në një koalicion të madh para zgjedhjeve, ndërkohë që mbolli idenë se do të krijohej një koalicion i madh PS-PD, pas zgjedhjeve.

Si rezultat i asaj marrëveshje atëherë, numri i pjesëmarrësve të djathtë në zgjedhje pësoi një rënie dramatike (nga 680 mijë më 2013, në 460 mijë më 2017), ndërkohë që përçarja e votave opozitare i mundësoi Ramës 74 mandate parlamentare, me vetëm 48% të votës popullore (nëse do të kishte qenë e bashkuar opozita atëherë, PS mund të merrte vetëm 70 mandate).

Sidoqoftë një armik i padukshëm po punon aktualisht kundër Ramës. Quhet COvid-19.

Nga një sondazh telefonik që publikova në prill në emisionin Real Story të Sokol Ballës, rezultotnte se 83% e shqiptarëve kishin besim tek institucionet qeveritare për mbrojtjen e popullsisë nga Covid-19 (ishte koha kur karantina e vendosur nga Rama ishte e plotë dhe mesatarja e rasteve të konfirmuara ditore vërtitetj rreth 12-ës).

Ndërsa në një sondazh që zhvillova në shtator për një fondacion gjerman (në të gjithë territorin e vendit me intervista face-to-face), më rezultoi se vetëm 54% e shqiptarëvë kanë disi ose shumë besim tek intitucionet qeveritare për menazhimin e pandemisë Covid-19. Ky rezultat shënohej në sondazh, kur mesatrja e rasteve ditore te konfirmuara vërtitej rreth 120-ës.

LEXO EDHE:  Kërcënimi ndaj Fugës/Deputeti i PD: Kalon çdo imagjinatë, eunukët i tremben …!

LEXO EDHE:  Nga Artan Fuga/ Sa lehtë qeveriset shqiptari i nëpërkëmbur sot!

Tani që mesatarja ditore e rasteve të konfirmuara ditore me COVID-19 vërtitet rreth 300-ës, mund të ketë rënë edhe më tej besimi i shqiptarëve tek intitucionet qeveritare, për menazhimin e pandemisë Covid-19. Dhe me ardhjen e dimrit (kur shumë e shumë shqiptarë rrijnë kokë më kokë në ambjente të mbylluara klasash, auditoresh, kafeneshë, restorantesh, zyrash etj. etj.) mund të pritet një rritje e ndjeshme përhapjes së pandemisë dhe viktimave të saj. Gjë që mund të sjellë edhe rënien e mëtejshme të kuotave të besimit të publikut ndaj qeverisë Rama.

Atë që s’po ia bën dot opozita e përçarë Edi Ramës, ndoshta po ja bën nëndetsja Covid-19…

LEXO TE PLOTE

Opinione

Nga Andi BUSHATI/Përse më tremb linçimi ndaj Jozefinës

Publikuar

-

Nga

Miratimi i Kodit të ri Zgjedhor/ Vjen reagimi ironik i JozefinaTopallit

Në të gjitha mediat pranë opozitës qarkulloi në mënyrë uniforme një intervistë e shkuar e Jozefina Topallit, në kohën kur ishte kryetare e kuvendit dhe nr. dy i PD. Aty, ish zonja e hekurt e demokratëve masakronte Gazmend Oketën si dikë që u katapultua në parti, e deshi atë për poste dhe iku kur i humbi ato. Topalli shtonte me përbuzje se PD është parti e idealeve dhe jo e atyre që përplasin derën duke pretenduar se nuk ka demokraci të brendëshme, vetëm pasi u ndërpritet kariera (video poshtë).

Kush e ndjek situatën politike të tanishme e kupton lehtë se përse u zhvarros nga arkivat kjo video, pikërisht tani që Jozefina Topalli po përgatitet të konkurojë në zgjedhje me partinë e saj.

Ajo është kuadruar në sfondin e linçimit si tradhëtare e Bashës, e paguar prej Ramës, njeriu që do ti prishë punë opozitës dhe që po i shërben pushtetit në prag të zgjedhjeve.

Intervista e tetë viteve më parë po përdoret për të yshtur luzmën e militantëve ndaj dikujt që pështyma e hedhur lart po i bie mbi fytyrë, ndaj asaj që, përderisa nuk i përmbahet parimeve të veta të dikurshme, provon se sot po bën lojën e kundërshtarit.

Kësaj kryqëzate i kanë shërbyer edhe etiketime si ato të organit zyrtar të partisë, gazetës RD, e cila njëherë e përshkruante Topallin si vrasëse me pagesë kundër opozitës dhe herën tjetër e reshtonte në faqe të parë mes kukullave të Ramës. 

Intervista që po i përdoret Jozefinës si mjet për të diskredituar qëllimet e saj të tanishme, nuk i shërben aspak linçuesve të saj. Ajo përpara se të dëshmojë që “zonja e hekurt” ka shitur shpirtin, nga që po vepron ndryshe nga ç’besonte dikur, tregon se sa mendje ngushtë dhe fanatik mund të bëhet kushdo kur e kufizon lirinë dhe gjykimin e tij brenda mureve të militantizmit partiak.

Personalisht unë ndihem shumë më pranë Jozefinës së sotme, sesa Topallit të djeshëm, duke qenë gjithmonë kundër hordhive që dikur ajo i ndërsente ndaj tradhëtarëve të partisë e që tani, si trashigimtarë të denjë të së njëjtës mendësi, i janë përveshur asaj.

Këto lloj turmash ekstremiste nuk kanë as memorie, as logjikë.

Eshtë e kotë që përballë tyre të ngresh disa pyetje.

Po si është e mundur që të besoni se Topalli qenkësh shërbëtore e pushtetit, kur ajo u bë e para grua që u përball me të dhe kriminilët e tij në parlament?

Po si mund të thoni sot se ajo po i prish punë PD-së, për sa kohë nuk folët asnjë fjalë kur Basha e largoi brenda natës nga partia si një relike të pavlefshme?

Po si mund të të rezultojë tani pengesë, përçarëse, fajtore për humbjen e mundshme të së ardhmes, ajo që vlerësuat se nuk hynte më në punë?

Po si mund të imagjinoni se firmos në borderonë e Ramës, kundër Bashës, kur, pikërisht ajo, u nxor nga politika në mënyrë skandaloze dhe antidemokratike, nga pakti okuli i këtyre të dyve, që polli më pas dhe disfatën e PD-së?

Doni të besoni tek justifikimi se ajo u spastrua bashkë me Patozin, Boden, Imamin, Bregun, Rulin ngaqë ishin pjesë e mëkateve qeverisëse të së shkuarës? Bëjeni, por atherë duhet të gjeni shpjegim për prezencën e Sali Berishës.

Doni ti kërkoni koherencë dhe ti kujtoni mënyrën se si ajo është sjellë me të larguarit e dikurshëm nga PD? Askush nuk iu ndalon. Por kjo nuk i bën nder as të shkuarës dhe sidomos as të ardhmes së kësaj partie.

LEXO EDHE:  Nga Artan Fuga/ Sa lehtë qeveriset shqiptari i nëpërkëmbur sot!

LEXO EDHE:  Shqipëria, me taksat më të larta dhe buxhetin më të “varfër” të rajonit

Doni ta kërcënoni të mos hapë gojën dhe të bindet kokëulur për padrejtësinë që iu bë, në emër të shtëpisë së përbashkët? Eshtë e drejtja juaj. Ama, ngjan pak si absurde të amnistoni fajtorin dhe të predikoni sakrificë nga viktima.

Natyrisht është e kotë të rekesh ta bësh këtë debat me ata që refuzojnë apo përtojnë të mendojnë. Por stimulimi i këtij dialogu është me vlerë për pjesën jo militante të shoqërisë.

Ajo duhet ftuar të reflektojë se e drejta dhe e vërteta absolute nuk gjendet vetëm brenda selisë së partisë. Se ai që ka vulën nuk ka me vete domosdoshmërisht edhe arsyen. Se jo gjithmonë të qenit në opozitë është simbol i moralit dhe cilido që i kundërvihet linjës së saj zyrtare është i shitur apo tradhëtar.

Pikërisht linçimi, i frymëzuar nga qendra, që po i bëhet Jozefina Topallit është një sinjal i keq i mendësisë autoritare që ekziston, jo vetëm në krahun e pushtetit, por që tenton të imponohet edhe brenda opozitës.

Në këtë kuptim, ky është një ogur i trishtë për të gjithë ne. Historia e afërt përbën paralajmërimin e asaj që mund të ndodhë nesër.

Edi Rama që është sot nuk mbiu nga qielli. Ai u farkëtua edhe gjatë kohës kur qe në opozitë.

Kur dikush e kritikonte për spastrimin që i bëri PS, atë e etiketonin si shërbëtor të Berishës. Kur dikush ngrinte zërin për shndërrimin e një partie të majtë në një grup biznesmenësh milionerë, ai fshikullohej se donte të hiqte vëmendjen nga Gërdeci dhe 21 janari. Kur dikush fliste për mos largimin pas humbjes në zgjedhje, ai shpallej si tradhëtar i zemrave socialiste.

Dhe këshu arritëm sot tek pushteti i pakufishëm i një të marri, pa fre dhe pa kontroll. Përfunduam këtu edhe për arsyen se e farkëtuam opozitarizmin si privilegj të një njeriu të vetëm dhe anatemuam këdo që predikonte një rugë të ndryshme nga e tija.

Rasti Jozefina Topallit është sinjali i paralajmërues i përsëritjes së kësaj historie fatkeqe.

Natyrisht, askush nuk mund të vërë bast për qëllimet e saj. Askush nuk e di se sa ështe ajo e motivuar nga parimi apo nga mëria, nga dëshira për të bërë mirë apo nga instikti i hakmarrjes. Askush s’është në gjendje të thotë nëse ka peshë ti prishë punë PD-së, apo ta forcojë opozitarizmin.

Por, ama një gjë është e sigurtë, fushata për shpalljen e saj armike, as nuk i fsheh problemet e opozitës, as nuk e mbulon dot spastrimin antidemokratik të katër viteve më parë.

Për më tepër ajo prodhon efektin e kundërt.

Ajo, në rastin më të keq për PD, parathotë një fat si ai kur Topalli denigronte Oketën, ndërsa në rastin më të keq për shqiptarët, paralajmëron ardhjen e një lideri të pagabueshëm, që ka triumfuar mbi tradhëtarët./Lapsi

LEXO TE PLOTE

Opinione

Nga Habjon Hasani/ Të përçarturit me buzët plot yndyrë

Publikuar

-

Nga

Ne zgjedhjet e vitit 2017, ne Partine Demokratike ndodhi nje krisje e forte. Tenxherja shpertheu naten kur u dorezua lista e deputeteve.
Mbaj mend qe ate nate ne portalin Syri u publikua editoriali me titull “Dil nga ajo liste Sali Berisha”.
Duke qene se Hashtag.al ishte qartesisht i pozicionuar kunder Edi Rames, kjo krisje lypte dhe nevojen per te trajtuar situaten e re, si do vepronim?
Konfliktin e lexoja si nje perplasje mes njerezve te afert te Shkelzen Berishes dhe njerezve te afert te Lulzim Bashes.
S’kisha nai simpati per Lulzim Bashen, por nuk kisha ndonje motiv ta beja armik. E njejta gje vlente dhe per Shkelzenin.
Kam pire nje pakete duhan ne ballkon ate nate duke bluar se çfare do te ishte nje linje editoriale e arsyeshme ne rrethanat e krijuara.
Dilema vijoi deri ne momentin kur u shtrua per zgjidhje pyetja:
Kush e do me shume PD-ne, Sali Berisha apo Luli me Xenin?
Pergjigja ishte elementare: Absolutisht Sali Berisha.
Kaq u desh dhe vendosa ta shtrija jorganin deri te Sali Berisha. Vendosa te perdorja ate si pike reference, nese ai nuk sulmonte eger Bashen, pse duhej ta beja une qe isha me pak i informuar mbi konfliktet e kupoles dhe me pak i interesuar ne problemet e PD-se se Berisha?
Ne ate kohe mbaj mend qe kundershtaret e Lulit nisen dhe te perhapnin fjale sikur me kishte blere kunati Lulit .
Akuzuesit e djeshem i konstatoj sot ne mbeshtetje te Lulit, duke linçuar Patozin dhe Topallin madje jane ata nen akuze sot sikur kane kaluar ne borderone e kunatit.
Nuk e mohoj dot qe me lezeton kur i shoh te perçartur sot keta qe sulmonin aq egersisht dje, e me kujtohet ajo torta e pavaresise…me ngjajne sikur kane qe ne 2017-en qe nuk u iken yndyra nga buzet. Gjynah.
Habjon Hasani editor i Hashtag.al, titulli i cna.al
LEXO TE PLOTE