Connect with Us

Ndryshimet kushtetuese në Kodin Zgjedhor/ Gjiknuri: Synimi është arritja e një konsensusi

Aktualitet

Ndryshimet kushtetuese në Kodin Zgjedhor/ Gjiknuri: Synimi është arritja e një konsensusi

Publikuar

-

Përfaqësuesi i maxhorancës në Këshillin Politik , Damian Gjiknuri ka propozuar thirrjen e tryezës ditën e hënë, në orën 18:00.

Gjiknuri me anë të një mesazhi tregon se është përcaktuar mbledhja e Komisionit Parlamentar për Çështjet Ligjore ku do të miratohet krijimi i një grupi pune për reflektimin e ndryshimeve Kushtetuese në Kodin Zgjedhor.

“Pas hyrjes së tyre në fuqi, Konferenca e Kryetarëve të Grupeve Parlamentare në Kuvend ka përcaktuar nevojën për reflektimin në Kodin Zgjedhor të këtyre ndryshimeve Kushtetuese. Ditën e Hënë, 14 Shtator, është përcaktuar mbledhja e Komisionit Parlamentar për Çështjet Ligjore ku do të miratohet krijimi i një grupi pune për reflektimin e ndryshimeve Kushtetuese në Kodin Zgjedhor.  Në frymën e dialogut të konsoliduar mes palëve në tryezën e Këshillit Politik, me synim arritjen e një konsensusi sa më të gjërë në këtë proces, propozoj thërritjen e tryezës së Këshillit Politik ditën e Hënë, datë 14 Shtator, ora 18:00”, shkruan Gjiknuri.

LEXO EDHE:  Letra e opozitës për OSBE/ Gjiknuri: “Nuk mund të firmos letra të njëanshme”

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

“Janë shokët tanë”/ Rakacolli përlotet për mjekët e rënë në betejën me COVID

Publikuar

-

Nga

Zv Ministrja e Shëndetesisë dhe Mbrojtjes Sociale Mira Rakacolli nuk i ka përmbajtur emocionet pasi ka kujtuar 56 mjekët e rënë në betejën me pandeminë  e COVID. E ftuar në “Repolitix”, Rakacolli tha se i njihte shumicën prej mjekëve dhe se ka jetuar me ta vuajtjet nga sëmundja që i mori jetën.

Është minimizuar në maksimum, ata janë vaksinuar të gjithë dhe kanë në dispozicion mbrojtjen maksimale që mund t’u ofrohet. Mjekët që humbën jetën janë heronj të kësaj luftës, janë miqtë tanë, shokët tanë dh ena ngjallin natyrisht emocione. Unë nuk mund ta harroj ditën kur u shpall pandemia, u vendos shtetrrethimi dhe qytetarët e Tiranës dolën në ballkone dhe duartrokitën mjekët, ata që po niseshin ën luftë dhe ata që u nisën në luftë që dinin që disa prej tyre nuk do të ktheheshin.

Qytetarët e kanë vlerësuar dhe kanë dhuruar mirënjohje për bluzat e bardha. U emocionova sepse mu kujtua të gjithë, shumicën i njihja dhe kemi qenë aty, e kemi jetuar sëmundjen e tyre. Sot mjekët janë më të mbrojtur”, u shpreh Rakacolli./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

CDC: Të vaksinuarit mund të mos mbajnë maska

Publikuar

-

Nga

CDC: Të vaksinuarit mund të mos mbajnë maska

Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) këshilluan të enjten se për amerikanët e vaksinuar plotësisht nuk do të jetë e nevojshme të mbajnë maska përjashta si dhe mund t’i shmangin ato edhe në pjesën më të madhe të ambienteve të mbyllura. Përditësimi nga ana e agjencisë do të mundësojë rikthimin tek normaliteti.

CDC-ja tha gjithashtu se për njerëzit e vaksinuar plotësisht nuk do të jetë e nevojshme të ruajnë distancën fizike në shumicën e mjediseve. Agjencia shpreson që udhëzimi të nxisë edhe më shumë amerikanë që të vaksinohen.

Udhëzimi i rishikuar është një hap i rëndësishëm drejt rikthimit tek jeta normale para pandemisë. Megjithatë agjencia rekomandon që personat e vaksinuar të vazhdojnë të mbajnë maska në aeroplane, trena, në aeroporte, qendra masive tranziti, si dhe vende spitale a poliklinika.

CDC-ja tha se njerëzit e vaksinuar plotësisht megjithatë duhet të mbajnë maska kur një gjë e tillë kërkohet nga ligjet federale, shtetërore, lokale, apo territoriale si dhe t’u përmbahen rregulloreve për bizneset apo udhëzimeve në vendin e punës.

LEXO EDHE:  Video-“Legjenda apelon për mbrojtjen e Kushtetutës”/ Meta: Edhe 24 orë për t’i dhënë paralajmërimin grushtit të shtetit

LEXO EDHE:  Letra e opozitës për OSBE/ Gjiknuri: “Nuk mund të firmos letra të njëanshme”

Në fund të muajit prill, CDC-ja udhëzoi që njerëzit e vaksinuar plotësisht mund të kryenin aktivitete në natyrë pa maska, por rekomandoi që ata të vazhdojnë ta përdornin maskën në hapësirat e tjera publike./voa

LEXO TE PLOTE

Politikë

U vetshpall kandidat për kreun e PD/ Kadilli: I vetmi që e ka ditur ka qenë Basha

Publikuar

-

Nga

Fatbardh Kadilli është vetshpallur kandidat për të qenë në krye të Partisë Demokratike ka treguar arsyen se përse vendosi të marrë këtë vendim. I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN Kadilli u shpreh se pikënisja për një opozitë të re ka qenë momenti i konstatimit të humbjes së PD në zgjedhjet e 25 prillit. Ai shtoi se ky është momenti më i dobët që PD ka pasur ndonjëherë.

I vetmi që e ka ditur ka qenë Basha, ia kam thënë më 8 Mars që nëse humb do më keshë përballë. Në momentin që u realizua fakti i humbjes konstatoj me zemërim që PD ka hyrë në një cikël zbritje, duhet të fillojmë që sot për një opoztitë të re. Ky është momenti më i dobët ndonjëherë i PD. Opozita ka humbur dhe Basha është përgjegjës për fitoren e Ramës. Ai është zgjedhur kryetar partie dhe jo inventarizues humbjesh”, u shpreh Kadilli./ CNA.al

LEXO TE PLOTE