Connect with Us

Moti “sfidon” vjeshtën/ Si pritet të jenë temperaturat nesër

Sociale

Moti “sfidon” vjeshtën/ Si pritet të jenë temperaturat nesër

Publikuar

-

Moti “sfidon” vjeshtën/ Si pritet të jenë temperaturat nesër

Ashtu si ditën e sotme, edhe nesër pritet që vendi të ndikohet nga kushtet e qëndrueshme atmosferike.

Shërbimi Meteorologjik parashikon se moti do të jetë i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat kalimtare nga orët e mesditës deri ato të pasdites në relievet kodrinore malore.

Era do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i veriut dhe shpejtësi 1-10m/s (më tepër e ndjeshme përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore), ndërsa temperaturat do të vijojnë të mbeten në vlerat e ditëve të fundit.

LEXO EDHE:  Vijojnë kapriçot e motit/ Ja çfarë pritet për orët në vijim

Vlerat e mëngjesit parashikohen nga 15°C në relievetmalore deri në 22°C në ato të ulta, ndërsa në vlerat e mesditës nga 30°C në relievet malore deri në 38°C në ato të ulta./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Parashikimi i motit/ Si pritet të jenë temperaturat në ditën e parë të nëntorit

Publikuar

-

Nga

Parashikimi i motit/ Si pritet të jenë temperaturat në ditën e parë të nëntorit

Dita e nesërme parashikohet të ketë mot kryesisht të kthjellët, me vranësira kalimtare.

Shërbimi Meteorologjik raporton se në orët e mëngjesit përgjatë luginave prezencë të mjegullës së dendur.

Era do të fryjë me drejtim Verilindje  – Veriperëndim  me shpejtësi mesatare 1-5m/sek, e cila përgjatë vijës bregdetare hera-herës do të fitoje shpejtësi deri në 12m/sek.

LEXO EDHE:  Shiu nuk na ndahet/ Ja si do jetë moti për orët në vijim

LEXO EDHE:  Berisha “kthehet” në vitet e diktaturës/ Tregon çfarë nuk toleronte nga regjimi

Ndërkohë, temperaturat parashikohen në:

zonat malore 5°C deri në 17°C

zoant e ulëta 6°C deri në 23°C

zonat bregdetare 11°C deri në 22°C./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Mësim online për studentët/ Universiteti i Durrësit jep njoftimin e rëndësishëm

Publikuar

-

Nga

Mësim online për studentët/ Universiteti i Durrësit jep njoftimin e rëndësishëm

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se për muajin e ardhshëm mësimi në universitetet do të bëhet online, ndërsa ministria e Arsimit ka kërkuar që studentët e viteve të para të shkojnë në auditore.

Pas kësaj kërkese, Universiteti i Durrësit “Aleksandër Moisiu” ka dalë me një njoftim për studentët.

Universiteti i Durrësit ka njoftuar për platformën ku do të zhvillohet mësimdhënia online për vitet e dyta dhe të treta, ndërsa nuk ka dhënë asnjë informacion se çfarë do të ndodhë me studentët që shkelin për herë të parë në universitet.

Do të donim shumë që ditën e hënë t’ju mirëprisnim në auditorët e Universitetit “Aleksandër Moisiu”. Kjo dëshirë, që jam e sigurtë është e përbashkët, u pamundësua nga situata e COVID-19 dhe protokollet që ne jemi të detyruar të zbatojmë.

E megjithatë, sado i pazakontë qoftë ky vit akademik, jam e sigurtë që do të sjellë njohuri të reja dhe suksese për ju. Dua t’ju kërkoj që qasja juaj të jetë pozitive dhe krijuese, të jeni vigjilentë dhe të çelni mendjen për njohuri të reja, në klasën virtuale tani, dhe në auditor sa më shpejt të jetë e mundur.

Ju shkruaj për t’ju përcjellë mesazhin që të gjithë ju do të keni mbështetjen maksimale të personelit akademik dhe atij administrativ. Pedagogët tuaj do të punojnë me përgjegjshmëri, pasion dhe do të jënë më të përkushtuar se më parë për t’ju ofruar arsimin cilësor dhe ndihmë për rritjen tuaj profesionale.

Të dashur studentë të vitit të parë,

Mësimdhënia online do të zhvillohet përmes Platformës Moodle. Kredencialet e hyrjes në platformë (login dhe passëord)  do të mbërrijnë në emailet tuaja. Studentët e viteve të dyta dhe të treta, do të lidhen me platformën Moodle përmes Sistemit Pitagora.

Ju bëj me dije se javën e ardhshme ne do të organizojmë një “Javë Orientimi” online. Aty do t’ju sqarojmë mbi funksionimin e universitetit, platoformën e mësimit online dhe informacione të tjera të rëndësishme. Mbi agjendën e kësaj jave klikoni këtu:  https://bit.ly/3kQqIcQ

Për pyetje që mund të keni mbi platformën, tarifat, bursat, klikoni këtu: https://bit.ly/2HPA8qa

Faleminderit me zemër për qëndrimin dhe kujdesin që keni treguar për njëri-tjetrin gjatë kësaj kohe sfiduese dhe urimet më të përzemërta për një semestër të suksesshëm”, thuhet në deklaratë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Surprizat e motit/ Ja çfarë parashikohet për ditën e sotme

Publikuar

-

Nga

Suprizat e motit/ Si parashikohen temperaturat për ditën e sotme

Ditën e sotme parashikohet përmirësim i mëtejshëm i kushteve atmosferike.

Moti do të jetë i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në zonën e verilindjes.

Konkretisht priten reshje të dobëta në qarkun Kukës dhe lokalisht të dobëta në gjysmën e qarqeve.

Era do të fryjë me drejtim kryesor veriperëndim dhe shpejtësi 1-8m/s dhe lokalisht përgjatë vijës bregdetare deri në 12-15m/s./ CNA.al

LEXO TE PLOTE