Connect with Us

Mjekët: Maskat e fytyrës ju mbrojnë nga Covid-19, por ja çfarë u bëjnë syve…

Shëndeti

Mjekët: Maskat e fytyrës ju mbrojnë nga Covid-19, por ja çfarë u bëjnë syve…

Publikuar

-

 Mjekët: Maskat e fytyrës ju mbrojnë nga Covid-19, por ja çfarë u bëjnë syve...

Në momentin aktual ku gjendet pandemia e Covid-19, ekspertët mjekësorë pranojnë gjerësisht se mbajtja e maskës në fytyre në ambiente publike, është një nga mënyrat më të mira për të luftuar përhapjen e koronavirusit të ri.

Por edhe pse maskat mbrojnë të tjerët – por edhe veten – nga Covid-19, mbajtja e tyre mund të krijojë disa bezdi të vogla. Mjekët paralajmërojnë se mbajtja e maskës në fytyrë mund të shkaktojë një efekt anësor të njohur si efekti “syrit i thatë i lidhur me maskën” (MADE), një gjendje irrituese që mund të jetë potencialisht e dhimbshme për disa.

Sipas një njoftimi të datës 31 gusht nga Qendra për Kërkime dhe Edukim Okular (CORE) në Kanada, maskat e fytyrës bllokojnë frymëmarrjen e jashtme si funksionin e tyre themelor. Fatkeqësisht, ata raportojnë se disa maska ​​më të lehta mund të lejojnë që një fluks ajri i vazhdueshëm të vazhdojë të lëvizë sipër fytyrës, siç e di shumë mirë cilido që mban syze – gjë që rrit avullimin dhe krijon njolla të thata të pakëndshme në shtresën sipërfaqësore të syve.

Dhe nuk është vetëm fluksi i ajrit. “Disa mjekë kanë vërejtur gjithashtu se maskat mund të tërheqin paksa qepallat e poshtme, duke e bërë të vështirë pulitjen normale të tyre”- thotë Aditja Kanesa-Thasan , specialiste e kornesë së syrit në Spitalin Wills Eye.

Studimet tregojnë tani se përdorimi i vazhdueshëm i maskave të fytyrës, mund të çojë në një tharje të syve, dukuri që ka të ngjarë të prekë një pjesë të madhe të popullsisë, por që mund të jetë veçanërisht problem për cilindo që ka një gjendje ekzistuese siç janë të moshuarit, ata që mbajnë lente, apo për punonjësit që e kalojnë pjesën më të madhe të ditës në mjedise me ajër të kondicionuar apo duke parë ekranet digjitale. Ka edhe më keq se kaq? Mbajtja e maskës dhe dukuria që e shoqëron, krijon gjithashtu rreziqe për shëndetin, duke bërë që njerëzit të fërkojnë sytë, duke infektuar kësisoj veten me duart e tyre të palara.

LEXO EDHE:  Pse është aq i rëndësishëm kontakti fizik mes njerëzve

Atëherë, cila është mënyra më e mirë për t’u marrë me dukurinë e syve të tharë të shkaktuar nga mbajtja e një maske për fytyrën?

Provoni të përdorni një maskë me një tel të vendosur në pjesën e sipërme, që mund ta puthitë mirë pas hundën tuaj, ose “shtoni një copë shtesë në pjesën e sipërme të maskës për të parandaluar daljen e ajrit”- thekson Kanesa-Thasan.

Ndërkohë mund të gjeni zgjidhje edhe me ilaçet me pika për sytë. “Lubrifikantët me bazë vaji mund të jenë më efektivë, ato ndihmojnë në avullimin e lotëve”- thotë Vivian Shibajama,  eksperte në Universitetin e Kalifornisë. Ajo rekomandon gjithashtu përdorimin e një komprese të nxehtë gjatë natës, për të stimuluar gjëndrat që prodhojnë vajin e nevojshëm për prodhimin e lotëve.

Fatkeqësisht, MADE nuk është bezdia e vetme e shkaktuar nga mbajtja e maskës në fytyrë: Të tjerët ankohen për njolla e mëdha – “maskne” – që mund të shkaktojnë maskat e fytyrës./bestlifeonline.comPërshtatur nga CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shëndeti

“Jam i vetmi mjek që i jam lutur Kryeministrit”/ Pipero kritika qeverisë: Ky vendim ishte i nxituar

Publikuar

-

Nga

“Jam i vetmi mjek që i jam lutur Kryeministrit”/ Pipero kritika qeverisë: Ky vendim ishte i nxituar

Mjeku i njohur infeksionist Pëllumb Pipero, ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në Report Tv, ku ka komentuar dhe vendimin e qeverisë për hapjen e kinemave.

Ai u shpreh se hapja e kinemave ishte një hap i nxituar njësoj edhe për teatrot.

“Nuk ka të bëjë me ndërgjegjësimin se sa më urbanizimin. Ku ka më shumë qytetarë, ekspozimi është më i lartë. Kjo është një sëmundje urbane. Nuk mund të presim raste të mëdha në fshatra. Unë e kam konsideruar hapjen e kinemave një hap të nxituar, njësoj edhe për teatrot. Ky virus nuk na mundëson për këtë kohë të shijojmë dhe të ndajmë me artistët emocionet tona, njësoj dhe me kinematë. Jam ndoshta i pari dhe i fundit mjek që i jam lutur kryeministrit që gjoba të rishikohet dhe të shtohen më shumë mundësitë për ne bluzat e bardha të jemi në komunikim” , tha Pipero./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

“Numri i të infektuarve disa herë më i lartë së raportohet”/ Pipero ngre alarmin: Vetëm dje janë shtruar 30 persona

Publikuar

-

Nga

“Numri i të infektuarve disa herë më i lartë së raportohet”/ Pipero ngre alarmin: Vetëm dje janë shtruar 30 persona

Mjeku infeksionit Pëllumb Pipero, ka folur sërish në lidhje me situatën e pandemisë në vendin tonë.

Pipero ngriti dhqetësimin për numrin e të të shtruarve në spitale, ku tha se vetëm dje u shtruan 30 persona.

Shifrat e ditëve të fundit dëshmojnë atë që virusi po qarkullon kudo. Me fillimin e stinës së dimrit, shtohet numri i rasteve të infektuara. Në vendin tonë, unë e kam thënë disa herë që numri i raste të prekur është disa herë më i lartë se sa ai që njohim neve.

Tashmë që i gjithë aktiviteti jetësor është hapur, shkolla apo lokale, rastet normalisht do jenë të larta. Numri i rasteve të shtruara në spital është shtruar shumë.

Vetëm dje janë shtuar 30 persona. Kjo është shqetësuese ndaj apeli ynë është që qytetarët të bëjnë sa më shumë kujdes. Shqetësimi ynë është maksimal por duhet të shoqërohet me respektimin e masave anticovid nga ana e qytetarëve. Unë personalisht nuk kam thënë që mbajtja e maskës në ambientet e jashtme do të ulë raste. Për këtë numër të kufizuar të infektuarish, ajri nuk është transmetues i lartë. Është ende herët që të presim rezultatin e vendosjes së maskave në mjedis. Janë efikasiteti dhe efektiviteti. Duam që efikasiteti i vendosjes së maskës në ambientet e jashtme të jetë sa më i lartë. Dua ta ritheksoj, mjediset kryesore ku transmetohet ky virus janë vendet e mbyllura, shtëpi, lokale shkolla dhe në shtëpi”, tha Pipero./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Infektohet me Covid edukatorja/ Mbyllet kopshti i fëmijëve në Peqin

Publikuar

-

Nga

Infektohet me Covid edukatorja/ Mbyllet kopshti i fëmijëve në Peqin

Një kopësht publik në Peqin është mbyllur pasi një edukatore ka rezultuar pozitive me Covid-19

Ndërkohë 10 punonjësve të tjerë i është bërë tamponi.

Ndërkohë në 24 orët e fundit është konfirmuar me Covid-19 edhe një zyrtar i Ujësjellësit të Peqinit, raporton ABC news.

Gjithashtu sot  janë konfirmuar pozitiv me koronavirus 302 raste të reja dhe tre persona kanë humbur jetën në të gjithë vendin./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE