Connect with Us

Ministria e Drejtësisë në karantinë/ Infektohen katër punonjës me Covid-19

Lajme

Ministria e Drejtësisë në karantinë/ Infektohen katër punonjës me Covid-19

Publikuar

-

Ministria e Drejtësisë në karantinë/ Infektohen katër punonjës me Covid-19

Katër punonjës të ministrisë së Drejtësisë janë konfirmuar me koronavirus ditën e sotme.

CNA.al mëson se 4 specialistë kanë pasur shenja të Covid-19 dhe kanë kryer tamponin, i cili ka rezultuar pozitiv.

Gjithashtu burimet bëjnë me dije se disa nga drejtoritë e ministrisë së Drejtësisë janë mbyllur në karantinë.

Kjo masë paraprake është marrë për të ndaluar përhapjen e mëtejshme të koronavirusit.  Kujtojmë se disa ditë më parë në një zyrë janë zbuluar 5 raste me Covid-19.

LEXO EDHE:  A do të kemi sërish karantinë?!

Ndërkohë, ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në vend janë konfirmuar gjithsej 11185  raste me koronavirus, nga të cilat 6494 persona janë shëruar dhe 330 kanë humbur jetën./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Kufiri detar në Hagë/ Bashkurti: Greqia është entuziaste, Shqipëria në vështirësi

Publikuar

-

Nga

Kufiri detar në Hagë/ Bashkurti: Greqia është entuziaste, Shqipëria në vështirësi

Profesori për marrëdhëniet ndërkombëtareLisien Bashkurti thotë se me dërgimin në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës të çështjes së detit, praktikisht negociatat nisin nga e para për caktimin e kufirit ujor mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Çështja po fillon nga e para. Diplomacia ka dështuar për të dy palët por me sa duket vendosmëria e palës greke për ta dërguar në Hagë duket se janë të përgatitur për këtë hap.

Kanë përvojë pasi kanë kaluar disa marrëveshje është një nga vendet me histori detarie dhe kontribut për detet në botë. Fakti që janë shumë entuziast, pala shqiptare është përballë një procesi të vështirë”, tha Bashkurti në Euronews Albania.

LEXO EDHE:  Panariti 4 këshilla për qytetarët/ Çfarë duhet të bëni nëse keni vështirësi në frymëmarrje nga Covid

LEXO EDHE:  Nga Artan Fufa/ Covid19 dhe filozofia

Diplomati thotë se, vendi ynë duhet të nisë nga puna për “projektin shqiptar” mbi këtë çështje.

Nevojitet të ringrihet një grup negociator me tre komponentë; ekspertë të drejtës ndërkombëtare për detin, ekspertë të gjeografisë dhe diplomatë të njohur në procesin e negociatave”, deklaroi Bashkurti.

Duke folur për marrëdhënien mes vendeve të rajonit, diplomati deklaroi se rajoni ka një histori të gjatë konfliktesh dhe për këtë arsye ka një nivel të lartë ksenofobie.

Palët kanë frikë nga njëra tjetra, kanë armiqësi, urrejtje në aspekte të marrëdhënies kulturore dhe sportive. Janë shumë të ngulitura në subkoshiencë dhe shpeshherë të pashpjegueshme”, tha ai.

LEXO TE PLOTE

Lajme

“Numri juaj është zgjedhur si fitues i 700 mijë USD”/ Policia paralajmëron qytetarët për skemën “Mashtrimet Nigeriane”

Publikuar

-

Nga

Njësia për Hetimin e Krimeve kompjuterike i vjen në ndihmë qytetarëve, për parandalimin e mashtrimeve nëpërmjet aplikacioneve të mesazhit, me qëllim përfitimin.

Njësia për Hetimin e Krimeve Kompjuterike në Departamentin e Policisë Kriminale, në vazhdimësi të punës së saj të përditshme, prej disa kohësh ka evidentuar një fushatë mesazhesh të cilat po dërgohen në telefonat celularë nëpërmjet aplikacioneve të mesazhimit. Këto mesazhe janë me qëllim mashtrimin e shtetasve që vendosin t’iu përgjigjen atyre. Për të sqaruar më mirë opinionin publik, kjo fushatë mashtrimesh, nëpërmjet mesazheve, vjen pas shumë fushatave të tjera të mashtrimeve telefonike që janë shfaqur shumë vite më parë.

Një ndër mesazhet më të përhapura muajin e fundit quhet “Mashtrimi i ËhatsApp”, i cili ka marrë emrin e tillë pasi shumicën e rasteve dërgohet në këtë aplikacion.

Numra telefoni të huaj dërgojnë një mesazh në aplikacionin ËhatsApp me tekst në gjuhën angleze, që në gjuhën shqipe ka një kuptim të tillë:
“Urime!!, Numri juaj i telefonit është zgjedhur si fitues i shtatëqind mijë dollarëve të shteteve të bashkuara (700,000.00USD) në programin e donacionit COVID-19 të ËhatsApp 2020. Dërgoni referencën tuaj fituese Nr.ËH/US-6463457 në email: [email protected]ës për më shumë detaje si të tërhiqni fondet tuaja. Kontaktoni [email protected]ës për pyetje të mëtejshme. SHËNONI QË KY ËSHTË NJË TEKST KONFIDENCIAL.”
Në vazhdimësi të komunikimit nëpërmjet postës elektronike (email), organizuesit e këtij mashtrimi do kërkojnë të dhënat e kontaktuesit me qëllim dhënien e këtij çmimi. Të dhënat që do të kërkohen do të kenë të bëjnë me emrin e plotë, vendin, numrin e telefonit të kontaktit, shtetësinë, adresën, moshën, gjininë, statusin civil dhe punësimin. Gjithashtu, adresa e vendosur gjatë këtij komunikimi nga organizuesit e këtij mashtrimi do të jetë adresa zyrtare e Kompanisë “WhatsApp”.

Në vazhdim të komunikimit, organizatorët e mashtrimit përdorin dhe adresa të tjera të postës elektronike si psh: [email protected] dhe [email protected] Më pas dërgohet dhe një certifikatë për fitimin e çmimit ku kërkohet të rritet besueshmëria tek organizatorët e mashtrimit.
Po në vijim të komunikimit nga ana e organizatorëve jepen dhe dy mënyra për transferimin e shumës tek fituesi që janë nëpërmjet kartës ose nëpërmjet transfertës bankare dhe kërkohen përsëri të dhëna të shtetasve, ku tani përfshihen dhe të dhëna bankare. Në përfundim të kësaj skeme mashtrimi, nga ana e organizatorëve kërkohet një shumë e caktuar parash, me qëllim transferimin e shumës së fituar tek fituesi.

LEXO EDHE:  Panariti 4 këshilla për qytetarët/ Çfarë duhet të bëni nëse keni vështirësi në frymëmarrje nga Covid

LEXO EDHE:  Të shqetësuar nga gjendja shëndetësore/ Almeda dhe Efehan i nënshtrohen testit për Covid-19

Organizatori i kësaj skeme mashtrimi, aktualisht është i paidentifikuar, por gjatë kësaj dekade këto lloj mashtrimesh bëjnë pjesë në ato që quhen “Mashtrimet Nigeriane”. Aktualisht, sipas të dhënave që Njësia për Hetimin e Krimeve Kompjuterike disponon, me këtë lloj mashtrimi mund të preken të gjithë shtetasit që përdorin aplikacionin “ËhatsApp”. Qytetarët duhet të bëjnë kujdes përsa i përket fillimit të komunikimit me persona apo adresa të postës elektronike që ofrojnë çmime të fituara për të cilat shtetasit nuk kanë patur dijeni dhe sidomos kur vërejnë të dhëna si:

Ø Mesazhi vjen nga një numër i huaj;
Ø Çmimi i fituar ka të bëjë me një aktivitet të pakryer nga përfituesi i mesazhit;
Ø Vlerat e fituara (sipas mesazhit) janë të konsiderueshme;
Ø Kërkimi i të dhënave personale;
Ø Kërkimi i të dhënave bankare;
Ø Kërkimi i dokumenteve të identifikimit ose dokumenteve të tjera personale, etj;
Policia e Shtetit apelon për këdo që ka rënë pre e këtij mashtrimi apo mashtrimeve të ngjashme, të njoftojnë menjëherë dhe në çdo moment Policinë e Shtetit.

LEXO TE PLOTE

Lajme

Kryemadhi ngriti akuza për abuzime me tenderin/ Fillon ndërtimi i shkollës “Sami Frashëri”

Publikuar

-

Nga

Kryemadhi ngriti akuza për abuzime me tenderin/ Fillon ndërtimi i shkollës "Sami Frashëri"

Ditën e sotme ka filluar ndërtimi i shkollës së “Sami Frashëri”.

Lajmin e ka bërë të ditur kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, i cili ka reaguar edhe për akuzat e kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi.

Kryemadhi ngriti mbrëmë akuza për abuzime me tenderin e shkollës “Sami Frashëri”, ndërsa Veliaj pretendon se kjo nuk është e vërtetë dhe ka ironizuar kryetaren e LSI-së.

Filloi sot shkolla e re “Sami Frashëri” , dy herë më e madhe e moderne, po aty te Rr. Barrikadave! Monika Kryemadhi gënjeu paturpësisht mbrëmë duke e çuar në Paskuqan – nje bashki krejt tjeter! Ca njerëz do mbahen mend për punë konkrete, ca të tjerë do mbeten barcaletë e shëmtuar e këtij qyteti – pa lënë asnjë shenjë!”, shkruan socialisti në rrjetet sociale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE