LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Keni bërë plane për fundjavën?/ Mësoni si do jetë moti

12 Shtator 2020, 06:25, Sociale CNA
Keni bërë plane për fundjavën?/ Mësoni si do jetë

Edhe pse në muajin Shtator vendi ynë edhe për këtë fundjave do të vijojë të ndikohet nga kushtet e qëndrueshme atmosferike, një lajm i mirë ky për adhuruesit e plazhit dhe diellit.

Sipas SHMU, për ditën e Shtunë ashtu dhe të Dielën moti do të jetë i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat kalimtare nga orët e mesditës deri ato të pasdites në relievet kodrinore malore.

Era do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i veriut dhe shpejtësi 1-10m/s (më tepër e ndjeshme përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore), ndërsa temperatuart do të vijojnë të mbeten në vlerat e ditëve të fundit. Vlerat e mëngjesit parashikohen nga 15°C në relievetmalore deri në 22°C në ato të ulta, ndërsa në vlerat e mesditës nga 30°C në relievet malore deri në 38°C në ato të ulta.

Lajmet e fundit nga