LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Hoti 100 ditë si kryeministër/ E kthyem Kosovën në rrugën e integrimit euro-atlantik

12 Shtator 2020, 16:42, Kosova & Bota CNA
Hoti 100 ditë si kryeministër/ E kthyem Kosovën në

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale ku shkruan se në 100 ditët e para të qeverisë që udhëheqë ai, Kosova ka dalë nga izolimi.

Sipas Hotit,  Kosova tashmë është rikthyer në Shtëpinë e Bardhë, në Bruksel dhe në selinë e NATO-s.

?Nuk ka me izolim te Kosoves. Per 100 dite, e kemi kthyer Kosoven aty ku e ka vendin: ne Shtepine e Bardhe, ne kryeqytetin e BE-se ne Bruksel, ne seline e NATO-s, ne Paris dhe se shpejti edhe ne qendrat e tjera.

Pas nje devijimi disa vjeçar, e kemi kthyer Kosoven prape ne rrugen e integrimit euro-atlantik.

E gjithe kjo eshte arritur pa shpenzuar miliona per lobim, por me perkrahjen e miqve, duke i bindur se kjo Qeveri eshte serioze karshi zotimeve te veta, me vendimmarrje bazuar ne ligje dhe kushtetute, e jo interesa parapolitike. Zoti i bekofte miqte tane. Zoti e bekofte Kosoven?, ka shkruar Hoti./CNA.al

Lajmet e fundit nga