Connect with Us

E kryer/ Milot Rashica bëhet me ekip të ri

Sport

E kryer/ Milot Rashica bëhet me ekip të ri

Publikuar

-

Milot Rashica nuk udhëtoi me skuadrën e Werder Bremenit për ndeshjen e vlefshme në Kupën e Gjermanisë dhe arsyeja është e thjeshtë. Ai nuk donte të rrezikonte nga ndonjë dëmtim i mundshëm, pasi pritet të shitet.

Momenti duket se ka ardhur, pasi Gregg Evans, shkruan se sulmuesi i Kosovës pritet të kalojë tek Aston Villa. Bisedimet mes lojtarit shqiptar dhe klubit anglez kanë kohë që kanë nisur, por ende nuk janë konkretizuar.

Rashica nga krahu tjetër po pret me padurim të nisë një tjetër kapitull të rëndësishëm në karrierën e tij. Ai do të largohet nga Bundesliga dhe kalimi në Premier League është një hap më lart, pavarësisht se Aston Villa nuk është ekip që luan në Kupat e Europës

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

VIDEO/ Ibra “show”, Milani i lë “targën” Napolit dhe vazhdon marshimin në krye

Publikuar

-

Nga

Milani mposhti Napolin në “San Paolo” me rezultatin 1-3, duke u rikthyer të rezultatet pozitive pas barazimit në shtëpi ndaj Veronës.

Dopieta e bomberit Zllatan Ibrahimoviç dhe goli në sekondat e fundit nga talenti Hauge, i dhuruan 3 pikë të arta kuqezinjve, që në 8 javët e para të kampionatit kanë arritur të grumbullojnë 20 pikë.

Golin e vetëm për të besuarit e Gatuzos e realizoi Mertens në minutën e 63-të. Vlen të theksohet fakti se vendasit e luajtën për afro 30 minuta me 10 lojtarë, pasi Bakajoko u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë në minutën e 65-të. Në sfidën e radhës kuqezinjtë do të presin Fiorentinës, ndërsa Napoli do të luajë përsëri në shtëpi ndaj Romës.

Lajm i keq për Milanin është fakti se Ibrahimoviç la ndeshjen e dëmtua, teksa u pa në fundin e takimit me këmbën e fashuar.

FT: NAPOLI-MILAN 1-3

Mertens 63′ / Ibrahimoviç 21′ , 55′ , Hauge 90+4′ 

KARTONI I KUQ I BAKAJOKOS: 

GOLI I MERTENS:

GOLI I DYTË I IBRËS:

GOLI I PARË I IBRËS:

 

LEXO TE PLOTE

BundesLiga

VIDEO/ Shakaja në mes të natës, shikoni çfarë iu bën Alphonso Davies shokëve të skuadrës

Publikuar

-

Nga

Shaka të improvizuara dhe pak të çuditshme që shpesh mund të shihen në rrjetet sociale, si ajo që Alphonso Davies u ka bërë shokëve të skuadrës.

Mbrojtësi i Bayern Munich u ka telefonuar në mes t ë natës për t’u thënë se “do t’ju marr mbrapsht”, duke i lënë pa fjalë.

Një   gjetje argëtuese nga ana e yllit të Bayern-it, i cili ka publikuar në Twitter reagimet e lojtarëve dhe miqve të cilët kanë qenë “viktimat” e tij.

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

VIDEO/ Autogol qesharak, Evans ngatërron portën dhe i jep avantazhin Liverpulit

Publikuar

-

Nga

Liverpuli kryeson aktualisht 1-0 në sfidën kundër Leiçesterit në javën e nëntë të kampionatit anglez, por për meritë të mbrojtësit të “Dhelprave” Xhoni Evans.

Ish-futbollisti i Mançester Junajtid shënoi autogol në përpjekje për të larguar topin e ardhur nga goditja e këndit. Edhe pse dukej se e kishte situatën nën kontroll, Evans godet në drejtim të gabuar topin duke e dërguar në rrjetë.

 

 

 

LEXO TE PLOTE