Connect with Us

E arrestuar për korrupsion/ Zbardhet dëshmia si u mbrojt para GJKKO gjyqtarja Margjeka

Kronika

E arrestuar për korrupsion/ Zbardhet dëshmia si u mbrojt para GJKKO gjyqtarja Margjeka

Publikuar

-

Akuzat për korrupsion/ KGJ vendos “fatin” e gjyqtares Margjeka

Është zbardhur dëshmia e gjyqtares Mimoza Margjeka, para trupës gjykuese, të arrestuar pak ditë më parë bashkë me 4 persona të tjerë për korrupsion në Gjykatën e Apelit në Korçë.

Sipas asaj që raporton Ballkan web,mësohet se Margjeka e ka mohuar totalisht që bashkëshorti i saj, Arben Cara, shef departamenti në Universitetin e Durrësit, të ketë luajtur rolin e sekserit për të liruar nga burgu për 6 mijë euro Ortjon Balin.

Gjyqtarja flet për një proces të stisur dhe tregon historinë e njohjes me personin që ka liruar. Ajo thotë se e kanë takuar rastësisht në një hotel në Korçë, ku ishte e detyruar të flinte bashkë me familjen, për shkak se në Gjykatën e Apelit të Korçës, ajo ishte e deleguar.

Dëshmia e plotë

“Në lidhje me këtë ngjarje, emrin e shtetasit që ka qënë në hetim dhe çështjen nuk e kujtoj fare, por del se unë kam qënë anëtare e trupit gjykues dhe është dhënë një vendim me trupin gjykues për garanci pasurore. Doja të sqaroja se Gjykata e Rrethit Korçë për shkak të situatës Covid, për shkak të udhëzimeve të ministrisë dhe situatës në përgjithësi është praktikë që nëse vetë personi kërkon një garanci pasurore dhe garancia është në një masë që gjykata e vlerëson të arsyeshme nuk është i pari vendim, por mund të jenë 10 apo 20 vendime që kalojnë në Gjykatën e Lartë.

Është praktikë që unë nuk e kam bërë, e gjeta aty. Unë jam gjyqtare e Shkallës së Parë e deleguar në Gjykatën e Apelit Korçë. Kam shkuar për shkak të pandemisë deri në muajin korrik për masat e sigurisë.

Praktikat janë të Gjykatës së Apelit, kjo pak a shumë është një praktikë, për mua është vendim i drejtë, dmth për çështjen konkrete. Nuk e mbaj mend fare. Nga vendimi që është dhënë kam qënë unë aty. Unë quhem Gjyqtare e Gjykatës së Shkallës së Parë në Durrës por me skemë delegim shkoj aty.

Shkoj në Gjykatën e Apelit bashkë me vajzën e bashkëkshortit, jashtë cdo mundësie, detyrohet ai të bëjë shoferin.

Bashkëshorti im detyrohet të vijë me mua, flemë në hotel që është në qendër, marrim edhe fëmijën 3-vjeç me ne. Flemë aty, pronari i hotelit na ka mirëpritur, na ka respektuar. Unë s’kam kushte, detyrohem të marr familjen aty që të mos rrimë jashtë. Se jam në atë punë dhe nuk kam siguri.
Klajdi këtë gjë ka bërë i merr numrin e telefonit dhe i thotë na rezervo një dhomë, vetëm njëherë është ulur në tavolinë me ne. Nuk e njoh, se jam e ngarkuar shkoj në mëngjes dhe dal në 6 nga gjykata.

Unë jam super e ngarkuar me gjyqe, cështjen në fjalë nuk e dija që ekzistonte. Më ka thënë relatori për cështjen ti mëso faktet dhe provat. Më pas e kam parë kush është cështja dhe rasti konkret. Është ajo ideja që Shkalla e Parë është pak më e ashpër, ndërsa në rastin konkret vlerëson relatori e vendos ai, ne hedhim firmat.

LEXO EDHE:  Akuza për korrupsion/Krimet e Rënda çojnë në gjyq dosjen për kancelaren e Gjykatës së Apelit Durrës

E dyta, askush, as bashkëshorti im s’ka tagër të më tregojë mua cfarë do bëhet me një të gjykuar. Bashkëshorti im as dorën nuk ua jep personave që kanë gjyq me mua. Në momentin që e di, as dorën nuk ua jep, nëse nuk e di kjo është gjë tjetër. Ai e ka frikë këtë pjesë. Ke gjyq me bashkëshorten time, ai i thotë zotëri mos komuniko me mua. Besoj që ka qenë krejt naivitet aty në ambientin ku rri.

Unë u shqetësova shumë që m’u zgjat mandati në Korcë se jam shumë e ngarkuar, kisha edhe 100 cështje në Durrës. Jam e deleguar në Gjirokastër dhe në Vlorë. Shteti nuk na siguron asgjë, as strehim asgjë, ndaj detyrohet bashkëshorti të kërkojë një vend stabël ku të qëndrojmë. Ne familjarisht jemi në makinë. Kemi frikë të rrimë derë më derë ne rrimë stabël aty tek ai hotel. Vajza ime do të rrijë në atë hotel se ka një vaskë. Korca ime thotë, por Korca na doli problem. Pra ne do mbijetojmë jo të presim këto gjëra.

Klodi a Klajdi si e ka emrin se nuk ma dinte emrin, sic ia mësova unë tani. Ai ka një fëmijë të vogël, ka edhe ai një fëmijë të vogël. Bëjnë ata ca petulla me mjaltë dhe djathë, aty se rrinë fëmijët, për hallin e fëmijës që rrinë aty, kaq e njoh unë. Kaq njoh unë se vajza ime luan me fëmijën e tyre aty te lokali. Këto janë hallet dhe problemet tona. Të thonë që ike e dole, me atë person kjo është imagjinatë. E kanë njerëzit imagjinatë në mendje. Ndoshta janë nisur se këta janë pjesë të hotelit vijnë këtu, pse të mos ia them një gjysmë fjalë. Beni bashkëshorti im duke qënë profesor e ka frikë ligjin, s’besoj se e ka gjetur koifidencën ai me Benin. Nuk e merrte persipër, nuk do guxonte të merrte përsipër një gjë të tillë, të më thoshte mua. Nuk do guxonte.

E thonë avokatët, më cojnë mesazhe. Është pjesa joetike e atij që më thotë, nuk është personi im. Kanë një mendim njerëzit ndërhynë. S’ka asnjë logjikë që unë të ndikoja te gjyqtarët e tjerë, janë korrekt dhe strikt e më kanë respektuar edhe mua. Me ata gjyqtarët aty marrëdhënia ime nuk është konfidente.
Se cfarë ndodhi, nuk e kuptoj. Nuk guxon kush të ma bëjë këtë. Nuk mbaj përgjegjësi për mesazhet që mund të më dërgojë një avokat. Kaq kisha, doja ta vlerësonit vetë. Unë arrest shtëpie që jetoj me një fëmijë 3 vjec, ajo është në kopsht me gjeni një person të na sjellë bukëm të ma cojë në kopsht se nuk do ta mbaj aty të më ikë truri i kokës./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Aksident në Librazhd/ Kamioni përplaset me Golfin dhe përfundon në greminë, plagosen shoferët

Publikuar

-

Nga

Aksident në Librazhd/ Kamioni përplaset me Golfin dhe përfundon në greminë, plagosen shoferët

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Librazhd-Prrenjas.

Mësohet se një makinë tip “Golf” tentoi të parakalonte një kamion dhe u përplas me të.

Nga informacionet paraprake, raportohet se kamioni ka përfunduar në greminë, ndërsa të plagosur kanë mbetur dy drejtuesit e mjeteve.

Të plagosurit janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

LEXO EDHE:  Skandal në Ministrinë e Bujqësisë/ Tenderin e fiton firma që ofroi 300 milionë më shumë

LEXO EDHE:  Paralajmëron Spartak Ngjela/ Çfarë do të ndodhë me Ilir Metën dhe Hashim Thaçin së shpejti

Sakaq, policia ka hapur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Aksident i rëndë në Librazhd/ Kamioni i ngarkuar me granil bie në greminë

Publikuar

-

Nga

Aksident i rëndë në Librazhd/ Kamioni i ngarkuar me granil bie rreth 100 metra në greminë

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Librazhd- Prrenjas.

Mësohet se një kamion që transportonte granil ka dalë nga rruga dhe ka rënë nga një urë duke u rrokullisur rreth 100 metra ne gremine.

Për pasoje drejtuesi i kamionit ka pësuar plage te rënda. Ai është transportuar me urgjence në spital. Deri më tani nuk dihen rrethanat e aksidentit të rëndë.

LEXO EDHE:  A e di Mirush Kabashi që Besian Pesha është një super hajdut?

LEXO EDHE:  Qytetarët i vërsulen keq Ramës/Lufto korrupsionin, na ka pirë gjakun!

Autoritetet ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Vrasja e menaxherit të VIP-ave/ Prokuroria pushon akuzat për tre nga të akuzuarit

Publikuar

-

Nga

Janë pushuar akuzat për tre nga të akuzuarit për vrasjen e Jurgen Kurtit. Prokuroria heq arrestin me burg në mungesë për Klodian Banen. Klodian Bane i nohur si “ Buxhaku” konsiderohej nga policia si ekzekutori.

Janë pushuar akuzat dhe për Alesio Berberin dhe Olsi Qaliajn.

I pandehur në gjykatë ka përfunduar vetëm Elsi Levendi për akuzën e “Mbajtjes pa leje të armëve dhe municioneve” dhe “Vrasjes me paramendim”, pasi gjatë arrestimit të tij policia i ka sekuestruar një pistoletë TT pa leje.

Jurgen Kurti i njohur ndryshe dhe si menaxheri I VIP-ave u vra në 18 mars të vitit 2018 në në rrugën “Zef Jubani” në kryeqytet, poshtë pallatit ku 26-vjeçari jetonte së bashku më nënën e tij./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE