Connect with Us

“Duhet ndryshim”/ Jozefina Topalli kërkon një lëvizje të re

Politikë

“Duhet ndryshim”/ Jozefina Topalli kërkon një lëvizje të re

Publikuar

-

Mesazhi i Jozefina Topallit/ “Bëhu ndryshimi që ti do të shikosh në botë”

Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka kërkuar sot që të formohet një lëvizje të re që të përfaqësojë popullin.

Topalli ka deklaruar se tashmë është mundësia për të filluar një lëvizje për ndryshim. Ajo theksoi gjatë një interviste për RTSH se rotacioni politik nuk do të sjellë ndryshim.

“Shqiptarët duhet ta fillojnë një betejë. Pa këtë betejë, as shpresa nuk gjen mbështetje, as situata nuk ndryshohet. Është rasti për ta menduar seriozisht dhe është mundësia për të filluar një lëvizje për ndryshim sepse unë kam bindjen më të thellë se ratocioni nuk është ndryshimi që kërkojnë shqiptarët”, nënvizoi Topalli.

LEXO EDHE:  Psikologia: Ndryshimi i orës shkakton depresion dhe stres

Ndërkohë, ish-kryeparlamentarja ka shprehur hapur pakënaqësinë nga Republika e Re e Lulzim Bashës, madje e ka akuzuar këtë të fundit se e ka lënë vendin pa opozitë./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Meta zbulon kontratën me PS-në/ Nuk kisha ndërmend të bëhesha politikan

Publikuar

-

Nga

Meta zbulon kontratën me PS-në/ Nuk kisha ndërmend të bëhesha politikan

Presidenti Ilir Meta, ka folur pak më parë për situatën politike në vend dhe përfshirjen e tij në jetën politike.

Meta deklaroi se nuk ka pasur si qëllim që të përfshihej në politikë, por donte që të vazhdonte karrierën e tij si ekonomist.

Kreu i Shtetit rrëfeu në forumin “Biseda për tranzicionin”, nën moderimin e Prof.Asoc.Dr. Belina Budini, se kontrata e tij me PS-në ishte që të shkëputej nga piolitika dhe të vazhdonte shkollën.

Më ’93, ishte populli i Skraparit i vetmi që votoi majtas. Më ndihmoi të bëhem më popullor, dhe më pas me burgosjen e Fatos Nanos, u bëra nënkryetar i PS, kjo më dha më shumë fizibilitet, dhe mundësi për të qenë më aktiv. Ajo që dua të bëj me dije, s’kam pasur ndërmend të bëhem politikan apo President.

Qëllimi im ishte të ecja më tej me formimin si ekonomist, formimin akademik madje edhe një përpjekje pas ’92, kur u bëra dhe deputeti më i ri, bëra përpjekje për t’u larguar. Dhe kjo ishte kontrata ime me PS, pasi nuk pranonte njeri të kandidonte aty. Kisha qëllim të bëja shkollën, por kur hyn në valle s’del dot më. Dhe ja ku jemi”, u shpreh Presidenti./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Covid në shkolla/ Boçi nxjerr mesazhet: Janë shumë mësues dhe fëmijë të infektuar

Publikuar

-

Nga

Covid në shkolla/ Boçi nxjerr mesazhet: Janë shumë mësues dhe fëmijë të infektuar

Ish-deputeti i PD, Luçiano Boçi hodhi poshtë deklaratat e qeverisë dhe Komitetit të Ekspertëve se shkollat nuk janë vatra të nxehta të përhapjes së koronavirusit.

Teksa publikoi mesazhe të dy qytetarëve, Boçi shkruan në rrjetet sociale se ka me qindra fëmijë e mësues të infektuar.

Sipas tij, kryeministri Edi Rama nuk po jep asnjë mbështetje për ta.

“Si tha Rama me ministren e tij fasadë?! “Shkollat janë vendet më të sigurta se çdo vend tjetër nga Covid-19”!!!!? Mashtrim më spektakolar se ky nuk gjen! Mashtrim-20 në analogji me covid-19. Ndërkohē e vërteta është krejt ndryshe. Mësuesit që kanë humbur jetën janë me dhjetra! Mësues të infektuar janë me qindra! Fēmijē tē infektuar janë me mijëra! Dhe asnjë masë financiare të dedikuar ndaj tyre. Shkollat i janë dorëzuar pandemisë, sepse Rama nuk do të harxhojë asnjë qindarkë për kujdesin ndaj nxënësve, ndaj prindërve të tyre e ndaj mësuesve. Mjaftojnë këto dy mesazhe mes qindrave, që ngrejnë alarmin për gjendjen në shkolla dhe hedhin poshtë mashtrimet e Ramës dhe fasadës së tij”, shkruan Boçi. /CNA.al.

 

LEXO EDHE:  Jozefina Topalli: PD larg qëllimit për të cilin u krijua, nuk e njoh më që nga 2013″

LEXO EDHE:  “Basha ka falsifikuar votat”/ Topalli akuza të forta: Oligarkët e kanë blerë me vila

 

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Qeveria merr vendimin për shkollat/ Basha: Rama e ka humbur kontrollin mbi pandeminë

Publikuar

-

Nga

“Rri i qetë! Nuk ja u prish njeri dashurinë”/ Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar ironizon Bashën: Nuk e lëshon Ramën  

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar mbi vendimin e marrës së fundi nga Ministria e Shëndetësisë për shkollat në kushtet e pandemisë.

Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, Basha shkruan se kryeministri Edi Rama e ka humbur kontrollin mbi pandeminë, duke shtuar se qeveria nuk ka asnjë plan konkret për situatën në të cilën ndodhet vendi.

“Dje Rama deklaroi se nuk ka asnjë arsye për të mbyllur shkollat sepse “fëmijët nuk të infektojnë me koronavirus”. Ndërsa sot shpalli mbylljen e pjesshme të shkollave. Rama e ka humbur kontrollin ndaj pandemisë dhe as që ia ka idenë se çfarë duhet bërë. Rama nuk ka asnjë plan. Dhe pa plan, nuk mund ta fitosh luftën kundër pandemisë. Shqipëria ka nevojë për një qeveri që punon dhe merr vendimet e duhura për njerëzit, jo për qeverinë Rama që çfarë thotë sot, nuk thotë nesër”, shkruan Basha./CNA.al.

LEXO TE PLOTE