LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Detaje të reja në lidhje me Lotarinë Amerikane 2020/ Ambasada e SHBA bën njoftimin e rëndësishëm

12 Shtator 2020, 07:26, Aktualitet CNA
Detaje të reja në lidhje me Lotarinë Amerikane 2020/ Ambasada e

Ambasada e Sh.B.A.-së në Tiranë do të rinisë edhe ketë vit procedimin e aplikimeve për Lotarinë Amerikane të hënën, më 14 shtator.

Ambasada  u bën thirrje qyetarëve se Programi i Lotarisë Amerikane 2020 skadon më 30 shtator 2020 dhe shprehen optimist se Departamenti i Shtetit do të lëshojë në kohë vizat për aplikantët e përzgjedhur, deri më 30 shtator.

Ambasada ka bërë të ditur edhe një herë kushtet që quhen për të emigruar për në Amerikë.

Sipas ambasadës, për të aplikuar për një vize imigruese, një qytetar i huaj, duhet të sponsorizohet nga një qytetar amerikan ose të afërm të ngushtë me rezidencë të përhershme ligjore, ose një punëdhënës i ardhshëm amerikan, si dhe të ketë një peticion të miratuar përpara se të aplikojë për vizë emigruese. Më pas sponsori nis procesin duke dorëzuar një peticion në emër të qytetarit të huaj tek Shërbimet për Shtetësinë dhe Imigrimin në Shtetet e Bashkuara (USCIS).

Pasi ndiqen të gjitha hapat dhe USCIS të ketë miratuar peticionin e qytetarit dhe pasi ai të ketë përfunduar fazën përgatitore të procesit do të  udhëzohet për drejtime të mëtejshme.

Lajmet e fundit nga