Connect with Us

“Basha ka tradhtuar kauzën e opozitës”/ Topalli: Tre ortakët i kanë lënë shqiptarët të pashpresë

Politikë

“Basha ka tradhtuar kauzën e opozitës”/ Topalli: Tre ortakët i kanë lënë shqiptarët të pashpresë

Publikuar

-

“Goditja më e madhe që i bëhet demokracisë shqiptare”/ Topalli tregon lojën hileqare të Ramës dhe Bashës

“Lulzim Basha ka tradhtuar kauzën e opozitarizmit”. Kështu deklaroi sot ish-kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, teksa foli për refuzimin e hapur që i bëri Republikës së Re.

PD kërkoi që Topalli të plotësonte formularin dhe të bëhej sërish pjesë e listave, por Topalli thekson se nuk mund të bëhet palë me Bashën, të cilin e quan kryepseudodemokrat.

Ajo i kujton Lulzim Bashës djegien e mandateve dhe braktisjen e shqiptarëve, ndërsa ngriti akuzat se ky i fundit është ortak me kryeministrin Edi Rama dhe presidentin Ilir Meta.

LEXO EDHE:  Lefter Koka e thotë troç/ “Vitin tjetër do votoj për Ramën”

“Në këto kushte unë nuk mund të bëhem palë me një kryepseudodemokrat që ka tradhtuar kauzën e opozitarizmit, ka lënë vendin pa opozitë, ka lënë në mëshirë të fatit miliona shqiptarë. Nuk e ka bërë sepse janë bashkëortarkë. Janë tre ortakë që e kanë bërë jetën e shqiptarëve të pashpresë”, deklaroi ish-kryeparlamentarja në një prononcim për RTSH./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

A do kandidojë për president në 2022?/ Përgjigjet Rama

Publikuar

-

Nga

A do kandidojë për president në 2022?/ Përgjigjet Rama

A keni ndërmend që të kandidoni për President në vitin 2022?

Kjo është pyetja që i është drejtuar pak më parë kryeministrit Edi Rama nga gazetari Robert Rakipllari.

Rama nuk preferoi të përgjigjet për këtë pyetje dhe iu përgjgj gazetarit me të njëjtën mënyrë.

“unë, po pse?”, pyeti Rama duke e lënë gazetarin pa një përgjigje të saktë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Naftëtarët në grevë urie prej 18 ditësh/ Rama kërkesë live: Dilni nga aty, ju kam në fokus

Publikuar

-

Nga

Naftëtarët në grevë urie prej 18 ditësh/ Rama kërkesë live: Dilni nga aty, ju kam në fokus

Kryeministri Edi Rama ka folur mbrëmjen e sotme lidhur me grevën e urisë së naftëtarëve që vazhdon prej 18 ditësh.

Rama tha se është duke u përpjekur që të gjejë një zgjidhje për naftëtarët, të cilët kanë disa paga pa marrë.

Kreu i qeverisë i kërkoi naftëtarëve në emisionin “Opinion” që të shkojnë në shtëpi dhe të mos torturohen më duke mbajtur grevë urie, pasi pretendon se i ka në fokus.

LEXO EDHE:  Ndryshimi i sistemit zgjedhor/ Rama me qëndrim të prerë

LEXO EDHE:  Kapitulluan dhe u arratisën/ Rama nuk i ndahet Opozitës

“Nëse të jap telefonin do gjesh sa komunikime bëj unë për ata. Jemi duke u përpjekur të gjejmë një zgjidhje. Dhe unë i them atyre dilni nga aty se unë i kam në fokus. Mos torturohen. Unë nuk do i harroj, ne jemi në punë për ta”, theksoi Rama./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Berisha dërgon mesazh live në emision dhe i përmend të ëmën/ “Tërbohet” Rama

Publikuar

-

Nga

Berisha dërgon mesazh live në emision dhe i përmend të ëmën/ “Tërbohet” Rama

Ish-kryeministri Sali Berisha ka ndërhyrë në emisionin “Opinion” ku po flet kryeministri Edi Rama për inceneratorët.

Berisha i dërgoi një mesazh gazetarit Blendi Fevziu dhe i përmendi kreut të qeverisë nënën që ndërroi jetë disa muaj më parë.

“Është çmendur fare. Ka marrë fund. Ka filluar të flasë për Anetën si Enveri për anene. Nëse ka kurajo të përballet me kryetarin e opozitës”, thuhej në mesazhin e Berishës, por duket se Rama është prekur shumë.

Duke i dridhur i tëri, kreu i qeverisë shpërtheu ashpër ndaj ish-kryeministrit, të cilin e quajti kokërr mjerimi.

LEXO EDHE:  Kapitulluan dhe u arratisën/ Rama nuk i ndahet Opozitës

LEXO EDHE:  Ekuacionet që duhet të zgjidhë Ilir Meta/Nga posti i presidentit pas hekurave të burgut

“Çfarë t’i them unë tani….çfarë t’i them atij që të shkruan kështu për nënën time të ndjerë dhe ti ma lexon mua këtu… çfarë t’i them… ai është një copë mjerimi…”, deklaroi tejet i irrituar Rama./ CNA.al

LEXO TE PLOTE