Connect with Us

Analistët parashikojnë një natë zgjedhore plot paqartësi dhe dramacitetAnalistët parashikojnë një natë zgjedhore plot paqartësi dhe dramacitet

Bota

Analistët parashikojnë një natë zgjedhore plot paqartësi dhe dramacitetAnalistët parashikojnë një natë zgjedhore plot paqartësi dhe dramacitet

Publikuar

-

Analistët parashikojnë një natë zgjedhore plot paqartësi dhe dramacitetAnalistët parashikojnë një natë zgjedhore plot paqartësi dhe dramacitet

Zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit mund të shoqërohen me pritje dramatike. Shtimi i vëllimit të votave me postë si rezultat i pandemisë, mund të rezultojë në vonesa në shpalljen e rezultatit përtej ditës së zgjedhjeve. Madje analistët parashikojnë se mund të shpallen edhe rezultate paraprake që ndoshta do të rrëzohen me shtimin e votave të numëruara:

Nata e zgjedhjeve do të jetë shumë e ndryshme këtë radhë, mendojnë analistët:

“Ka mundësi që nuk do ta dimë kush i fitoi votimet në natën e zgjedhjeve,” thotë pedagogu i shkencave politike në Universitetin e Floridës, Michael McDonald.

Analisti beson se mund të bëhen parashikime të besueshme atë natë, me kusht që të ketë një diferencë të thellë në rezultate mes dy kandidatëve.

Por parashikimet nuk janë kurrë të garantuara plotësisht. E kaluara ka dhënë shembuj të zhvendosjes së rezultatit brenda natës, siç ndodhi në Arizona dhe Nju Meksiko kohët e fundit, ku fillimisht u mendua se fitoi kandidati republikan, por pas numërimit të të gjitha votave, deklarimi u përmbys dhe u shpall fitues kandidati demokrat.

Shtetet janë detyruar të marrin masa për t’iu përgjigjur pandemisë që ka bërë të nevojshëm shtimin e votimit me postë. Në qytetin Las Cruces të shtetit Nju Meksiko autoritetet thonë se janë gati për realitetin e 2020.

“Kishim shtatë punonjës por nuk mjaftonin. Po ashtu hapja e procesit të votimit shtatë ditë para zgjedhjeve ishte e pamjaftueshme. Ishim me fat sepse bëmë reforma në ligjin tonë zgjedhor në 2019 dhe kemi mundësi t’i kontrollojmë votat në mungesë 14 ditë para ditës së zgjedhjeve. Kjo nuk do të thotë se votat numërohen, por hapen zarfat, nxirret fletëvotimi, krahasohet emri me listën e votuesve, etj. Ky proces kërkon kohë prandaj fillimi i procesit dy javë përpara na ndihmon,” thotë një zyrtare për zgjedhjet në Arizona.

Kapaciteti i zyrtarëve zgjedhorë për të numëruar votat ndryshon nga shteti në shtet, por analisti Michael McDonald shpreson se shtetet e mëdha dhe të lëkundura që kanë peshë të madhe në rezultat, do të arrijnë ta nxjerrin shpejt rezultatin për të ofruar një parashikim të besueshëm për fituesin.

LEXO EDHE:  Zgjedhjet e PD/ Florjan Lila rizgjidhet në krye të njësisë nr 11

“Ka gjasa që zoti Biden ose Presidenti Trump të kenë një epërsi me një diferencë të ndjeshme që e bën të qartë fituesin në një shtet të lëkundur si Florida dhe nëse arrihet kjo do të mund të parashikojmë rezultatin në shkallë kombëtare nëse nga këto shtete dalin pa vonesë parashikime të besueshme,” thotë zoti McDonald.

Në biseda me agjencinë e lajmeve Reuters, zyrtarë të fushatës së zotit Biden janë shprehur se po përgatiten për mundësinë që presidenti të ngrejë pretendime se po vidhen votat kur duket që rezultati ndryshon në favor të rivalit.

Edhe disa republikanë shqetësohen se presidenti mund të shfrytëzojë këtë situatë të pazakontë për të hedhur dyshime mbi rezultatet nëse humbet. Por një zëdhënëse e fushatës së presidentit tha se demokratët po mbjellin panik për të “ushqyer teori konspirative”.

Në disa shtete të lëkundura si Arizona, Florida dhe Karolina e Veriut zyrtarët mund të fillojnë të hapin zarfat dhe madje të numërojnë votat para 3 nëntorit.

Por në shtete të tjera të rëndësishme si Pensilvania, Miçigani dhe Uiskonsini, zyrtarët jo vetëm që nuk lejohen t’i numërojnë, por as nuk mund t’i kontrollojnë zarfat me fletëvotime para ditës së zgjedhjeve./VOA

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Britania e Madhe rikthen karantinën/ Diskutohet mbyllja e kufijve

Publikuar

-

Nga

Britania e Madhe rikthen karantinën/ Diskutohet mbyllja e kufijve

Pas Francës dhe Gjermanisë, edhe Britania e Madhe ka rikthyer karantinën.

Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Boris Johnson, për shkak të rasteve të shumta ditore që janë regjistruar ditëve të fundit.

Vendimi do të hytjë në fuqi ditën e enjte dhe pritet të zgjasë të paktën deri në datën 2 dhjetor. Referuar BB, po diskutohet edhe mbyllja e kufijve.

LEXO EDHE:  A po bashkohet më në fund Evropa?

LEXO EDHE:  Kryemadhi flet e bindur për fitoren/ 85% nuk e votojnë Ramën, 55% votojnë opozitën

Ky vendim erdhi pasi sot Britania e Madhe regjistroi 21,915 raste të reja duke e çuar në total numrin e të prekurve në 1,011,660./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Tërmeti në Turqi/ Autoritetet konfirmojnë dy viktima nga Kosova

Publikuar

-

Nga

Tërmeti në Turqi/ Autoritetet konfirmojnë dy viktima nga Kosova

Mes viktimave nga tërmeti i fuqishëm që goditi Turqinë dhe Greqinë më 30 tetor janë edhe dy qytetar nga Kosova.

Lajmin e ka bërë të ditur Ambasada e Kosovës në Ankara, e cila në një status në rrjetet sociale ka konfirmuar se dy persona nga familja Doğrayan në Izmir kanë vdekur si pasojë e tërmetit.

“Mund të konfirmojmë se deri më tani nuk ka të dhëna për shtetas të Republikës së Kosovës të vdekur”, thuhet në një postim të ambasadës.

Autoritetet turke kanë konfirmuar se të paktën 35 persona kanë vdekur në Izmir, ndërkaq, autoritetet greke kanë thënë se dy persona kanë vdekur në ishullin grek Samos.

LEXO EDHE:  Zgjedhjet e PD/ Florjan Lila rizgjidhet në krye të njësisë nr 11

LEXO EDHE:  Zgjedhjet në Serbi/ Vuçiç shpall fitoren!

Tërmeti, që ndodhi më 30 tetor në detin Egje, ishte 7,0 shkallë të Rihterit, ndërsa ekipet e shpëtimit vijojnë punën për të nxjerrë të mbijetuar të tjerë që gjenden nën rrënoja.

Sipas autoriteteve turke, 180 persona vazhdojnë të jenë të bllokuar nën rrënojat e ndërtesave të shkatërruara./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Shifra alarmante në shtetin fqinj/ Konfirmohen 1,085 të infektuar dhe 12 viktima brenda 24 orëve

Publikuar

-

Nga

Shifra alarmante në shtetin fqinj/ Konfirmohen 1,085 të infektuar dhe 12 viktima brenda 24 orëve

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se brenda 24 orëve janë konfirmuar 1,085  raste të reja me Covid dhe 12 viktima.

Të dhënat i referohen testimit të 3,294 mostrave që po ashtu paraqet numër rekord të të testuarve brenda një dite.

Në mesin e të vdekurve është edhe një person i moshës 27-vjeçare. Institucionet shëndetësore kanë informuar se 27-vjeçari, i cili është dërguar në Klinikën Infektive në Shkup në gjendje të rëndë shëndetësore, nuk ka vuajtur nga sëmundje kronike. Viktimat tjera janë nga tre në Shkup dhe Prilep, dy në Tetovë dhe nga një në Gostivar, Kavadar dhe Manastir.

Sa i përket të infektuarve, në Shkup janë shënuar 447 raste të reja, në Strumicë 80, Tetovë 62, në Prilep 60, ndërsa në 26 qytete tjera numër më i vogël i të infektuarve.

LEXO EDHE:  Zgjedhjet e PD/ Florjan Lila rizgjidhet në krye të njësisë nr 11

LEXO EDHE:  Vetting në media dhe një mbështetje nga Ambasada Amerikane

Në Klinikën Infektive në Shkup janë pranuar 13 pacientë të ri, ndërsa numri i përgjithshëm i të hospitalizuarve ka arritur në 154 persona, prej tyre 117 janë në oksigjeno-terapi. Në spitalet tjera të vendit janë të shtruar rreth 450 persona.

Drejtuesit e Institucioneve shtetërore kanë bërë thirrje për respektimin e masave mbrojtëse, pasi siç ka thënë ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe “spitalet po mbushen me pacientë”. Ai ka paralajmëruar mundësinë e rikthimit spitalit të përgjithshëm të Shkupit në qendër për pacientët me COVID-19 (sëmundjen që e shkakton koronavirusi) nëse mbushen kapacitetet e Klinikës Shtetërore Universitare.

Deri tani me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut janë diagnostikuar 31,572 persona, prej tyre; 994 kanë ndërruar jetë, 20,731 janë shëruar ndërsa 9,847 janë aktivë./CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE