LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ambasadorja e SHBA viziton Rezidencën Mbretërore/ Princ Leka zbulon çfarë u diskutua

12 Shtator 2020, 18:01, Politikë CNA
Ambasadorja e SHBA viziton Rezidencën Mbretërore/ Princ Leka zbulon

Princ Leka Zogu ka pritur sot në një takim ambasadoren e SHBA-së në Shqipëri, Yuri Kim.

Lajmin e bën të ditur në rrjetet sociale vetë Princi Leka. Ai shton se nuk ka hezituar të shprehë mbështetjen e tij, në respektimin e luftës ndaj korrupsionit.

Ata biseduan edhe për politikën dhe zgjedhjet e ardhshme që do të mbahen në 25 prill të vitit 2021.

“Ishte një kënaqësi të mirëprisnim në Rezidencën Mbretërore vizitën e Shkelqesisë së Saj Ambasadores së Shteteve të Bashkuara Yuri Kim.

Përfitova nga rasti të falënderoj Znj Ambasadore për mbështetjen e treguar ndaj Shqipërisë nga Shtetet e Bashkuara, çka pasqyron miqësinë e gjatë midis vendeve tona.

Unë shpreha mbështetjen time absolute në respektimin e luftës ndaj korrupsionit dhe implementimin e një sërë reformash për një standard sa më të mirë.

Biseda ishte shumë e ngrohtë dhe optimiste për të ardhmen e vendit dhe u përqendrua në potencialin njerëzor dhe talentet e shqiptarëve.

Gjithashtu folëm për bukuritë natyrore dhe historinë e pasur të Shqipërisë.

Sigurisht nuk mbetën pa prekur temat e çështjeve aktuale si klima delikate dhe dinamike politike e vendit.

Shqipëria do të zhvillojë zgjedhjet vitin e ardhshëm ndaj stabilitetit dhe paqja janë thelbësore. Procesi demokratik ka një rëndësi të veçantë pasi Shqipëria synon dhe duhet ta shohë të ardhmen brenda Bashkimit Evropian”, shkruan princ Leka Zogu. /CNA.al

 

 

 

Lajmet e fundit nga