LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Akti i Marrjes së Tokës në Pronësi/ Lame apel qytetarëve: Pajisja me tokë nuk është lotari

12 Shtator 2020, 10:02, Politikë CNA
Akti i Marrjes së Tokës në Pronësi/ Lame apel

Kreu i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Artan Lame iu ka bërë apel qytetarëve të përfitojnë nga ligji ?Për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë? për t?u pajisur me Aktin e Marrjes së Tokës në Pronësi (AMTP) deri më 7 nëntor.

Lame u shpreh se që kur ka hyrë ligji në fuqi, pranë Bashkive, vetëm një numër i vogël aplikimesh është bërë nga ana e qytetarëve.

?Nga ana tjetër, kemi shumë ankesa dhe kërkesa nga vetë qytetarët, të cilët na thonë se nuk janë pajisur me tokë. Kjo do të thotë se mbase ka një mungesë informacioni nga qytetarët për mundësinë e ofruar nga qeveria përmes këtij ligji ?, deklaroi Lame.

Lame e përfundoi apelin e tij duke shtuar faktin se pajisja me tokë është një e drejtë e tyre dhe  jo një lotari. Ai shtoi se afakti i fundit është data 9 nëntor, pra qyetarët kanë edhe dy muaj kohë për të bërë aplikimin.

Lajmet e fundit nga