LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Transportonin emigrantë drejt BE-së/ Arrestohet 46-vjeçari

11 Shtator 2020, 12:03, Kronika CNA
Transportonin emigrantë drejt BE-së/ Arrestohet 46-vjeçari

Një 46 vjeçar është arrestuar nga policia për transportimin e 7 emigrantëve të paligjshme.

Ai është banues në Kosovë dhe kundrejt parave bënte të mundur kalimin e tyre drejt vendeve të BE-së.

Policia është në ndjekje të dy personave të tjerë të cilët po transportonin 13 shtetas të tjerë në dy makina të ndara.

25-vjeçari me iniciale A. K. dhe 49-vjeçari me iniciale A. Th., 49 vjeç, të dy banues në Durrës  po udhëtonin në dy mjete të ndara respektivisht, fuoristradë tip “Benz” dhe mjetit furgon tip “Ford Transit”.

Ata nuk i janë bindur thirrjes së policisë për të ndaluar dhe janë larguar me automjete. Më psa në afërsi të fshatit Hudënisht, Pogradec ata lanë automjetet dhe u arratisën me 13 emigrantët.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë dhe Pogradec, për veprime të mëtejshme.

 

Lajmet e fundit nga