LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Takaj i beson njohjes së vjetër, ish-portieri i Skënderbeut rikthehet te skuadra korçare

11 Shtator 2020, 16:45, Sport CNA
Takaj i beson njohjes së vjetër, ish-portieri i Skënderbeut

Plotësohet pankina e Skënderbeut. Julian Ahmataj do të ketë në krahë dy korçarë. Fillimisht nuk ishte e qartë se cilët do të ishin pjesëtaret e stafit teknik, por gjithçka është zgjidhur me njohje të vjetra.

Nëse Gentian Liçi është emëruar me kohë si zv.trajner, tashmë klubi ka gjetur edhe pasuesin e Ilir Bozhiqit. Ai kishte lënë një gropë të madhe në këtë drejtim, por që Ardjan Takaj nxitoi ta mbushte me një njohje të vjetër si trajner portierësh.

Erion Llapanji është bashkuar prej ditësh me ekipin dhe duket si zgjedhja më e mirë për korçarët. Kjo edhe për faktin se ai ka punuar për një kohë të gjatë me Bozhiqin dhe pak a shumë ka fituar përvojë në këtë drejtim. Për më tepër që prej një viti mbante pozicionin e përgatitësit të portierëve tek U-19 e Jani Kaçit.

Lajmet e fundit nga