Connect with Us

Surprizat e motit/ Ja sa do të arrijnë sot temperaturat

Sociale

Surprizat e motit/ Ja sa do të arrijnë sot temperaturat

Publikuar

-

Surprizat e motit/ Ja sa do të arrijnë sot temperaturat

Edhe dita e sotme do të vijojë me kushte atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet kryesisht i kthjellët e vranësira kalimtare në orët e mesditës. Era nga Veriperëndimi-Verilindja 1-10m/s.

Temperaturat parashikohen në:
Zonat malore 15°C deri në 32°C
Zonat e ulëta 16°C deri në 36°C
Zonat bregdetare 17°C deri në 34°C

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

‘Ishim të shokuar dhe na u mbushën sytë me lot’/ Konsulli shqiptar në Liban tregon detajet e shpëtimit të fëmijëve nga Al-Holi

Publikuar

-

Nga

‘Ishim të shokuar dhe na u mbushën sytë me lot’/ Konsulli shqiptar në Liban tregon detajet e shpëtimit të fëmijëve nga Al-Holi

“Atë që pamë atje nuk mendoj se do të dëshironte ta shihte dikush ndonjëherë në jetë. Ishte shokimi më i madh i jetës sonë, flas për veten, dy oficerët shqiptarë që më shoqëruan dhe kapitenin vendas – ne ishim të shokuar, na u mbushën sytë me lot dhe mbase kjo na dha forcë që të vazhdonim operacionin dhe të ndihmonim shqiptarët të kthehen. Situata atje është dramatike,” me këto fjalë e komentoi konsulli i nderit të Shqipërisë në Liban, z. Marc Ghorayeb operacionin e shpëtimit të pesë shqiptarëve nga kampi i ferrit Al-Hol në Siri.

Në një intervistë me gazetaren Ilva Tare për Euronews Albania, Ghorayeb tha se pas shpëtimit të Alvin Berishës, prej një viti filloi një punë intensive me porosi të kryeministrit Rama, për të mundësuar kthimin në atdhe të pjesës tjetër të fëmijëve të mbetur në zonat e luftës në Lindjen e Mesme.

Konsulli me origjinë shqiptare u shpreh se pandemia ngadalësoi procesin e kthimit të pjesës së parë, që mund të kishte ndodhur që në shkurt ndërsa theksoi se operacioni vazhdon.

“Urdhri u dha nga Ministria e Jashme dhe kryeministri Rama, si dhe nga Ministria e Brendshme, ministri Sandër Lleshaj. Të vetmit të përfshirë në këtë çështje janë Rama, Lleshaj, Ghorayeb, Gledis Nano dhe Endrit Doda,” shtoi konsulli duke e vënë theksin dhe tek vështirësitë e rreziqet e operacionit.

LEXO EDHE:  Ndryshon moti/ Temperaturat pësojnë rritje

LEXO EDHE:  Surprizat e motit/ Mësoni cfarë pritet për orët në vijim

“Para një muaji e gjysmë filluam punën në terren, telefonova ministrin Lleshaj dhe i thashë të vinte në Liban të hënën dhe ai erdhi. Ishte shumë e vështirë të merrnim vizat për dy oficerë policie, por ia dolëm me ndihmën e “engjëllit tonë mbrojtës”, gjenerali Abbas Ibrahim, i cili gjithashtu e do Shqipërinë,” tha Ghorayeb.

Katër të mitur dhe një grua u shpëtuan këtë javë nga faza e parë e operacionit të kthimit në Shqipëri nga kampet e Lindjes së Mesme.

A ka shpresë për shqiptarët e tjerë të mbetur atje? – pyeti gazetarja Tare konsullin e Shqipërisë në Liban. Z. Ghorayeb u përgjigj se misioni vazhdon, por kjo nuk do të ndodhë përmes grumbullimit të personave të mbetur atje, dhe tha se ata do të evakuohen me faza, duke siguruar shëndetin e tyre.

Konsulli nuk dha detaje për të gjitha palët e përfshira në operacion për të siguruar vazhdimësinë e tij.

I pyetur lidhur me shpërblime të mundshme ofruar palëve për lirimin e shqiptarëve të mbetur atje, Z. Ghorayeb refuzoi të ishte paguar ndonjë shumë, duke cilësuar se ishte një çështje humanitare./euronews

LEXO TE PLOTE

Sociale

Situatë alarmante në 24 orë/ Gjashtë viktima dhe mbi 300 të infektuar me Covid

Publikuar

-

Nga

Situatë alarmante në 24 orë/ Gjashtë viktima dhe mbi 300 të infektuar më Covid

Vijon të mbetet shqetësuese situata e Covid në vendin tonë.

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 311 raste të reja. Gjithashtu bëhet me dije se gjashtë persona kanë humbur jetën si pasojë e Covid.

Përditësimi i situatës së #COVID19 për 24 orët e fundit në Shqipëri:
311 të prekur
85 të shëruar
6 humbje jete
289 të shtruar në spitalet COVID

LEXO TE PLOTE

Sociale

Tragjedi brenda familjes në Prrenjas/ Pak orë pas mësueses, humb jetën nga Covid edhe vëllai

Publikuar

-

Nga

Tragjedi brenda familjes në Prrenjas/ Pak orë pas mëueses, humb jetën nga Covid edhe vëllai

Një tragjedi brenda familjes në Përrenjas ka ndodhur për shkak të koronavirusit pasi motër e vëlla, kanë humbur betejën me sëmundjen brenda pak orësh.

Fillimisht u raportua për humbjen e mësueses së muzikës, Irena Bajlozi, por pak orë më vonë, virus i mori jetën edhe vëllait të saj Agron Bajlozi. Të dy ishin infektuar prej 2 javësh dhe përfunduan në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Për humbjen e tyre ka reaguar zyrtarisht edhe Bashkia e Prrenjasit me anë të një shkrimi në Facebook që ia dedikon artistes Irena, të cilën e cilëson si ikon të artit dhe muzikës që punoi plot pasion, përkushtim e profesionalizëm.

LEXO EDHE:  Kapriçot e motit/ Çfarë pritet për orët në vijim

LEXO EDHE:  Kapriçot e motit/ Çfarë pritet për orët në vijim

“Qyteti i Prrenjasit është zgjuar sot nga një lajm i trishtë, ndarja e parakohshme e mësueses artiste Irena Bajlozi. Një mësuese model që gjithë jetën e saj ia kushtoi artit, muzikës duke mësuar breza të tërë.
Irena mbetet ikona e artit dhe e muzikës në e qytetin Prrenjas që punoi me pasion, përkushtim dhe profesionalizëm çdo aktivitet artistik, kulturor mban emrin e saj.
Kontributi dhe jeta e saj artistike do të jetojë gjatë mes miqsh, kolegësh, të afërm, nxënës në secilin prej nesh. U prefsh në paqe mësuese Irena Bajlozi, ngushëllime familjarëve!”, shkruan Bashkia./CNA.al

LEXO TE PLOTE