LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Skënderbeu mbush arkat, shet Pëllumbin dhe Elezin në Kroaci

11 Shtator 2020, 13:50, Sport CNA
Skënderbeu mbush arkat, shet Pëllumbin dhe Elezin në Kroaci

Skënderbeu ka mbyllur një marrëveshje me shumë përfitim në ditën e sotme teksa dy futbollistë të skuadrës korçare u transferuan në Kroaci

Bëhet fjalë për dyshen, Jorgo Pëllumbi dhe Agon Elezi, të cilët do të vazhdojnë karrierën me klubin e elitës kroate, Varazdin.

Ndërkohë, VipSport ka mësuar edhe detajet e tratativës.

Kështu, bardhekuqtë do të përfitojnë 100.000 euro për secilin futbollist, ndërsa në rast se dy futbollistët shiten në të ardhmen, atëherë klubi i Skënderbeut do të përfitoj sërish duke qenë se ka ruajtur 35% të kartonit.

Ky është një hap shumë i mirë në karrierë për dy talentet shqiptarë, ndërsa tashmë Kroacia është kthyer në një destinacion shumë të preferuar për lojtarët e Superiores.

Kkujtojmë se përveç Pëllumbit dhe Elezit të sapotransferuar, atje janë zhvendosur këtë verë edhe Kallaku me Albi Dokën.

Lajmet e fundit nga