LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shkatërrohen 4 grupe shqiptare/ Trafikonin kokainë nga Shqipëria në Parma

11 Shtator 2020, 09:44, Kronika CNA
Shkatërrohen 4 grupe shqiptare/ Trafikonin kokainë nga Shqipëria

Policia italiane ka arrestuar katër grupe kriminale shqiptare, të cilët kryenin trafik kokaine dhe marijuane nga Shqipëria drejt Parmës.

Ky lajm është bërë i ditur nga mediat italiane, sipas të cilave policia ka shkatërruar këtë grup kriminal që sillte sasi të medha droge në Itali dhe Panama.

Substancat narkotike përveç Parmës mbërrinin gjithashtu në sheshet e tregut të Arezzos. Karabinierët po ekzekutojnë prej orëve të para të kësaj të premteje 13 urdhër-arreste.

Në bazë të hetimeve u identifikuan disa dhjetëra përdorues të drogës, në shumicën dërrmuese të rasteve të kokainës. Kjo gjë solli bllokimin e shitjes së një sasie droge me vlerë  200,000 euro në treg.

 

Lajmet e fundit nga