Bota
Rritja e rasteve me Covid/ Austria shtrëngon masat: Prej 14 shtatorit rregulla të reja!

Austria ka ashpërsuar masat ndaj pandemisë, pas rritjes së numrit të të infektuarve me koronavirusin e ri që e shkakton sëmundjen COVID-19.
Kancelari austriak, Sebastian Kurz, tha se duke nisur nga data 14 shtator, mbajtja e maskave do të jetë e detyrueshme në të gjitha dyqanet dhe ndërtesat publike. Sipas rregullave të reja, maskat e fytyrës do të jenë të detyrueshme në korridoret e shkollës, por jo në klasa.
Mbajtja e maskave deri tani ka qenë e detyrueshme në transportin publik dhe në dyqanet “thelbësore”, të tilla si supermarketet dhe zyra postare. Kurz gjithashtu njoftoi rregulla të reja për tubimet publike. Ngjarjet pa ulëse të caktuara, përfshirë tubimet private, tani do të kufizohen në 50 persona brenda dhe 100 jashtë. Për organizimet me spektatorë do të lejohet tubimi i 1.500 personave brenda dhe 3.000 jashtë.
“Situata po bëhet sërish serioze. Shifrat kanë vazhduar të rriten javët e fundit”, tha kancelari Kurz, në një konference për media./CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

Ndragheta/ Mafia që emrin e mori nga greqishtja e që ka xhiron vjetore 55 miliardë euro
Ndragheta është prej dy javësh tashmë thelbi i debatit publik që ka shpërthyer në vend, pas përgjimeve të publikuara të disa anëtarëve të saj që...

Zgjedhjet në Kosovë/ Merret vendimi për Albin Kurtin
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa la jashtë zgjedhjeve Albin Kurtin dhe 4 kandidatët e tjerë të LVV Albulena Haxhiu, Liburn Aliu, Bajram Mavriqi dhe...