LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rradha e gjatë në Kapshticë/ Shumë emigrantë kthehen mbapsht nga pala greke

11 Shtator 2020, 07:33, Aktualitet CNA
Rradha e gjatë në Kapshticë/ Shumë emigrantë kthehen

Emigrantët shqiptar akoma janë duke pritur në radhë për të kaluar kufirin në pikën kufitare të Kapshticës dhe mësohet se kuota prej 300 personash nuk është plotësuar akoma.

Kalimi në kufi ka nisur nga pala greke në orën 06:00, ndërsa të parët që kanë hyrë kanë qenë ata emigrantët që kanë mbetur të bllokuar nga një ditë më parë. Ata kanë kaluar natën në radhë  dhe kalimi i tyre është bërë i mundur vetëm mëngjesin e sotëm pas orës 06:00.

Pala greke ka kthyer shumë emigrantë pasi leja e udhëtimit të tyre e kanë fotokopje dhe jo me bar kod nga agjencitë./CNA.al

Lajmet e fundit nga