LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Raporti i DASH për Shqipërinë/ Ish-ministri socialist “shuplakë” Ramës: Ja kush është dobësia më e madhe e qeverisë

11 Shtator 2020, 07:08, Politikë CNA
Raporti i DASH për Shqipërinë/ Ish-ministri socialist

Ish-ministri i Financave në kohën e PS, Arben Malaj komentoi raportin e DASH i cili e konsideron Shqipërinë vendin më të korruptuar në rajon.

Po ashtu sipas raportit të DASH Shqipëria është cilësuar si një nga vendet e vështira për të bërë biznes.

I ftuar në ABC-ja e mëngjesit, Malaj theksoi se qeveria nuk ka reaguar për këtë situatë duke e vlerësuar si një qëndrim jonormal, ndërsa shtoi se humbja e kredibilitetit është një nga dobësitë më të mëdha të qeverisë së kryeministrit Rama.

?Mbetet shqetësues qëndrimi i kryeministrit dhe ndërsa shprehet se ndjehet i lodhur nga donatorët. Kryeministri është lodhur sepse donatorët në momentin që duan të japin para, bëhen pjesë e procesit përzgjedhës. Është e pashpjegueshme që Shqipëria nuk ka përfituar asnjë mundësi nga projektet që vijnë nga Konferenca e Berlinit. Ekonomia nuk rritet me shpenzimet që bëjmë, por kërkon më shumë investim. Kërkon që individët të mos jenë gjithmonë të pasigurte. Unë mendoj se qeveria Rama është në një dështim të suksesshëm dhe me disa politika të paarsyeshme?, tha Malaj./ CNA.al

Lajmet e fundit nga