Connect with Us

Raporti i BE/ Masat që u morrën nga vendet anëtare për krizën e Covid-19

Ekonomi

Raporti i BE/ Masat që u morrën nga vendet anëtare për krizën e Covid-19

Publikuar

-

Raporti i publikuar nga Bashkimi Europian, Eurofound (2020), “Covid-19: Përgjigjet e politikave në të gjithë Europën” përmbledh masat e marra nga vendet anëtare të BE-së për krizën e krijuar nga pandemia.

Dokumenti analitik nënvizon se në përgjigje të situatës nga Covid-19 rreth një e dhjeta e iniciativave dhe politikave të zbatuara nga vendet e BE-së ishin për të siguruar vazhdimësinë e aktivitetit të biznesit dhe marrjen e shërbimeve kryesore (11%), si dhe parandalimin e vështirësive sociale (9%). Pjesa më e madhe e këtyre iniciativave që synonin mbajtjen në këmbë të sipërmarrjes u zbatuan nëpërmjet dhënies të pagesave në formën e grandeve të pakthyeshme, kryesisht për të vetëpunësuarit dhe bizneset e vogla.

Dhënia e pagesës në formën e grandit ishte për t’u mundësuar vazhdimin e pagesave të kostove operative, si për qira, shërbime komunale, etj. Pas këtyre iniciativave, u zbatuan nismat e dhënies të ndihmës financiare, si: kredi për biznesin me norma të ulëta interesi përmes garancive bankare të mbështetura nga shteti, shtyrjen e pagesave për kontributet e sigurimeve shoqërore, taksat dhe pagesat e huasë.

Në mbrojtje të punësimit, vendet e Bashkimit Europian përqendruan 70% të masave mbrojtëse për angazhimin në punë me orar të shkurtuar. Një tipar tjetër domethënës i përgjigjes së politikave ndaj Covid-19 ka qenë shtrirja e masave në mbrojte të ardhurave për grupe që nuk janë mbuluar më parë ose janë mbuluar vetëm pjesërisht, siç janë të vetëpunësuarit, punëtorët me kontratë me orar të pjesshëm dhe punonjësit që ishin të detyruar të karantinoheshin.

“Pavarësisht miratimit të gjerë të masave të mbrojtjes së të ardhurave, shumë individë dhe familje pësuan ulje dramatike të tyre dhe në përpjekje për ta trajtuar këtë situatë, u prezantuan masa për shtyrjen e pagesave të qirave dhe kredive. Shpejtësia dhe natyra dramatike e fillimit të krizës nënkuptonte që iniciativat për të mbrojtur ose shtyrë pagesat e qirasë ose kredisë për shembull, janë bërë një rrugë shpëtimi për shumë familje, të ardhurat e të cilave ranë në mënyrë dramatike brenda ditës”, citohet në raport.

Një sondazh i zhvilluar në fillim të muajit prill nga Eurofound evidentoi situatën e zymtë të krijuar nga Covid-19. Nga rezultatet e sondazhit 38% e të anketuarve raportuan se gjendja e tyre financiare ishte përkeqësuar dhe 47% e tyre raportuan vështirësi në pagesa (një shifër që rritet deri në 87% duke përfshirë edhe të papunët).

Midis tyre, afër 30% e individëve kishin krijuar detyrimi të prapambetura nga faturat, 22% kishin detyrime të prapambetura nga qiratë dhe kredia, ndërsa një e pesta e të anketuarave kishin frikë për akomodimin për shkak të borxheve nga qiraja, edhe pse shumë masa u adresuan ndaj të pastrehëve dhe punonjësve me paga të ulëta.

LEXO EDHE:  Negociatat me BE/ Ruçi sqaron vendimin e marrë për Shqipërinë

Një e katërta e politikave me masa për shtyrjen e qirasë dhe kredive, u përqendruan edhe të sektorët më të prekur të ekonomisë, si: turizmi, transporti, artet dhe argëtimi. Nisma të tilla synonin rritjen e likuiditetit të bizneseve dhe të fuqisë punëtore në mënyrë specifike për sektorin e shëndetësisë, ku kërkesa për këto shërbime u rrit ndjeshëm.

“Masat e mbështetjes e marrë nga shtetet anëtare synonin minimizimin e ndikimit të pandemisë te bizneset, të punësuarit dhe qytetarët. Nga vendet e BE-së, përveç masave për të mbështetur sistemet kombëtare të kujdesit shëndetësor dhe krijimin e programeve të koordinuara të kërkimit që kërkojnë trajtime efektive për Covid-19 dhe nxitjen e bashkëpunimit për zhvillimin e një vaksine, një paketë masash është miratuar në mbrojtje të vendeve të punës dhe bizneseve. Ato përfshinë lehtësimin e rregullave për përfitim të ndihmës shtetërore të BE-së dhe lejimin e fleksibilitetit në zbatimin e ligjeve fiskale nga qeveritë, me qëllim sigurimin e likuiditetit bizneset dhe ruajtjen e vendeve të punës.”

Për të zbutur pasojat e krizës nga Bashkimi Europian në fillim të prillit 2020 u miratua paketa e shpëtimit me vlerë 540 miliardë euro. Kjo paketë përfshinte edhe një Fond Garancie pan-europian të krijuar nga Banka Europiane e Investimeve, me vlerë 200 miliardë euro për financimin e kompanive të vogla dhe të mesme dhe krijimin e një fondi të ri deri në 100 miliardë euro për të mbështetur shtetet anëtare që zbatojnë skema për të punuar me orar të shkurtuar në përpjekje për të mbrojtur vendet e punës.

Për të zbutur rreziqet e papunësisë, në rast urgjence, më 19 maj u miratua një tjetër masë, e njohur si mbështetje “e sigurt” për financimin me hua me kushte të favorshme për vendet e BE-së që po përballen me një rritje “të papritur dhe të ashpër” të shpenzimeve për skema të tilla.

Gjithashtu u miratuan masa specifike në mbështetje të sektorëve të caktuar, siç ishte turizmi që u godit më tepër nga pandemia. Më 27 maj 2020, Presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen njoftoi planet për të marrë hua 750 miliardë euro për të mbështetur përpjekjet e rimëkëmbjes në BE./Monitor

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekonomi

Banka e Shqipërisë thirrje qeverisë/ Nëse kriza thellohet, të mos ngarkojë kosto të tjera mbi bankat

Publikuar

-

Nga

Politika nuk duhet të transferojë kosto të mundshme të krizës ekonomike në bilancet e sektorit bankar. Zëvendësguvernatorja e parë, Luljeta Minxhozi, tha sot në konferecnën virtuale vjetore të bankës së Shqipërisë, se bankat po mbajnë peshën e duhur të barrës së krizës dhe ato do të mund të absorbojnë një pjesë të madhe të kostove shtesë financiare në rast goditjesh të mëtejshme.

“Megjithatë, politikat financiare dhe makroprudenciale duhet të shmangin tundimin për të zhvendosur një pjesë gjithnjë në rritje të kostos në bilancet e bankave. Stabiliteti financiar dhe një sektor bankar i qëndrueshëm janë parësorë për një rritje ekonomike afatgjatë,” tha zj.Minxhozi.

Deklaratat e saj lënë të kuptohet se, në rast të kufizimeve të reja të lidhura me pandeminë, nuk duhet kërkuar sërish nga bankat dhe institucionet financiare një moratorium i detyrueshëm i pagesave të kredive, i ngjashëm me atë që u miratua në muajin mars. Sipas saj, sistemi financiar mbetet solid, me luhatje të ulëta në tregjet financiare, norma të ulëta interesi të kredidhënies, kurs këmbimi valutor të qëndrueshëm, si dhe një sektor bankar likuid dhe të mirëkapitalizuar.

Banka e Shqipërisë beson se qëndrimi i përgjithshëm i politikës monetare duhet të mbetet lehtësues gjatë periudhës së ardhshme të parashikueshme, duke lënë të kuptohet se nuk do të ketë rritja të normave të intetresit, derisa të ketë prova të mjaftueshme të rimëkëmbjes së ekonomisë.

“Çdo normalizim i politikës duhet të jetë i koordinuar dhe i bazuar në të dhëna. Një normalizim i koordinuar do të thotë një kombinim ideal, së pari, i qëndrimit të politikës makroprudenciale, i ndjekur më pas nga politika fiskale dhe ajo monetare. Politikëbërësit kanë nevojë të shohin evidenca të dukshme të një rigjallërimi të qëndrueshëm, para se të ndërmarrin masa të shtrëngimit të politikës. Për shkak të rigjallërimit të brishtë, politikëbërësit do të ishte e këshillueshme të anonin nga ana e kujdesit,” tha zj.Minxhozi.

Ndërkohë, ajo përsëriti gatishmërinë për stimuj të mëtejshëm monetarë, duke përshirë edhe përdorimin e politkave jokonvencionale, por theksoi se bankat qendrore të ekonomive në zhvillim duhet të tregohen të kujdesshme në marrjen përsipër të rreziqeve të reja

“Tregjet financiare likuide nuk janë kura për krizën, por mbeten parakusht i nevojshëm për çdo zgjidhje. Bankat qendrore të ekonomive në zhvillim – përfshirë Shqipërinë – gjithashtu po studiojnë mundësinë e përdorimit të instrumenteve jokonvencionale.  Megjithatë, kjo nuk është pa rreziqe dhe nuk mund të zbatohet me lehtësi në ekonomitë në zhvillim. Mendojmë se bankat qendrore të vendeve në zhvillim duhet të shmangin rritjen e profilit të rrezikut të bilanceve të tyre dhe duhet të përpiqen të ruajnë besueshmërinë e kuadrit të politikës dhe të atij të pavarësisë së tyre,” tha ajo

LEXO EDHE:  Franca refuzon zgjerimin e BE-së në Ballkan, pasi kjo forcon shumë Gjermanisë

LEXO EDHE:  “Koha të hapen negociatat”/ BE mesazh të fortë qeverisë dhe opozitës

Sipas saj, politika fiskale duhet të ofrojë mbështetje shtesë, në varësi të hapësirës fiskale ekzistuese. Deri më tani, sektori publik në ekonomitë e zhvilluara ka nivel të ulët të kufizimeve financuese, pjesërisht falë injektimeve masive të likuiditetit nga bankat qendrore. Por, Banka e Shqipërisë gjykon se autoritetet fiskale të ekonomive të tregjeve në zhvillim duhet të jenë të kujdesshme lidhur me nevojën për të ruajtur besueshmërinë e tregjeve në qëndrueshmërinë e financave të tyre

Lidhur me efektet e pritshme të pandemisë në ekonomi, Banka e Shqipërisë vlerëson se ajo mund të sjellë rritje të pabarazisë, si brenda ekonomive ashtu edhe ndërmjet ekonomive të ndryshme.

“Një pasojë ekonomike e kësaj pandemie është se ajo mund të ngadalësojë procesin e përshpejtimit të ekonomive në zhvillim në krahasim me ato të zhvilluara. Një tjetër mund të jetë pabarazia brenda një ekonomie, meqenëse papunësia godet më shumë popullsinë në moshë të re dhe atë me nivel arsimor më të ulët. Mënyra si këto divergjenca mund t’i japin formë politikave të ardhshme sociale dhe ekonomike, të cilat kanë për qëllim t’i trajtojnë këto dallime, mbetet për t’u parë,” tha zj.Minxhozi.

Banka e Shqipërisë vevidenton gjithashtu tendencën e kalimit drejt bizneseve dhe financave digjitale. Ndërsa teknologjia financiare, e njohur si FinTech, ka qenë në rritje para kësaj pandemie, mbyllja totale dhe ndërveprimi social i kufizuar kanë nxitur më tej rritjen e këtij sektori, i cili mund të ndryshojë tablonë e industrisë financiare në të ardhmen./ Monitor

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

Arben Malaj zbulon 5 pengesat kryesore të ekonomisë për 2021

Publikuar

-

Nga

Arben Malaj zbulon 5 pengesat kryesore të ekonomisë për 2021

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj duke komentuar projektbuxhetin e vitit 2021 shprehet se viti i ardhshëm ekonomik do të ketë pesë pengesa të mëdha.

Performanca e ekonomisë për 2020, tha ai është dëmtuar nga tërmeti dhe pandemia por dhe nga mungesa e ndërhyrjes së qeverisë me politika për të nxitur rritjen ekonomike.

“Ka 5 pengesa kryesore ekonomia jonë për 2021. E para donatorët i kanë ngrirë fondet dhe presin që t’i kenë në dispozicion për qeverinë e re. Bie besimi i investitorit dhe konsumatorit vendas. E treta pasiguria e investitorit të huaj. Administratë fillon dhe ka performancë më të ulët pasi fillon dhe hedh shikimin nga mazhoranca dhe e pesta ata që vjedhin nxitojnë të vjedhin sa më shumë”, deklaroi ish-ministri i Financave.

Z. Malaj vuri theksin tek mungesa e paketave të ndihmave, duke thënë se ka pasur paketat më të ulta në rajon. Nga ana tjetër tha se qeveria ka treguar paaftësi për të thithur fondet për rindërtimin.

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj duke komentuar projektbuxhetin e vitit 2021 shprehet se viti i ardhshëm ekonomik do të ketë pesë pengesa të mëdha.

Performanca e ekonomisë për 2020, tha ai është dëmtuar nga tërmeti dhe pandemia por dhe nga mungesa e ndërhyrjes së qeverisë me politika për të nxitur rritjen ekonomike.

“Ka 5 pengesa kryesore ekonomia jonë për 2021. E para donatorët i kanë ngrirë fondet dhe presin që t’i kenë në dispozicion për qeverinë e re. Bie besimi i investitorit dhe konsumatorit vendas. E treta pasiguria e investitorit të huaj. Administratë fillon dhe ka performancë më të ulët pasi fillon dhe hedh shikimin nga mazhoranca dhe e pesta ata që vjedhin nxitojnë të vjedhin sa më shumë”, deklaroi ish-ministri i Financave.

LEXO EDHE:  Ministri Dervishaj në Forumin Ekonomik të Vjenës/ Më shumë vëmendje për transportin dhe industrinë detare

LEXO EDHE:  “Koha të hapen negociatat”/ BE mesazh të fortë qeverisë dhe opozitës

Z. Malaj vuri theksin tek mungesa e paketave të ndihmave, duke thënë se ka pasur paketat më të ulta në rajon. Nga ana tjetër tha se qeveria ka treguar paaftësi për të thithur fondet për rindërtimin.

“Aftësia absorbuese është gati zero”, tha ai duke shtuar se, e cilëson lajm pozitiv përfundimin e tenderit për ndërtimin e hekurudhës Tiranë-Durrës, që 40% e projektit do të financohet me grant nga BERZH.

Për fondet e akorduar për bujqësisë që konsiderohet një prej degëve më të rëndësishme për zhvillimin e ekonomisë, z. Malaj tha se mungon vizioni.

“Nuk zgjidhet problemi i bujqësisë nëse rritet apo jo buxheti, duhet vizion. Pas 8 vjetësh që nuk e ka hequr akcizën, tani e premton për 8 minuta gjashtë muaj para zgjedhjeve”, tha ai.

Nga ana tjetër, z. Malaj tha se fokusimi i fondeve tek infrastruktura është me shumë risk për shkak të korrupsionit.

“Spanja, Portugalia dhe Greqia e kanë infrastrukturën deri në shtëpinë më të largët por vuajnë sot”, solli ai si krahasim./euronews

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

Anulohen në prag zgjedhjesh tenderët për rrugët/ Pezullohen mbikalimi tek TEG dhe lidhja e Milot-Morinë me Aeroportin e Kukësit

Publikuar

-

Nga

Anulohen në prag zgjedhjesh tenderët për rrugët/ Pezullohen mbikalimi tek TEG dhe lidhja e Milot-Morinë me Aeroportin e Kukësit

Një valë prokurimesh për ndërtim rrugësh të reja u hap në mes të tetorit nga Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH).

Janë projekte me fonde limit qindra milionë lekë apo edhe mbi 1 miliard por që duket nuk do arrijnë të finalizohen. ARRSH me nxitimin që pati për t’i shpallur ka pezulluar disa prej tyre, pa dhënë arsye publike.

Referuar të dhënave të sistemin e Agjencisë së Prokurimit Publik e para procedurë e pezulluar është ajo për “Ndërtim Rruga mbikalimi TEG dhe rrugët lidhëse të tij”, me një fond limit rreth 1.5 miliardë lekë ndërkohë që është pezulluar edhe procedura tjetër e lidhur me këtë tender që është ajo e mbikëqyrjes. Me një fond limit 11.6 milionë lekë procedura me objekt “Supervizion punimesh, Ndërtim rruga mbikalimi Teg dhe rrugët lidhëse te tij” e çelur në 15 tetor është pezulluar.

E pezulluar rezulton edhe procedura tjetër e çelur në datë 15 tetor dhe që ka në objekt “Ndërtim i rrugës. lidhja e Autostradës Milot – Morine me Aeroportin e Kukësit” me një fond limit rreth 600 milionë lekë.

Në listën e tenderave të pezulluar është edhe ajo me objekt “Supervizion Punimesh Ndërtim rruga Korçë- Ersekë, Loti 2 (pjesa e parë)”. Pezullimi i saj vjen në një kohë kur në fakt procedura tjetër e lidhur me të që është ndërtimi i rrugës Korçë-Ersekë Loti 2 (pjesa e parë) me një fond limit rreth 2.4 miliardë lekë dhe fituat nga kompania ANK me një ofertë 2.35 miliardë lekë ka përfunduar hallkat e saj dhe duhet të nisë zbatimin. Zbatimi i kontratës nuk mund të bëhet pa pasur të përfunduar edhe pjesën e mbikëqyrjes që aktualisht mbetet e pezulluar.

E vetmja që në sistem vazhdon të jetë aktive nga tenderët e fundit me vlerë të madhe të shpallur në tetor është ajo për rrugën Palasë-Dhërmi me një fond limit 1.6 miliardë lekë. Kjo procedurë u shpall në 22 tetor 2020.

Pezullimi i një pjese të procedurave të prokurimit të shpallura në datë 15 tetor apo më pas mund të lidhet me disiplinimin që është kërkuar më herët në një vendim të qeverisë për angazhimet buxhetore ku thuhet se pas datës 15 tetor të çdo viti buxhetor, njësitë e qeverisjes së përgjithshme nuk mund të publikojnë njoftimin për prokurimin e mallrave/punëve/shërbimeve, të cilat nuk janë përfshirë në regjistrin e prokurimeve publike, deri në këtë datë.

LEXO EDHE:  Liderët e BE në një mendje/ Ja strategjia për refugjatët

LEXO EDHE:  Liderët e BE në një mendje/ Ja strategjia për refugjatët

Pas datës 15 tetor, sipas këtij vendimi procedurat e prokurimeve publike, të parashikuara në regjistrin e prokurimeve publike, mund të fillojnë/vazhdojnë vetëm për ato projekte që janë pjesë e buxhetit tre-vjeçar, të miratuar për njësinë përkatëse të qeverisjes së përgjithshme. Lidhja e kontratës në këtë rast bëhet vetëm pasi fondi të jetë vënë në dispozicion në llogarinë e autoritetit kontraktor, në buxhetin e tij, të miratuar për vitin buxhetor pasardhës.

Për 9 mujorin 2020, të ardhurat në buxhet shënuan një rënie prej 10.5% në krahasim me faktin e 2019-s, në krahasim me -3% që ishte pritshmëria në buxhetin e rishikuar. Si rrjedhojë e performancës më të ulët të të ardhurave, financat u detyruar të shpenzojnë më pak sesa parashikohej, në mënyrë që të mbajnë nën kontroll parametrat e deficitit. Si rrjedhojë, shpenzimet në total ishin ishin gati 8% më të ulëta se plani dhe ato kapitale gati 9% më pak se plani përkatës, ose 4.5 miliardë lekë më pak.

Hapja e disa kantiereve në projekte të ndryshëm të përkufizojë edhe vitin elektoral 2021 sa i takon shpenzimeve kapitale të cilat janë parashikuar mbi 120 miliardë lekë apo rreth 1 miliard euro. Vlera e konsiderueshme e tyre lidhet me procesin e rindërtimit pasi edhe fondi për të është përfshirë në zërin e shpenzimeve kapitale.

Pavarësisht kësaj edhe zhveshur nga efekti i rindërtimit shpenzimet kapitale mbeten relativisht të larta duke sjellë një risk potencial për mosrealizim të tyre po të kemi parasysh që ecuria e ekonomisë do të kufizohet nga situata e krijuar nga COVID-19 dhe ku mosrealizimi i të ardhurave është risk i mundshëm.

Edhe buxheti 2021 mbetet pesimist në kahun e të ardhurave, që parashikohen të arrijnë në një nivel rekord prej 28.5% të prodhimit të Brendshëm Bruto, çka në kahun tjetër  mundëson planifikimin e më shumë shpenzimeve. Ekspertët kanë paralajmëruar shpesh për rrezikun e kësaj sjelljeje, pasi po merren angazhime përtej aftësive reale paguese të buxhetit, duke çuar në rritjen e detyrimeve të prapambetura dhe të borxhit të fshehtë. /N.Maho-Monitor

LEXO TE PLOTE