Connect with Us

Rama vizitë në Athinë/ Ja kë do të takojë

Aktualitet

Rama vizitë në Athinë/ Ja kë do të takojë

Publikuar

-

Kryeministri Rama do të takohet me eksopnent të rëndësishëm të politkës vendase,si me homologun e tij grek Kyriakos Mitsotaki  dhe ministrin e jashtëm Nikos Dendias.

Ky lajm është bërë i ditur nga burimimet qeveritare greke, ku Rama do të vizitojë Athinën, në cilësinë e kryetarit të OSBE-së, në datën 15 dhe 16 shtator.

Vizita vjen në një kohë ku debati për çështjen e detit sa vjen e bëhet më i nxehtë. Kryeministrit grek Mitsotakis deklaroi pak kohë më pare se vendi i tij do të zgjerohej me 12 milje edhe në detin Jon. Nga ana tjetër Kryeministri Rama theksoi se nuk ka marrëveshje me Greqinë dhe se nuk bëhet fjalë për ujrat tona.

 

LEXO EDHE:  Thirrjet në stadium/ Basha nga Lezha: Të gjithë e dëgjuam jehonën e shqiptarëve, mesazh i qartë për Ramën

 

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Shfrytëzonin bar-kafen për prostitucion/ Policia vë në pranga katër persona

Publikuar

-

Nga

Policia e Pogradecit ka vënë në pranga katër persona për prostitucion. Mësohet se shtetasit me iniciale R. C., 35 vjeç, M. K., 34 vjeçe, E. Z., 36 vjeçe dhe M. S., 17 vjeçe shfrytëzonin një bar-kafe dhe hotel në Tushemisht.

Mes tyre ka qenë edhe pronari dhe administratorja e hotelit. Nga verifikimet e mëtejshme rezultoi se shtetasja M. K. nuk kishte kryer regjistrimin e subjektit pranë organeve tatimore.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprat penale “Prostitucioni”, “Shfrytëzimi i prostitucionit” kryer në bashkëpunim, “Mbajtja e lokaleve për prostitucion” dhe “Fshehja e të ardhurave”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Covid-19/ Pse njerëzit po heqin dorë nga doza e dytë e vaksinës

Publikuar

-

Nga

Deri më 5 maj, 249 milionë doza të vaksinës kundër COVID-19 u administruan në Shtetet e Bashkuara. Sipas të dhënave zyrtare, 107 milionë persona janë vaksinuar plotësisht (me dy doza të vaksinave të Pfizerit dhe Modernas ose me një dozë të vaksinës së kompanisë Johnson & Johnson), që përbën 32.3 për qind të popullsisë së përgjithshme të SHBA-së.

Megjithatë, Qendrat amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjes (CDC), kohët e fundit kanë raportuar se afërsisht 8 për qind e personave që marrin dozën e parë në SHBA, nuk e marrin dozën e dytë të vaksinës. Kjo ka ngritur shqetësimin se shmangia e marrjes së dozës së dytë do të pamundësojë që SHBA-ja të arrijë imunitetin e tufës. Përse?

Për të dy vaksinat që përdoren në SHBA, ajo e Pfizer/BioNTech dhe Moderna, është e nevojshme që të merren dy doza me qëllim që të arrihet imunizimi dhe mbrojtja maksimale kundër koronavirusit.

Anthony Fauci, drejtor i Institutit kombëtar në SHBA për Alergji dhe Sëmundje Infektive, kohëve të fundit ka lënë të kuptohet se një dozë e vetme e vaksinës mund të mos sigurojnë imunitetin e kërkuar për mbrojtje nga COVID-19, në krahasim me vaksinimin e plotë, përmes dy dozave.

“Kur shikoni nivelin e mbrojtjes pas një doze mund të thoni se është 80 për qind, por disi një 80 përqindësh i dobët”, deklaroi Fauci në fund të prillit. “Kur merrni vetëm një dozë, ngrihet pyetja se sa do të zgjasë imuniteti?”.

Për shkak se variantet e reja të koronavirusit po dalin të jenë më problematikë edhe për personat që janë vaksinuar plotësisht, Fauci shtoi se një dozë e vetme e vaksinës, mund të ofrojë më pak mbrojtje ndaj varianteve të reja të sëmundjes COVID-19.

“Ju jeni në një situatë të dobët nëse nuk keni efekt të plotë të vaksinës”, shtoi Fauci.

Pse po shmanget doza e dytë?

LEXO EDHE:  Lulzim Basha garoi kundër PD, jo kundër Ramës

LEXO EDHE:  Rama në shkollën “Mihal Grameno”/ Jep lajmin e mirë

Nuk është e pazakontë që njerëzit të mos e marrin dozën e dytë të vaksinës, thonë ekspertët shëndetësorë. Ata kanë dhënë disa shembuj nga vaksinimet në të kaluarën – shkalla e shmangies së dozës së dytë për infeksionin herpes zoster, ishte rreth 26 për qind në mesin e përdoruesve të Medicare (sigurimi shëndetësor në SHBA), thuhet në një analizë të kryer nga Fondacioni Kaiser Family.

“Unë shqetësohem për çdo person që nuk vjen ta marrë dozën e dytë, dhe realisht unë kam menduar se do të ketë më shumë njerëz që do ta shmangnin marrjen e dozës së dytë”, tha për CCN, doktoresha Leana Wen.

“Bazuar në atë që dimë për vaksinat, shmangia e dozës së dytë mund të bëhet për shumë arsye”, shtoi ajo.

Një nga arsyet që mund të çojë që një numër relativisht i madh i njerëzve në SHBA të mos e marrin dozën e dytë të vaksinës, mund të jetë e natyrës administrative, pasi autoritetet ende nuk i kanë përpunuar të dhënat për vaksinimet dhe nuk kanë krijuar një sistem të unifikuar për këtë çështje.

CDC-ja shprehet se numri i njerëzve që nuk e morën dozën e dytë është rreth pesë milionë (nga numri i përgjithshëm i vaksinave të administruara në SHBA deri më 5 maj, që është 249 milionë doza). Sidoqoftë, tani për tani, shifra e saktë e kësaj nuk mund të dihet sepse mund të ndodhë që një person të marrë dy dozat e vaksinës në vende të ndryshme – shembull, dozën e parë ta marrë në një klinikë shtetërore e dozën e dytë në një klinikë lokale – dhe të dhënat për marrjen e të dy dozave mund të mos regjistrohen në një bazë të të dhënave, tha një zëdhënëse e CDC-së. REL

LEXO TE PLOTE

Kronika

Operacion i befasishëm/ FNSH zbarkon në Fushë-Krujë

Publikuar

-

Nga

Mëngjesin e sotëm dhjetra forca të ndërhyrjes së shpejtë kanë nisur një aksion në fshatrat e malësisë së Fushë Krujës.

Bëhet me dije se janë tre furgona të FNSH, te cilët do të ushtrojnë kontrolle në fshatrat e malësisë së Fushë Krujes pasi kanë informacione se ka parcela të mbjella me drogë.

Në vijim pritet të ketë detaje më të hollësishme të këtij operacion./CNA.al

LEXO TE PLOTE