Connect with Us

Rama publikon videon dhe “thumbon” banorët e Kamzës/ Votuan symbyllur PD-në për 30 vite

Politikë

Rama publikon videon dhe “thumbon” banorët e Kamzës/ Votuan symbyllur PD-në për 30 vite

Publikuar

-

Rama publikon videon dhe “thumbon” banorët e Kamzës/ Votuan symbyllur PD-në për 30 vite

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga kantieri i ujit në Bathore, duke thënë se ky është një investim për më shumë se 53 mijë banorë të Kamzës.

Sipas Ramës, “pas ndërhyrjeve në kolektorin kryesor dhe lidhjet e shtëpive në rrjetin e kanalizimeve të 11 963 abonentëve, mijëra banorë e biznese të këtyre zonave nuk do të përballen më me përmbytjet tradicioale masive gjatë shirave, që pasonin shiun e votave për PD-në”.

Rama nuk ka lënë pa thumbuar edhe banorët e Kamzës teksa shkuran se “Kamza do të dalë më në fund nga mesjeta infrastrukturore ku jeton, zhvillon mitingje dhe voton PD-në prej 30 vjetësh… S’ka problem, i kemi ndarë punët, ne ndërtojmë me mund e durim Shqipërinë Europiane kudo, për të gjithë, PD-ja baltos punën tonë, kurdo e me gjithsej”

“KANTIERI I UJIT në BATHORE – FRUTIKULTURE – LAKNAS -ZALLMNER, një investim për 53 372 banorë të Kamzës, që votuan symbyllur në shumicë për 30 vjet PD-në dhe prej 30 vjetësh iu fishkëllejnë rubinetat kur i hapin për ujë.
Pas ndërhyrjeve në kolektorin kryesor dhe lidhjet e shtëpive në rrjetin e kanalizimeve të 11 963 abonentëve, mijëra banorë e biznese të këtyre zonave nuk do të përballen më me përmbytjet tradicioale masive gjatë shirave, që pasonin shiun e votave për PD-në. Vijojmë në 2021 me nisjen e një investimi madhor në Kamëz, për të përmbyllur njëherë e mirë historinë e ujërave të ndotura që bashkëjetojnë me familjet e Kamzës, si pasqyra më besnike e paturpësisë “demokratikase” ndaj tyre. Me ndërtimin e Impiantit të Ujërave të ndotura dhe përmbylljen 100% të investimit në sistemin e kanalizimeve, Kamza do të dalë më në fund nga mesjeta infrastrukturore ku jeton, zhvillon mitingje dhe voton PD-në prej 30 vjetësh…
S’ka problem, i kemi ndarë punët, ne ndërtojmë me mund e durim Shqipërinë Europiane kudo, për të gjithë, PD-ja baltos punën tonë, kurdo e me gjithsej! Pa pikën e turpi”, shkruan Rama në një postim në rrjetet sociale./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Nëse SPAK nuk vepron për inceneratorët, Reforma në Drejtësi është e dështuar”/ Bozdo: Provat janë ulëritëse

Publikuar

-

Nga

“Nëse SPAK nuk vepron për inceneratorët, Reforma në Drejtësi është e dështuar”, Bozdo: Provat janë ulëritëse

“Nëse SPAK nuk vepron për inceneratorët, Reforma në Drejtësi është e dështuar”.

Kështu është shprehur Sekretari Organizativ në PD, Enno Bozdo.

Gjatë një interviste te A2 CNN, ai deklaroi se procedura që është ndjekur është tërësisht korruptive që implikon kreun e qeverisë dhe ministrat e tij.

“Kemi të bëjmë me një grabitje në mes të ditës. Procedura që është ndjekur është tërësisht korruptive dhe implikon kreun e qeverisë dhe ministrat e tij. SPAK-u duhet të kuptojë që kjo nuk është çështje korruptive që kemi parë e shohim, kjo është një çështje që zhbën apo bën suksesin e reformës në drejtësi. Këtu vidhet në mes të ditës, është kaq e rëndë që nëse SPAK nuk vepron për çfarë tjetër mund të veprojë”, tha Bozdo.

LEXO EDHE:  Përmbytja e Bibliotekës Kombëtare/ PD kërkon hetim për investimet në shesh

LEXO EDHE:  Rama, fushatë në xhami

Ish deputeti u shpreh se PD pret rezultate nga SPAK, pasi provat, që kanë dorëzuar komponentë të delisë blu janë ulëritëse. Sipas tij, historia e inceneratorëve është dyvjeçare, por që ka kulmuar gjatë pandemisë. “Nëse SPAK nuk vepron refoma në drejtësi është e dështuar. Kjo është një histori dyvjecare, që ka kulmuar gjatë pandemisë. Kemi dorëzuar provat atje, provat janë ulëritëse. Ne presim rezultatet”, tha ai.

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Askush nuk është mbi Parlamentin”/ Rama i përgjigjet Metës: Kodi Zgjedhor do votohet me pikë dhe presje

Publikuar

-

Nga

“Asksuh nuk është mbi Parlamentin”/ Rama i përgjigjet Metës: Kodi Zgjedhor do votohet me pikë dhe presje

Kodi i ri Zgjedhor duket sa ka rikthyer edhe një herë përplasjet mes kryeministri Edi Rama dhe presidentit Ilir Meta.

Gjatë një prononcimi për mediat pas mbledhjes me shtabin, Rama iu përgjigj Metës, i cili ktheu për rishqyrtim dekrëetin për Kodin Zgjedhor.

Sipas shefit të qeverisë, askush nuk mund të dal mbi vullnetin e Kuvendit, as presidenti, duke shtuar se Kodi Zgjedhor do të votohet me pikë dhe me presje.

LEXO EDHE:  Nga Astrit Patozi/ I gjithë faktori opozitar kundër herësit të Edi Ramës

LEXO EDHE:  Detajet e fundit/ Takimi Rama-Basha sot pasdite

Kodi Zgjedhor do votohet me pikë dhe me presje. Askush nuk mund ta ndaj. As Ilir Meta”, tha Rama.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Dita e 12-të e grevës/ Përkeqësohet gjendja shëndetësore e naftëtareve

Publikuar

-

Nga

Sindikatat Ndërkombëtare letër Ramës/ Situata e papranueshme, sigurojuni pagat e prapambetura naftëtarëve

Greva e naftëtarëve gra ka hyrë në ditën e 12-të ndërsa gjendja shëndetësore e tyre sa vjen dhe rëndohet.

Në këtë kohë, edhe gripet sezonale ndikojnë në gjendjen e tyre shëndetësore. Sot është parashikuar që të mblidhen qytetarë dhe punëtorë të uzinës në një protestë.

Në këtë tubim parashikohet të vendosin mbi hapat e tjerë që do të ndërmarrin ata. Grupi organizator ka shkuar pranë ambientit ku rrinë gratë naftëtare./CNA.al

LEXO TE PLOTE