LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Po nisni një aventurë të rrezikshme”/ Mesazhi i fortë i Erion Dashos: Pasojat do bien mbi kurrizin e shqiptarëve

11 Shtator 2020, 09:57, Sociale CNA
“Po nisni një aventurë të rrezikshme”/ Mesazhi i

Eksperti i shëndetit publik, Erion Dasho ka bërë një analizë lidhur me hapjen e shkollave në një kohë kur akoma është prezent infektimi me Covid-19.

Në një postim në rrjetet sociale, Dasho shkuan se teorikisht gjithçka është prefekte në letër, por sipas tij problemi është që për mijëra shkolla që ka Shqipëria, kjo përkthehet në disa miliona Euro çdo muaj: detergjentë, maska (çdo mësues ka nevojë për të paktën 2 maska në ditë), sanitarë shtesë për çdo shkollë.

?Kur këto “masa” mbeten thjesht në kufijtë e propagandës, rrezikojmë një situatë të dytë si ajo ku qytetari paguan vetë për testin, pacienti paguan vetë për trajtimin në shtëpi, familjari paguan për respiratorin CPAP në spital, kurse komiteti mburret se mjekimi për COVID po jep rezultate të kënaqshme… ? nënvizoi eksperti.

Prandaj ai sugjeron që gjëja më e përshtatshme per tu bërë është planifikimi, organizmi, financimi dhe zbatimi i masave anti-covid.

?PLANIFIKIMI, ORGANIZIMI, FINANCIMI DHE ZBATIMI I MASAVE ANTI-COVID ËSHTË THELBI I ÇËSHTJES!

JO NË 14 SHTATOR, POR ÇDO DITË TË VITIT SHKOLLOR!

JO VETËM NË KUSHTET E VERËS, POR EDHE NË SHI, BORË, NGRICË, ETJ!

PËRNDRYSHE, SHKOLLAT JANË DUKE U HAPUR NË MËNYRË TË PASIGURT, DUKE RINISUR NJË TJETËR AVENTURË TË RREZIKSHME PËR SHËNDETIN E SHQIPTARËVE!? përfundoi eksperti.

Lajmet e fundit nga