Connect with Us

Pesë mënyrat sesi sulmet e 11 shtatorit 2001 e ndryshuan Amerikën

Blog

Pesë mënyrat sesi sulmet e 11 shtatorit 2001 e ndryshuan Amerikën

Publikuar

-

Pesë mënyrat sesi sulmet e 11 shtatorit 2001 e ndryshuan Amerikën

11 shtatori 2001 është një pikë kthese në historinë e Amerikës. Gati 3.000 amerikanë u vranë atë mëngjes me mot të kthjellët dhe me diell kur 2 avionë të rrëmbyer u përplasën mbi 2 kullat e Qendrës Botërore të Tregtisë në Nju Jork, një tjetër u rrëzua mbi Pentagon, dhe një i katërt në një fushë në Pensilvani falë gjestit heroik të pasagjerëve që u përleshën me terroristët.

“Ai ishte një sulm i pashembullt në analet e terrorizmit për nga shkalla e tij”-thotë Brajan Xhenkins, këshilltar i Korporatës RAND dhe autor i shumë raporteve dhe librave mbi terrorizmin. “Ishte sulmi më i madh nga çdo njësi e huaj luftarake mbi territorin e SHBA-së”-shton ai.

Tronditja dhe tmerri i 11 shtatorit nuk ishte i kufizuar në disa ditë ose javë. Sulmet hodhën një hije të gjatë mbi jetën e amerikanëve, nga e cila kombi nuk ka dalë ende plotësisht. Ja si e ndryshuan Amerikën aktet terroriste të 19 viteve më parë.

1. Nisi lufta kundër terrorizmit

Kur presidenti Xhorxh W.Bush iu drejtua Kongresit dhe kombit më 20 Shtator 2011, ai kërkoi një lloj reagimi të ri ushtarak. Jo një sulm ajror të kufizuar mbi një bazë të vetme terroristësh, por një luftë të gjerë globale kundër terrorizmit. Kur trupat amerikane pushtuan Afganistanin në më pak se një muaj pas 11 shtatorit, ato po nisnin atë që u bë fushata ushtarake më e gjatë në historinë e Amerikës.

Mbështetja e amerikanëve për këtë luftë ndryshoi me kalimin e viteve, nga e fortë në të dobët.

Mijëra trupa amerikane u vranë në 2 dekadat e para të luftës kundër terrorit, dhe shumë të tjerë u rikthyen në shtëpi me trauma fizike dhe psikologjike.

2. Udhëtimi ajror u transformua

Edhe pse më herët kishte pasur disa rrëmbime avionësh komercialë, përfshirë ngjarjen tragjike të vitit 1988 kur avioni i linjës “Pan Am Flight 103” u rrëzua pas shpërthimit të një bombe në bord mbi Lokerbi në Skoci, siguria nuk ishte ndonjë përparësi e madh për linjat ajrore përpara 11 shtatorit 2001, thotë Xhefri Prajs, profesor i aviacionit dhe shkencës së hapësirës ajrore në Universitetin Shtetëror Metropolitan.

Gjithçka ndryshoi me krijimin e Administratës së Sigurisë së Transportit , një agjenci krejtësisht e re federale e autorizuar nga Kongresi në nëntor të 2001. “Ishte një ndërmarrje e jashtëzakonshme. Ata u përpoqën ta rindërtonin krijonin sistemin e sigurisë në aeroporte. Brenda një viti, TSA kishte mbi 50.000 të punësuar”- thotë Prajs.

Tashmë pasja me vete e biletës dhe ID-ve u bë e nevojshme për të kaluar zonën e kontrollit. Kompjuterët dhe pajisjet elektronike u hoqën nga çantat e dorës. Këpucët gjithashtu. Lëngjet ishin të kufizuara në 100- gramë. Dhe skanerat me rreze X, të cilat zbulonin vetëm objekte metalike, u zëvendësuan me skanerin e plotë të trupit të njeriut.

Në prapaskenë, Qendra e re e Kontrollit të Terrorizmit në FBI përpiloi një Listë të Vëzhgimit të Terroristeve, që përfshiu mbi 6 mijë njerëz, mes tyre 500 shtetas amerikanë.

3. U shtua dhuna ndaj myslimanëve

LEXO EDHE:  Furtunë në Policinë e Tiranës/ Kush janë ndryshimet e fundit

Vetëm 4 ditë pas sulmeve të 11 shtatorit, një person i armatosur në Mesa të Arizonës kreu një krim të rëndë. Në fillim ai qëlloi për vdekje Balbir Singh Sodhi, pronar i një pike karburanti me origjinë indiane. Sodhi i përkiste besimit Sikh, prandaj mbante në kokë një çallmë.

Por autori i masakrës supozoi se ai ishte mysliman. Disa minuta më vonë, personi i armatosur qëlloi në drejtim të një punonjësi të karburantit me origjinë libaneze, por nuk e vrau dot, dhe më pas qëlloi mbi dritaret e një shtëpie ku banonte një familjeje afgano-amerikane.

Edhe kur politikanët dhe autoritetet e zbatimit të ligjit deklaruan në mënyrë të përsëritur se Islami ishte një fe paqësore, mësimet e vërteta të së cilës ishin shtrembëruar nga ekstremistët terroristë, shumë njerëz në Amerikë dhe nëpër botë i barazonin sërish sulmet e 11 shtatorit me Islamin,ndaj kërkuan hakmarrje ndaj kujtdo që dukej si mysliman nga pamja.

4. U rrit mbikëqyrja e qytetarëve nga ana e autoriteteve

Akti Patriot u miratua vetëm 6 javë pas sulmeve të 11 shtatorit. Ai autorizoi ndryshime të mëdha në mënyrën se si agjencitë e inteligjencës kryejnë mbikëqyrjen e të dyshuarve.

Kongresi i dha FBI dhe NSA aftësi të reja për të mbledhur dhe shkëmbyer të dhënat.

Për shembull, Akti Patriot i dha agjencive të inteligjencës kompetencën e kërkimit të të dhënave personale të një individi dhe historinë e kërkimeve të tij në internet, pa ndonjë vendim gjykate. Agjentët mund të kontrollonin një shtëpi pa e njoftuar pronarin dhe të përgjonin një linjë telefonike pa përcaktuar shkakun e mundshëm.

Ndërsa grupet që mbrojnë liritë civile, luftuan kundër asaj që ata e panë si një shkelje antikushtetuese të privatësisë sipas Aktit Patriotik, në vitin 2008 u miratua një ligj edhe më i diskutueshëm, Akti i Ndryshimeve të FISA. Ky ligj u dha autoriteteve NSA një kompetencë gati të pakontrolluar për të përgjuar telefonatat, mesazhet dhe postën elektronike të amerikanëve, nën premisën e shënjestrimit të shtetasve të huaj të dyshuar për terrorizëm.

5. Amerika u bë më e sigurt, por nuk është më si më parë

Që pas 11 shtatori, amerikanët e frymëzuar nga ideologjia xhihadiste kanë vrarë 107 persona në sulmet e brendshme terroriste. Gati gjysma e këtyre vdekjeve ka ndodhur në masakrën e tmerrshme në një klub nate në Orlando.

Por nuk ka pasur sulme terroriste në shkallë të gjerë, si ato që shumë njerëz besonin se do të pasonin në mënyrë të pashmangshme 11 shtatorin. Masat e sigurisë duket se kanë dekurajuar një komplot tjetër ambicioz nga agjentët e huaj në truallin amerikan. Por gjatë këtij procesi, thotë Xhenkins, vendi është përballur me një luftë “të pafundme” kundër terrorizmit që e ka ndryshuar në mënyrë të pakthyeshme jetesën e amerikanëve./ history.comPërshtatur nga CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Blog

Keqkuptimi i madh midis shekullarizmit francez dhe botës islamike 

Publikuar

-

Nga

Keqkuptimi i madh midis shekullarizmit francez dhe botës islamike

Nga Pierre Haski “Internazionale”

Në një përpjekje për t’u përballur me Islamin radikal, qeveria franceze po përballet me një problem që shkon përtej kufijve kombëtarë:vështirësinë për ta bërë botën myslimane të kuptojë strategjinë e saj, objektivat e saj dhe kontekstin e veçantë francez.

Simbol i kësaj vështirësie janë kritikat që vijnë nga Universiteti i Al Azharit, institucioni antik islamik me qendër në Kajro të Egjiptit, që zakonisht konsiderohet si autoriteti më i lartë suni, me kushtin që koncepti të ketë kuptim.

Rektori i Al Azhar, Sheiku Ahmed Al Tajeb, reagoi shumë i zemëruar ndaj fjalimit të fundit të mbajtur nga presidenti francez Emanuel Makron mbi “separatizmin islamik”, duke e quajtur atë si ”racist”.

Ndërkohë Universiteti i Al Azhar, bëri publike një deklaratë të gjatë pas aktit makabër të prerjes së kokës së Samuel Pati, profesorit francez të historisë, vrarë më 16 tetor në Paris nga një çeçen i ri.

Deklarata dënon gjestin, por nga ana tjetër bën një kërkesë shumë specifike:miratimin e një ligji botëror kundër “shpifjes ndaj feve dhe simboleve të tyre të shenjta”. Me fjalë të tjera, vrasja e Pati nuk është e pranueshme, por as karikaturat mbi Profetin Muhamed.

Pranimi i laicitetit

Al Azhar, nuk është siç argumentojnë disa, ekuivalenti i Vatikanit për myslimanët. Nuk ka një Vatikan mysliman, dhe mbase kjo është pjesë e problemit. Në çdo rast, ky institucion mijëravjeçar mbetet një pikë referimi, edhe pa një rregullore imponuese.

Pikërisht me kreun e këtij universiteti, Papa Françesku rifilloi dialogun midis katolikëve dhe myslimanëve në vitin 2016, që ishte ndërprerë që në kohën e Papës Benedikti XVI. Dhe po me sheikun Al Tajeb, Papa nënshkroi një “dokument mbi vëllazërinë njerëzore” vitin e kaluar.

LEXO EDHE:  Ekskluzive/ Ndryshimet në qeveri, një hap larg

LEXO EDHE:  Ekskluzive/ Ndryshimet në qeveri, një hap larg

Në fillimin e vitit 2019, rektori i Al Azhar bisedoi gjatë me Emanuel Makron, gjatë vizitës zyrtare të presidentit francez në kryeqytetin egjiptian Kajro. Por kjo nuk e pengoi atë të lëshonte deklaratën e fundit tepër kritike për shefin e Elizesë.

Problemi qëndron tek pamundësia e një pjese të botës myslimane, tradicionaliste, edhe pse jo domosdoshmërisht islamike, për ta pranuar shekullarizmin francez, një koncept që mbetet shumë kombëtar dhe pak i eksportuar, edhe pse i vetmi vend që e ka kopjuar atë, Turqia, është aktualisht gjithçka përveçse jo laike.

Jehona e shtrembëruar e debateve dhe vendimeve të fundit të autoriteteve franceze, e ushqen këtë keqkuptim. Në Azi dhe Afrikë, kam takuar myslimanë që më pyetën se përse Franca po lufton Islamin. Për mua nuk ishte e lehtë t’u shpjegoja se pyetja nuk duhet të shtrohet në këto terma.

Emanuel Makron foli kohët e fundit për separatizmin, dhe do ta bëjë këtë gjë sërish gjatë homazheve ndaj profesorit të ndjerë Samuel Pati. Ndoshta presidenti francez duhet të shqetësohet edhe për adresimin ndaj pjesës tjetër të botës, duke trajtuar me kujdes një çështje që është bërë thelbësore jo vetëm për mandatin e tij, por edhe për imazhin ndërkombëtar të Francës.

Ai nuk ka pse ta justifikojë veten – tek e fundit ai jep llogari vetëm para francezëve – por duhet të përpiqet t`a bëjë veten të kuptueshëm, për të shmangur një përçarje të zgjatur në kohë. Nuk do të ishte e drejtë, që ai të lejojë qarkullimin e tezës se Franca është armiqësore, jo vetëm ndaj Islamit radikal, por ndaj Islamit në tërësi në botë./ Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Sa shqetësohen investitorët e huaj për qeveritë autoritare në vendet ku ata investojnë?

Publikuar

-

Nga

Sa shqetësohen investitorët e huaj për qeveritë autoritare në vendet ku ata investojnë?

Nga Giulia Guerrini “Emerging Europe”

* Një nga keqkuptimet më të zakonshme në lidhje me regjimet autoritare, është besimi i përhapur se ato kundërshtohen nga biznesi. Koncepti se udhëheqësit autoritarë janë populistë anti-biznes, kundër liberalizimit ekonomik dhe globalizimit, është në fakt shumë larg realitetit.

Përkundrazi, një analizë e plotë e politikave autoritare, zbulon se korporatat transnacionale dhe udhëheqësit e biznesit, bëhen nganjëherë bastione të bazës elektorale që mbështesin udhëheqës të tillë. Në veçanti, ajo që mund të bëjnë regjimet autoritare, është të garantojnë një qasje të vendosur ndaj politikë-bërjes dhe stabilitetit që e dëshiron biznesi.

Stabiliteti mund të rrisë të ardhurat, duke siguruar një besim të shtuar në drejtim të strategjive afatgjata të kompanisë. Masa të tilla, si futja e taksës së sheshtë dhe shkurtimet në shpenzimet e mirëqenies sociale, mund të rrisin akumulimin e kapitalit për kapitalistët vendas dhe ndërkombëtarë.

Presidenti i Venezueles, Nicolás Maduro

Këto politika mund të kenë efekte të zgjatura, nëse zbatohen në një regjim ku kundërshtarët e kanë të kufizuar hapësirën për të konkurruar me elitën në pushtet, duke tërhequr kështu kapitalin e huaj, dhe duke e fokusuar pasurinë në duart e bizneseve vendase.

Gabor Sheiring, profesor në Universitetin Boçoni në Milano dhe ekspert në ekonominë politike hungareze, shpjegon se ky mekanizëm është shfrytëzuar me sukses të veçantë nga kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban. Që prej rënies së komunizmit në vitin 1989, Hungaria ka tërhequr gjithnjë e më shumë investime të huaja në vend.

Niveli i investimeve është përshpejtuar që kur Orban u ngjit në pushtet një dekadë më parë.

“Shumica e analistëve e përshkruajnë Orbanomics si një politikë anti-liberale, anti-biznes në shërbim të interesave të elitës politike dhe oligarkëve besnikë. Por, ky është një keqkuptim”- thotë profesor Shiering.

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban

Ai shpjegon se pas zgjedhjeve parlamentare në Hungari në vitin 2010, politikat qeveritare në Hungari, janë të orientuara gjithnjë e më shumë drejt një grupi masash më miqësore ndaj biznesit. “Qeveria jep subvencione të drejtpërdrejta financiare si për bizneset kombëtare dhe ato ndërkombëtare. Këto subvencione e tejkalojnë shumë nivelin e para vitit 2010, dhe janë më të fokusuara ndaj bizneseve kombëtare sesa më parë.

Qeveria i hapi dyert për biznesin vendas, duke ftuar figurat kryesorë të tij, dhe që ishin më pak të politizuar në të zënin poste në qeveri. Edhe politika monetare ekspansioniste e prezantuar nga Giorgy Matolzi si Guvernatori i ri i Bankës Qendrore Hungareze, shihet në mënyrë të favorshme nga bizneset”- thotë ai.

Rasti i Hungarisë, tregon qartë se format e qeverisë që devijojnë nga rruga e demokracisë së pastër liberale, nuk janë domosdoshmërisht një pengesë për bizneset. Edrju Hander, presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë në Ukrainë, thekson se lloji i regjimit në vetvete nuk është kriteri kryesor që merret në konsideratë nga biznesi:faktorë të tjerë mund të luajnë një rol më të rëndësishëm.

“Së pari, bizneset kërkojnë pajtueshmëri dhe parashikueshmëri mbi atë që do të ndodhë.

LEXO EDHE:  Rreziqet që vijnë nga harresa e Aushvicit

LEXO EDHE:  Ekskluzive/ Ndryshimet në qeveri, një hap larg

Ne duhet të shohim tablonë kryesore:se si politikat nga ana e tyre ndikojnë në sektorët socialë, mjedisorë etj. Ajo që është më e rëndësishme nuk është lloji specifik i qeverisjes, por nëse kjo qeverisje është transparente në një farë mase, dhe nëse bizneset mendojnë se mënyra e qeverisjes është e qëndrueshme”- shpjegon Hander.

Sidoqoftë, është thelbësore të kihet parasysh, se duket që ekziston një pikë ku mungesa e kontrolleve dhe ekuilibrave qeveritarë, e ul ndjeshëm joshjen për investitorët e huaj. Siç thotë Hander: “Në fund, gjithçka kthehet tek shteti i së drejtës. A mund ta siguroj këtu biznesin tim, pasuritë e mia? Apo shteti do të trokasë në derë në një moment, duke mi rrezikuar të gjitha?”- thekson ai.

“Për shembull në Ukrainë, ne po ushtrojmë presion për më shumë transparencë në sistemin gjyqësor. Fakti që 80 për qind e bizneseve nuk i besojnë gjyqësorit, është shumë i rëndësishëm për investimet e huaja direkte në vend”- shton Hander.

Pra ekziston një prag para të cilit avantazhet thjesht ekonomike, e tejkalojnë mungesën e transparencës qeveritare, e cila e mban në ekuilibër sistemin politik dhe ekonomik. Ky prag varet gjithashtu nga nuancat politike për sa i përket përkufizimeve teknike, thotë profesori i Universitetit të Bernmauthit, Kristofer Hartuell.

“Tani, kjo varet nga ajo që ju kuptoni me termin “autoritar”. PiS në Poloni dhe Fidesz në Hungari i kanë manipuluar institucionet, por ato ende po i fitojnë zgjedhjet me ndershmëri, dhe po u drejtohen investitorëve të huaj. Por për sa kohë që PiS nuk është një katastrofë e plotë në qeverisje, kompanitë janë të gatshme të anashkalojnë një ligj këtu apo atje, pasi Polonia është një treg i madh në BE.

Nga ana tjetër, paratë po ikin nga Rusia, pasi tregu është i dominuar nga persona të brendshëm politikë, dhe ndaj autoritarizmi i madh atje nuk josh investitorët”- thotë Hartuell.

Kjo gjë nuk është e vërtetë në Bjellorusi, ku biznesi – veçanërisht sektori në rritje i IT – ishte ndër sektorët e parë që dha alarmin për efektet shkatërruese ekonomike të represionit shtetëror, që pasoi zgjedhjet e manipuluara presidenciale të 9 gushtit.

Shumë kompani, kanë filluar të dërgojnë jashtë vendit punonjësit e tyre më të talentuar, në mënyrë që të vazhdojnë aktivitetin, të tjerët janë zhvendosur në bllok jashtë vendit. Dilema e vërtetë për biznesin është përllogaritja nëse politikat nga të cilat ai mund të përfitojë, do të zgjasin apo jo në një periudhë afatgjatë.

Nëse një regjim autoritar mund të sigurojë të paktën në një farë mase garanci, që ata të kenë një klimë të qëndrueshme dhe të begatë investimesh, drejtuesit e biznesit do të vazhdojnë të bëjnë një sy qorr ndaj aspekteve më pak të këndshme të sundimit të tyre./ Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Pse shtrigat fluturojnë mbi fshesat magjike?/ Ja si ka lindur kjo legjendë

Publikuar

-

Nga

Shtriga e keqe me lëkurë të gjelbër që fluturon mbi fshesën e saj magjike, mund të jetë një imazh ikonik i Festës së Hallouinit. Por historia e vërtetë se pse shtrigat lidheshin me një objekt kaq të zakonshëm në shtëpitë tona, është gjithçka përveçse jo magjepsëse.

Nuk është e tamam e qartë, kur u shpik vetë fshesa për herë të parë. Por akti i fshirjes daton që nga kohërat antike, kur njerëzit me gjasë përdorën tufa bimësh të lidhura pas një shkopi, kallamishteje dhe fibrave të tjera natyrore për të hequr pluhurin apo hirin nga një zjarr ose vatër.

Siç shkruan Xh.Brajan Lauder, kjo punë shtëpiake shfaqet madje edhe në Dhjatën e Re, e cila daton në shekujt I dhe II Pas Krishtit. Vetë fjala fshesë, broom në anglisht vjen një bimë me të njëjtin emër, ose kaçube, që është përdorur për të prodhuar shumë pajisje të hershme të pastrimit.

Që nga fillimi, fshesat lidheshin kryesisht me gratë. Por pavarësisht kësaj, shtriga e parë që u tha se hipte dhe fluturonte mbi një fshesë magjike ishte një burrë:Gijon Edelin. Ky ishte një prift nga Shën Zhermen-en-Laje, afër Parisit. Ai u arrestua në vitin 1453 dhe u gjykua për magji, pasi kritikoi publikisht gjuetinë e Kishës kundër shtrigave.

Rrëfimi i tij u bën nën tortura. Në fund ai u pendua, por u burgos për jetë. Në kohën e “rrëfimit” të Edelinit, ishte bërë shumë popullor ideja e shtrigave që hipnin mbi fshesat magjike dhe fluturonin në qiell. Imazhi më i hershëm i njohur i shtrigave mbi fshesa, daton në vitin 1451, kur dy ilustrime u shfaqën në dorëshkrimin e poetit francez Martin Le Shampion dë Dames (Mbrojtësi i Zonjave) .

Në të dyja vizatimet, një grua fluturon në ajër mbi një fshesë; ndërsa tjetra mbi shkop të bardhë.  Që të dyja gratë mbajnë shalle në kokë, që i identifikojnë ato si Valdensiane, anëtarë të një sekti të krishterë të themeluar në shekullin XII-të, të cilësuar si heretiks nga Kisha Katolike, pjesërisht pasi i lejonte edhe gratë të bëheshin priftëresha.

Antropologia Robin Skelton, sugjeron që lidhja midis shtrigave dhe fshesave, mund ta ketë origjinën në një ritual pagan të pjellorisë, në të cilin fermerët kërcenin mbi fshesa nën dritën e Hënës së plotë për të inkurajuar shtimin e të korrave të tyre. Kjo “vallëzim i fshesave”, shkruan ajo, u përzje me tregimet e zakonshme të shtrigave që fluturonin natën rrugës për në aktivitete okulte dhe të paligjshme.

Në vitin 1324, kur vejusha e pasur irlandeze Elis Kajteller u gjykua për magji dhe herezi, hetuesit raportuan se gjatë kontrollit të shtëpisë së saj, ata gjetën “një shkop të vajisur, mbi të cilën besohej se ajo fluturonte”.

Farmakologu Dejvid Kroll shkruan në “Forbes” se shtrigat e dyshuara në Mesjetë, mendohej se i sajonin porcionet e tyre magjike nga bimë të tilla si Atropa belladonna, Hyoscyamus niger, Mandragora officinarum dhe Datura stramonium, ku që të gjitha përmbajnë kimikate halucinogjene, të njohura si alkaloide tropane.

LEXO EDHE:  Ekskluzive/ Ndryshimet në qeveri, një hap larg

LEXO EDHE:  Rreziqet që vijnë nga harresa e Aushvicit

Sipas disa rrëfimeve historike, në vend se t’i gëlltisnin këto substanca që ndryshojnë mendjen duke i ngrënë apo pirë, gjë që do t’u shkaktonte shqetësime në zorrë, shtrigat zgjodhën t’i thithnin ato përmes lëkurës, shpesh në zonat më intime të trupit të tyre.

Në librin e tij “Vrasja, magjia dhe mjekësia”, Xhon Man citon një tekst të shekullit XV-të të teologut Xhordan de Bergamo, i cili shkroi se “vulgarët besojnë edhe shtrigat rrëfehen, se në disa ditë ose net të caktuara, ato vajosin një shkop, dhe hipin mbi të në vendin e caktuar”’.

Është e pamundur të dihet nëse histori të tilla, të raportuara në kulmin e ankthit dhe frikës mbi magjinë në Evropë në kohën e Mesjetës, pasqyrojnë apo jo realitetin. Shumica e asaj që dimë mbi magjinë e Mesjetës, na vjen sot nga regjistrat e inkuizitorëve fetarë, gjyqtarët, dhe dëshmitë e vetë shtrigave të akuzuara, zakonisht gjatë torturave.

Duke filluar nga shekulli XVII-të, dëshmitë mbi shtrigat që përdorin fshesat për të fluturuar nga oxhaqet e shtëpive u bënë më të zakonshme, edhe pse gratë u lidhën më ngushtë me familjen dhe punët e shtëpisë se kurrë më parë.

Sipas një zakoni, gratë mbështesnin një fshesë jashtë derës, ose e vendosnin atë në një oxhak, për t’u lënë të tjerëve të kuptonin se ndodheshin larg shtëpisë. Ndoshta për shkak të kësaj, legjenda popullore përqafoi idenë se shtrigat largoheshin nga shtëpitë e tyre përmes oxhaqeve të tyre, edhe pse shumë pak shtriga të akuzuara, kanë rrëfyer ndonjëherë se e kanë bërë këtë gjë.

Ankthi popullor mbi magjinë, u reduktua ndjeshëm duke nisur nga shekulli XVIII-të. Megjithëse sot në SHBA ka ende shumë “shtriga” të vetë-identifikuara si të tilla, falë rritjes së traditave fetare neo-pagane si “Wicca”, pak prej tyre pretendojnë se fluturojnë në qiell. Por imazhi i shtrigave që fluturojnë mbi fshesat e tyre qëndron ende, sidomos gjatë festës së Halluinit./ History.com-Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE