Connect with Us

Pandemia rrit abuzimin në familje në disa qytete amerikane

Bota

Pandemia rrit abuzimin në familje në disa qytete amerikane

Publikuar

-

Pandemia rrit abuzimin në familje në disa qytete amerikane

Raportet për dhunë në familje në të paktën katërmbëdhjetë qytete amerikane janë rritur ndjeshëm që nga fillimi i pandemisë COVID-19, konfirmon një studim i ri. Korrespondentja Veronica Balderas Iglesias, e Zërit të Amerikës, shqyrtoi se si virusi ka rritur rrezikun e abuzimit dhe çfarë po bëjnë viktimat dhe grupet që i ndihmojnë ata për të ndalur dhunën.

“Të gjithë thonë gjithmonë, po mirë, pse ajo thjesht nuk u largua? Duhet t’i pëlqejë disi fshehurazi ky trajtim. E vërteta është se abuzimi është një cikël”, thotë një viktimë e abuzimit në familje.

“Ishte si të jetoje me një minë me sahat” – thotë një e mbijetuar e dhunës në familje, e cila nuk donte që emri i saj të përdoret, për arsye sigurie.

“Në fund arrita në një pikë ku ndjeva që nëse nuk do të lija martesën, do të isha e vdekur brenda një viti. Sepse ai do të më vriste mua, (ose) unë mund të kisha bërë vetëvrasje, ose stresi i të jetuarit në atë situatë ishte aq i rëndë sa do të sëmuresha nga kanceri ose diçka e tillë”, thotë ajo.

Por kjo ishte para pandemisë. Puna e saj me kohë të plotë në një zyrë dhe aftësia për të pasur kontakte ballë për ballë me miqtë dhe të afërmit e ndihmuan atë të dilte nga rreziku.

Tani, me COVID-19, është më e vështirë se kurrë që viktimat e abuzimit në familje të lirohen.

“Shohim më shumë abuzues që përdorin COVID-in si një teknikë për t’u përpjekur të ruajnë pushtetin dhe kontrollin mbi viktimat e tyre. Kështu që, ata ose nuk lejojnë që dikush të largohet nga shtëpia dhe i kërcënojnë me: ‘nëse largoheni, nuk mund të ktheheni sepse do të keni COVID-in’, ose duke mos ua lejuar fare largimin nga shtëpia”, thotë Amanda Katz, e Koalicionit Hebre Kundër Abuzimit në Familje.

“Ajo që kemi vërejtur është se kemi të njëjtin numër njerëzish, por situatat janë shumë më të rrezikshme. // Ka raste që përfshijnë mbytjen, raste që kanë të bëjnë me armë zjarri, raste që përfshijnë armë të tjera. Kemi parë një rritje në këto lloj rastesh”, thotë Thomas Manion, i Qendrës për Drejtësi në Familje, në qarkun Montgomery.

Të paktën 14 qytete kanë parë një rritje në raportet për abuzim në familje, sipas studiuesve.

LEXO EDHE:  Koronavirusi/ Flasin ekspertët: Ekonomia në Gjermani do të tkurret ndjeshëm

“Krahasuam telefonatat e bëra në polici gjatë vitit 2020 me telefonatat e bëra gjatë vitit 2019. Rritja ishte rreth 7.5% gjatë marsit, prillit dhe majit. Zbuluam se shumica e zonave dhe grupeve racore dhe grupet me të ardhura (të ngjashme) patën efekte të ngjashme. Dhe gjetëm prova të rritjeve të mëdha për familjet e reja”, thotë Emily Leslie, ekonomiste me Universitetin Brigham Young.

Ajo që i shqetëson edhe më shumë prokurorët, është se viktimat, veçanërisht të miturit, nuk mund të kërkojnë ndihmë.

“Fëmijët që mund të kenë patur mundësinë të shkojnë në shkollë dhe ndoshta të raportojnë se çfarë po ndodh në shtëpinë e tyre, tani po bëjnë mësim në distancë. Pra, nuk kanë asnjë mundësi për të folur me një të rritur të besuar në shkollën e tyre, për t’i bërë të ditur se çfarë po ndodh në shtëpinë e tyre”, thotë Debbie Feinstein, e Divizionit Special të Viktimave të Qarkut Montgomery, në shtetin Merilend.

Por ndihma është ende e disponueshme.

Viktimat mund t’u telefonojnë numrave të vendosur në dispozicion. Ata mund të kërkojnë urdhra mbrojtës nga autoritetet. Dhe terapistët në organizata si “Doorways” janë në dispozicion në internet.

“Ne punojmë për krijimin e një plani sigurie për të identifikuar shkaktarët, vendndodhjet e pasigurta ku partneri i tyre nxehet, zhvendosjen nga kuzhina, sepse aty mund të jenë armët”, thotë Natalie Wade, e organizatës “Doorways”.

E mbijetuara nga kjo dhunë thotë se shërimi është i mundur, por duhet guxim dhe durim për të dalë nga një cikël abuziv./VOA

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Britania e Madhe rikthen karantinën/ Diskutohet mbyllja e kufijve

Publikuar

-

Nga

Britania e Madhe rikthen karantinën/ Diskutohet mbyllja e kufijve

Pas Francës dhe Gjermanisë, edhe Britania e Madhe ka rikthyer karantinën.

Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Boris Johnson, për shkak të rasteve të shumta ditore që janë regjistruar ditëve të fundit.

Vendimi do të hytjë në fuqi ditën e enjte dhe pritet të zgjasë të paktën deri në datën 2 dhjetor. Referuar BB, po diskutohet edhe mbyllja e kufijve.

LEXO EDHE:  Dorëzohet senatori amerikan/ Ja vendimi drastik që merr për jetën

LEXO EDHE:  Çifti Andrea të akuzuar për korrupsion, zotërojnë shtëpi në Amerikë?

Ky vendim erdhi pasi sot Britania e Madhe regjistroi 21,915 raste të reja duke e çuar në total numrin e të prekurve në 1,011,660./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Tërmeti në Turqi/ Autoritetet konfirmojnë dy viktima nga Kosova

Publikuar

-

Nga

Tërmeti në Turqi/ Autoritetet konfirmojnë dy viktima nga Kosova

Mes viktimave nga tërmeti i fuqishëm që goditi Turqinë dhe Greqinë më 30 tetor janë edhe dy qytetar nga Kosova.

Lajmin e ka bërë të ditur Ambasada e Kosovës në Ankara, e cila në një status në rrjetet sociale ka konfirmuar se dy persona nga familja Doğrayan në Izmir kanë vdekur si pasojë e tërmetit.

“Mund të konfirmojmë se deri më tani nuk ka të dhëna për shtetas të Republikës së Kosovës të vdekur”, thuhet në një postim të ambasadës.

Autoritetet turke kanë konfirmuar se të paktën 35 persona kanë vdekur në Izmir, ndërkaq, autoritetet greke kanë thënë se dy persona kanë vdekur në ishullin grek Samos.

LEXO EDHE:  Situata dhe problemet për shkak të COVID-19/ Meta mbledh sërish Këshillin e Sigurisë Kombëtare

LEXO EDHE:  Koronavirusi/ Flasin ekspertët: Ekonomia në Gjermani do të tkurret ndjeshëm

Tërmeti, që ndodhi më 30 tetor në detin Egje, ishte 7,0 shkallë të Rihterit, ndërsa ekipet e shpëtimit vijojnë punën për të nxjerrë të mbijetuar të tjerë që gjenden nën rrënoja.

Sipas autoriteteve turke, 180 persona vazhdojnë të jenë të bllokuar nën rrënojat e ndërtesave të shkatërruara./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Shifra alarmante në shtetin fqinj/ Konfirmohen 1,085 të infektuar dhe 12 viktima brenda 24 orëve

Publikuar

-

Nga

Shifra alarmante në shtetin fqinj/ Konfirmohen 1,085 të infektuar dhe 12 viktima brenda 24 orëve

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se brenda 24 orëve janë konfirmuar 1,085  raste të reja me Covid dhe 12 viktima.

Të dhënat i referohen testimit të 3,294 mostrave që po ashtu paraqet numër rekord të të testuarve brenda një dite.

Në mesin e të vdekurve është edhe një person i moshës 27-vjeçare. Institucionet shëndetësore kanë informuar se 27-vjeçari, i cili është dërguar në Klinikën Infektive në Shkup në gjendje të rëndë shëndetësore, nuk ka vuajtur nga sëmundje kronike. Viktimat tjera janë nga tre në Shkup dhe Prilep, dy në Tetovë dhe nga një në Gostivar, Kavadar dhe Manastir.

Sa i përket të infektuarve, në Shkup janë shënuar 447 raste të reja, në Strumicë 80, Tetovë 62, në Prilep 60, ndërsa në 26 qytete tjera numër më i vogël i të infektuarve.

LEXO EDHE:  Arrestohen edhe pese persona per abuzim seksual me femije

LEXO EDHE:  “Kanë filluar që të godasin muret, dyert”/ Bajrami: Fëmijët autik, nuk e kuptojnë pandeminë

Në Klinikën Infektive në Shkup janë pranuar 13 pacientë të ri, ndërsa numri i përgjithshëm i të hospitalizuarve ka arritur në 154 persona, prej tyre 117 janë në oksigjeno-terapi. Në spitalet tjera të vendit janë të shtruar rreth 450 persona.

Drejtuesit e Institucioneve shtetërore kanë bërë thirrje për respektimin e masave mbrojtëse, pasi siç ka thënë ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe “spitalet po mbushen me pacientë”. Ai ka paralajmëruar mundësinë e rikthimit spitalit të përgjithshëm të Shkupit në qendër për pacientët me COVID-19 (sëmundjen që e shkakton koronavirusi) nëse mbushen kapacitetet e Klinikës Shtetërore Universitare.

Deri tani me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut janë diagnostikuar 31,572 persona, prej tyre; 994 kanë ndërruar jetë, 20,731 janë shëruar ndërsa 9,847 janë aktivë./CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE