Connect with Us

Ndryshimet e Kodit Rrugor/ Eksperti: Kujdes me telefonin, tani gjobitesh edhe kur shkruan!

Lajme

Ndryshimet e Kodit Rrugor/ Eksperti: Kujdes me telefonin, tani gjobitesh edhe kur shkruan!

Publikuar

-

Për shkak të numrit të lartë të aksidenteve rrugore, Ministria e Brendshme ka propozuar ndryshime të Kodit Rrugor, ku parashikohen shumëfishim të gjobave për shkelësit e rregullave të qarkullimit rrugor.

Një prej gjobave që do të ashpërsohet është ajo për përdorimin e telefonit, që parashikohet të shkojë deri në 15 mijë lekë maksimalisht. Në rast të përsëritjes 3 herë brena vitit, pezullohet leja e drejtimit për 3 muaj dhe hiqen 10 pikë nga patenta.

Për tejkalimin e shpejtësisë gjobat janë rritur në mënyrë progresive ku më e rënda është tejkalimi i shpejtësisë maksimale me 50 km/orë jashtë qendrave të banuara dhe më shumë se 40 km/orë në qendrat e banuara, gjoba e secilës shkon nga 10 mijë deri në 20 mijë lekë.

Në 32 nenet e reja të Kodit Rrugor është trajtuar edhe çështja e vendkalimit të këmbësorëve ku është vendosur një kusht i ri, tek vijat e bardha, shoferët tashmë duhet të ndalojnë plotësisht automjetin e tyre. Ndërsa për personat që kalojnë rrugën duke mosrespektuar vijat e bardha, drejtuesit e automjeteve në çdo rast duhet t’i japin përparësi derisa personi të ketë kaluar të gjithë trajektoren e karrexhatës.

Eksperti rrugor, Fisnik Ziçishti i konsideron pozitive këto ndryshime në Kodin Rrugor, por thekson se duhen parashikuar masa ndëshkimore edhe për këmbësorët dhe drejtuesit e biçikletave në mënyrë që të kemi disiplinim dhe të lëvizjes së tyre në rrugë.

“Ndryshimet parashikoj se nëse dikush lëviz me mjet të blinduar pa autorizim, duhet t’i konfiskohet mjeti. Kemi rritje të gjobës dhe për parakalimet e gabuara është një nga shkaqet kryesore të aksidenteve”, tha Ziçishti.

LEXO EDHE:  Italia gjobit biznesmenin shqiptar/ 36 vjeçari nuk paguante taksat

“Është bërë një gjë e mirë për të disiplinuar drejtuesi e automjeteve. Është bërë një gjë e mirë edhe për drejtuesit e motorçikletave. Këta të fundit 30 minuta para perëndimit të diellit duhet të mbajnë jelek fosforeshent. Tani përdorimi i telefonit në automjet është i ndaluar jo vetëm kur flet por edhe kur je duke shkruar”, shtoi.

Sipas ekspertit rrugor duhen parashikuar masa dhe për këmbësorët dhe drejtuesit e biçikletave, pasi penalizimet janë parashikuar vetëm për drejtuesit e automjeteve.

“Një gjë që nuk më pëlqeu tek neni i shtuar është për këmbësorët. Drejtuesi i automjetit jam shumë dakord që duhet të ndalojë tek vizat e bardha por nuk shikoj që të dënohen këmbësor që kalojnë në vend e pa vend, kuturu duke u ndërprerë rrugën makinave dhe bëhen burim aksidentesh. Me këtë nen që shtohet me të vendosu këmbën në karrexhadë këmbësori, drejtuesi i automjetit duhet të ndalojë. Duhet të ketë penalizim dhe për drejtuesit e biçikletave që nuk lëvizin në korsitë e caktuara”, përfundoi Ziçishti.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

“Kemi shumë nevojë për bashkëpunim”/  Drejtori i Arsimit në Korçë mesazh të fortë nxënësve dhe mësuesve

Publikuar

-

Nga

“Kemi shumë nevojë për bashkëpunim”/  Drejtori i Arsimit në Korçë mesazh të fortë nxënësve dhe mësuesve

Drejtori Rajonal i Arsimit në Korçë Kristaq Grabocka, ka dhënë një mesazh për fillimin e vitit të ri shkollor.

Grabocka ka uruar të gjithë nxënësit që nesër do të ulen në bankat e shkollës dhe i këshillon ata të bashkëpunojnë me mësuesit për çdo gjë dhe ti pyesin ata për çdo pasiguri.

Ai thekson se në këtë vit shkollor mësuesit kanë nëvojë për bashkëpunim për të përballuar problemet.

Gjithashtu Grabocka jep edhe një mesazh për mësuesit, teksa kërkon që këta të fundit të mbajnë siguri në shkollë.



“Në fillim të vitit të ri shkollor të gjithë ne urojmë, këtij urimi i bashkohet kushdo,  sepse shkollimi është i të gjithëve dhe nga ai përfitojnë të gjithë. Gëzuar Shkollar,  kushdo dhe kudo qofsh, paç një vit të mbarë dhe dalshim faqebardhë të gjithë.

Ti që nesër do ulesh në bankat e shkollës,  të ftoj të ndjekësh yllin tënd,  të mos rreshtësh së bashkëpunuari me të gjithë,  mësuesit të parët,  të mësosh duke luajtur dhe duke përdorur dijet në jetë; të vazhdosh të thuash hapur atë që di,  dhe të mos hezitosh të pyesësh për gjithçka nuk di,  apo nuk ke i sigurt. Kemi ndryshuar shumë dhe jemi krenarë, por kurrë nuk do të ndalemi së punuari që shkollarët tanë, denjësisht të përballen me bashkëmoshatarët europianë.

LEXO EDHE:  Gjoba e policise/Pronari i Ferrarit sdi te shkruaje shqip

LEXO EDHE:  Foto/ Si kanë ndryshuar ndër vite gazetarët dhe moderatorët më të njohur në vend

Të dashur prindër, ne jemi aty, në klasë me fëmijën tuaj, për ta ndihmuar të hapë radhazi dyer e dijes. Por, në këtë vit të veçantë, kemi shumë nevojë për ju, mbi të gjitha edhe për bashkëpunimin tuaj,  bashkë do ja dalim.  Duke qenë bashkë problemet përballen më mirë dhe të tilla nuk do na mungojnë në këtë vit.

Të dashur kolegë, detyra jonë është e shenjtë  dhe ky shenjtërim merr një vlerë të shtuar këtë vit. Të gjithë jeni impenjuar këto ditë për të siguruar çdo gjë, për sigurinë në shkollë për çdo fëmijë.  Na kanë besuar tradicionalisht gjënë më të shtrenjtë fëmijën, jemi kujdesur, e kemi drejtuar,  por këtë vit veç të tjerëve duhet ta ndihmojmë të mbrohet nga virusi i mallkuar.  Unë jam i bindur se, ashtu sikundër jemi ne, fjalëpak dhe punë shumë, edhe këtë vit do ja dalim,  edhe me këto detyra të shtuara”, shkruan ai./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Ambasada amerikane: Tre vaksinat e SHBA kundër Covid-19 në hapin e fundit drejt krijimit

Publikuar

-

Nga

Ambasada amerikane: Tre vaksinat e SHBA kundër Covid-19 në hapin e fundit drejt krijimit

Ambasada amerikane në Tiranë ka dhënë detaje për tre vaksinat kundër Covid-19 të financuara nga Shtetet e Bashkuara.

Në një postim në rrjetet sociale, ambasada thekson se vaksinat kanë hyrë në fazën e tretë të testimeve klinike, hapi i fundit drejt krijimit të një vaksine të sigurt dhe efektive para miratimit nga qeveria.



“Tre vaksina kundër Covid-19 të financuara nga Shtetet e Bashkuara kanë hyrë në fazën e tretë të testimeve klinike, hapi i fundit drejt krijimit të një vaksine të sigurt dhe efektive para miratimit nga qeveria. Nderkohë që vaksinave zakonisht iu duhen vite për t’u përfunduar, përmes operacionit Ëarp Speed, administrata po investon miliarda dollarë për të përshpejtuar krijimin, prodhimin dhe shpërndarjen e tyre. Dhjetra mijëra njerëz janë ofruar të testojnë vaksinën në mënyrë vullnetare, për t’u siguruar që ato të jenë të sigurta dhe efektive para se të aprovohen për përdorim të gjerë’, shkruan ambasada./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Foto-Flakët e zjarr “përpijnë” malin e Moravës

Publikuar

-

Nga

Një zjarr i madh ka përfshirë sot malin e Moravës në Korçë, i cili njihet edhe si mushkëria e qytetit juglindor.

Flakët e zjarrit u favorizuan nga era duke u përhapur në gjithë sipërfaqen ku janë djegur pishat. Zjarrfikëset nuk mundën të shuanin zjarrin i cili vazhdoi të përhapej me shpejtësi.



Nuk dihet shkaku i rënies së zjarrit, ndërsa autoritetet po punojnë për vënien nën kontroll të flakëve./CNA.al

LEXO TE PLOTE