Connect with Us

Kriza në Bjellorusi/ Ministrja e Jashtme e Suedisë telefonatë me Ramën: Me mikun tim të dashur

Politikë

Kriza në Bjellorusi/ Ministrja e Jashtme e Suedisë telefonatë me Ramën: Me mikun tim të dashur

Publikuar

-

Ministrja e Jashtme e Suedisë, Ann Linde ka bërë me dije se ka zhvilluar një bisedë me kreun e OSBE, kryeministrin Edi Rama, lidhur me krizën në Bjellorusi.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Linde i është referuar Ramës si një mik i dashur prej vitesh. Ajo shtoi se Rama si kryetar aktual i OSBE po koordinon punë me Suedinë e cila merr kryesinë e OSBE pas Shqipërisë lidhur me krizën aktuale në Bjellorusi.

“Fola me mikun tim të dashur që prej shumë vitesh, Edi Rama. Si kryetar aktual i OSBE ne do të koordinojmë punën tonë në lidhje me krizën aktuale në Bjellorusi”, shkruan Linde./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Meta uron 75-vjetorin e themelimit të OKB/ “Gurthemeli i një bashkëpunimi shumëpalësh”

Publikuar

-

Nga

Meta uron 75-vjetorin e themelimit të OKB/ “Gurthemeli i një bashkëpunimi shumëpalësh”

Presidenti Ilir Meta ka reaguar për 75-vjetorin e themelimit të OKB.

Ndërsa uron përvjetorin, Meta shkruan se Shqipëria beson që Kosova është faktor i rëndësishëm i sigurisë dhe stabilitetit në rajon, ndaj anëtarësimi i saj në Kombet e Bashkuara do sillte ndryshim për bashkësinë ndërkombëtare.

“Në këtë jubile të rëndësishëm, të 75-vjetorit të themelimit të OKB, që përkon me 65-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në të, besojmë thellësisht se Kombet e Bashkuara, mbeten ende gurthemeli i një bashkëpunimi shumëpalësh të bazuar në rregulla, nga i cili përfiton bashkësia globale si e tërë.

Shqipëri ka përqafuar dhe ka zbatuar parimet e Kartës së OKB-së dhe ka mbështetur dhe vazhdon të mbështesë çdo përpjekje ndërkombëtare në të mirë të paqes dhe sigurisë, sepse besojmë fort se multilateralizmi është thelbësor për trajtimin e sfidave globale.

Në këtë 75-vjetor të Organizatës sonë, shprehim mirënjohjen e thellë për mbështetjen e vazhdueshme që kemi marrë nga OKB, që provoi edhe në këtë vit fatkeqësish natyrore për vendin tonë, se ishte një partnere e vërtetë, veçanërisht me ndihmën e dhënë për tejkalimin e pasojave të tërmetit tragjik dhe përballimit të COVID-19.

LEXO EDHE:  “Do derdhet gjak në protestë”/ OSBE jep alarmin

LEXO EDHE:  Nga Artur Zheji/ KM-ja, regjizori i teatrit të Kukullave dhe pasioni për të poshtëruar ministrat…

Duke uruar, në këtë përvjetor, një të ardhme sa më të ndritur për Organizatën tonë dhe të gjitha vendet e saj anëtare, do të dëshiroja të riafirmoja dhe një herë mbështetjen e përkushtuar të Shqipërisë për një rend të mirëbazuar në rregulla, të reformuar dhe ripërtërirë, me Organizatën e Kombeve e Bashkuara në qendër të tij.

Shqipëria beson fort se Republika e Kosovës është faktor i rëndësishëm i sigurisë dhe stabilitetit në rajon dhe anëtarësimi i saj në të gjitha organizatat ndërkombëtare, përfshirë këtu Kombet e Bashkuara, do të sillte përfitime jo vetëm për Kosovën, por edhe për mbarë bashkësinë ndërkombëtare.”/CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Endira Bushati sulmon mediat/ Po ushtroni dhunë qeveritare non stop

Publikuar

-

Nga

Endira Bushati sulmon mediat/ Po ushtroni dhunë qeveritare non stop

Ish-anëtarja e Kryesisë së PD-së, Endira Bushati,  ka sulmuar ashpër mediat që transmetojnë çdo dalje të kryeministrit Edi Rama.

Bushati pretendon se mediat po ushtrojnë dhunë qeveritare non stop, ndaj shtron edhe disa pyetje.

Ajo kërkon të dijë nëse AMA po i monitoron televizionet, ndërsa i kujton mediave ligjin.

Ç’është kjo dhunë mediatike qeveritare non stop… E kuptoj dhe unë që s’ndjek televizion, nga ato pak sekonda që duhet ta kthej televizorin në netflix…

A i monitoron kush këto televizione që lidhen orë të tëra me biseda propagandistike qeveritare disa orëshe? A paguhen para për këto lidhje? Sa? Si? Në të bardhë apo të zezë?

Po AMA? Po Ligji i medias? Ah… ligji…”, shkruan Bushati në rrjetet sociale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

‘Deti’ në Hagë/ Flet kolonel Myslim Pashaj: Humbasim nëse Gjiri i Sarandës…

Publikuar

-

Nga

‘Deti’ në Hagë/ Flet kolonel Myslim Pashaj: Humbasim nëse Gjiri i Sarandës…

Koloneli Myslim Pashaj i ftuar pasditen e sotme në “Kjo javë” ka komentuar marrëveshjen mes kryeministrit Rama dhe ministrit të jashtëm grek Dendias për të çuar çështjen e detit në Gjykatën e Hagës.

Pashaj shprehet se pikënisjet dhe pikëbitisjet e Gjykatës Kushtetuese do të jenë prova më e mirë që vendimi i Hagës nuk do të favorizojë Greqinë.

Ai tha po ashtu se në ndarjen e detit, Shqipëria humb vetëm nëse nuk përfshihet edhe Gjiri i Sarandës.

“Gjykata do bëjë ndarjen e kufijve detarë, detin territorial, shelfin kontinental dhe zonën ekonomike ekskluzive. Do ketë specialistë, do bëhet marrëveshje me të gjitha hollësistë që kanë të bëjnë me kriteret bazë dhe parimet bazë që ekspertët e dy vendeve tona nuk kanë mundur t’i japin dum. Mendoj që do sqarohet, do ndiçohet kjo çështje.

Pikënisjet dhe pikëbitisjet e fundme të trajtimit të çështjes në Hagë duhet të jenë pikat e Gjykatës Kushtetuese. Këto pika do të përqiten nga Gjykata Ndërkombëtare me ligjin për detin.

LEXO EDHE:  Mbledhja e qeverive Rama-Haradinaj në Korçë/ Zhvillohet ceremonia e hapjes

LEXO EDHE:  Qeveri teknike, Edi Rama tërhiqet

Nga përvojat që kam parë në literaturë do të duhen 2 apo 3 vite procedurat e gjykimit në Hagë deri në momentin që ata të afrohen drejt një zgjidhje.

Unë kam frikë se mos gjykata e Hagës do harrojë Gjirin e Sarandës, pra nëse nuk e zgjidhim edhe atë, pra nëse Saranda nuk do të ketë gjirin e saj të përfshirë në ujërat e brendshme dhe e lëmë të ndahet mes ujërave me Greqinë, kjo për ne është humbje e madhe. Shpresoj që të mos ndodhë”, tha ai./CNA.al

LEXO TE PLOTE