LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kina preferon mbylljen e TikTok-ut se sa t’ia shes një kompanie amerikane

11 Shtator 2020, 21:09, Tech CNA
Kina preferon mbylljen e TikTok-ut se sa t’ia shes një kompanie

Pekini e kundërshton shitjen e aplikacionit kontravers ?TikTok?, dhe preferon më mirë të ndalojë përdorimin në SHBA.

Këtë e kanë pohuar tre persona që kanë lidhje direkte me çështjen për agjencinë e lajmeve Reuters.

Kompania ByteDance ka negociuar me Microsoft dhe Oracle për shitjen e aplikacionit TikTok, pas deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump, se do ta ndalojë përdorimin nëse nuk i shitet një kompanie amerikane.

Autoritetet në SHBA besojnë se TikTok, aplikacion që përdoret nga qindra-miliona njerëz në mbarë botën, mund të përdoret nga qeveria kineze për spiunazh. Janë të shumtë ekspertët e teknologjisë që kanë provuar se TikTok akseson informacione private nga pajisjet e përdoruesve.

Por në kushte anonimiteti, burimet e Reuters thanë se zyrtarët kinezë mendojnë që shitja e aplikacionit te amerikanët, do ta bëjnë Kinën të duket e dobët përballë presionit nga Uashingtoni./CNA.al

Lajmet e fundit nga