Connect with Us

Ilir Meta, presidenti i trafikantëve të drogës

Politikë

Ilir Meta, presidenti i trafikantëve të drogës

Publikuar

-

Ilir Meta, presidenti i lidhur me trafikantët e drogës

Presidenti Ilir Meta është një ndër aktorët politikë në Shqipëri, i akuzuar për një mijë e një skandale, bëma dhe gjëma.

Kujtojmë këtu akuzat për zhdukjen e floririt, apo edhe videon e publikuar nga ish-ministri i ndjerë, Dritan Prifti, ku Ilir Meta kërkonte 7%-sha.

Ilir Meta, prej 30 vitesh në politikën shqiptare, ka mbajtur detyra të larta, që nga deputet, ministër, zv.kryeministër, kryeministër, kryetar Kuvendi, e deri President, i emëruar nga Rilindja.

Por, në 30 vite në politikë, Ilir Meta ka mundur të sigurojë edhe një pasuri marramendëse. I paguar prej 30 vitesh me rrogë shtetit, Ilir Meta sot gëzon miliarda. Pa folur më pas edhe për miliona eurot e padeklaruara që ka shpenzuar për shkollimin e fëmijëve në Angli.

Por një nga bëmat e tij më të famshme janë lidhjet me trafikantët e drogës.

I pari është Klement Balili, i quajtur “Eskobari” i Ballkanit. Aktualisht në proces gjyqësor duke pritur vendimin e dënimit. Balili njihet si mik ingushtë i Ilir Metës, ai u bë gjithashtu edhe zyrtar i lartë i LSI, duke u emëruar edhe drejtor rajonal i shërbimit të transportit rrugor në vitin 2016.

LEXO EDHE:  Meta takon Kryetaren e Komunës së Preshevës/Mesazh të rëndësishëm për shqiptarët e Luginës 

Streha e fundit e maskarenjve/ Presidenti Ilir Meta merr “nën sqetull” trafikantin e tij

Tjetri është Ylli Ndroqi, i hetuar dhe arrestuar në Turqi. I hetuar edhe në Itali, për të cilin është prerë dhe një urdhër-arresti. Por, edhe pse një trafikant droge, Ilir Meta e shpalli mik Xhemail Pasmaçiun.  Balilin e bëri drejtor, Ndroqin e dekoronte dhe emëronte këshilltar të ministrave të tij.

Pra, presidenti ynë përveç skandaleve dhe akuzave politike duhet të hetohet edhe për lidhjet e tij të forta me trafikantë droge të cilëve ju ka dhënë edhe mbështetje publike.

Por, a mund të mbajë Shqipëria një president mik të trafikantëve të drogës, i cili është dhuratë e Rilindjes, e Edi Ramës?!/ CNA.al

Streha e fundit e maskarenjve/ Presidenti Ilir Meta merr “nën sqetull” trafikantin e tij

Ilir Meta si padrino/ Të gjithë trafikantët e presidentit dhe LSI-së

Si dhe kush e shpëtoi Ylli Ndroqin nga burgu në vitin 2015?

Si mund ta zbardhë Ilir Meta, dosjen e mikut të tij trafikantit të drogës Xhemail Pasmaçiu

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Në Hagë për kufirin detar/ Bashkurti jep alarmin: Ja rreziku që i kanoset Shqipërisë

Publikuar

-

Nga

Në Hagë për kufirin detar/ Bashkurti jep alarmin: Ja rreziku që i kanoset Shqipërisë

Profesori për marrëdhëniet ndërkombëtareLisien Bashkurti e cilëson pozitive gjetjen e gjuhës së përbashkët me Greqinë për të zgjidhur çështjen e kufirit detar në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës, por nga ana tjetër thekson se Shqipëria nuk ka ende një projekt.

Diplomati gjatë një interviste në Euronews Albania tha se në praktikën diplomatike zgjidhja e këtyre çështjeve kalojnë përmes katër institucioneve: negociatat që është zgjidhja më e mirë dhe më e qëndrueshme, ngritja e komisioneve ndërkombëtare, arbitrazhi dhe zgjidhja përmes gjykatës ndërkombëtare.

“Në këtë rast duket se pala shqiptare dhe greke kanë shkuar në instancën e fundit. Procesi ka filluar në vitin 2006 që prodhoi një marrëveshje që u hodh poshtë nga Gjykata Kushtetuese. Metodologjia ishte e pasaktë në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare. Pas kësaj palët janë kontradiktuar jo vetëm faktorët brenda mes Shqipërisë por edhe me faktorët e jashtëm, Greqinë”, deklaroi profesori.

Sipas z. Bashkurti zgjidhja e çështjes në Gjykatën e Hagës kërkon një projekt nga ana e Shqipërisë, gjë që deri tani mungon.

“Ka qenë shumë e vështirë me sa duket për t’u rikthyer në tryezën e bisedimeve. Kjo është zgjidhja më e lehtë nga  pikëpamja teknike pasi nuk implikon aktorët e brendshëm por nuk është zgjidhja ideale. Në gjykatë shkohet me projekt, pala shqiptare nuk ka një projekt të mirëfilltë se si e shikon nga pikëpamja e saj zgjidhjen e problemit”, theksoi diplomati.

LEXO EDHE:  “Ilir Meta do të eliminojë fizikisht Edi Ramën”/ Nuk përmbahet Manjani: Na ndotët trutë!

LEXO EDHE:  “Ilir Meta do të eliminojë fizikisht Edi Ramën”/ Nuk përmbahet Manjani: Na ndotët trutë!

Vizitën e ministrit të Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias ai e cilëson takim pozitiv duke shtuar se, zgjidhja e kufirit detar do të hapë për dy vendet mundësi për shfrytëzimin e resurseve të gazit dhe naftës.

“E rëndësishme që palët kanë ardhur në pikën kur çështja duhet zgjidhur pasi shkarkon tensionin mes dy vendeve dhe krijon mundësinë për shfrytëzimin e rezervave të naftës dhe gazit. Por zgjidhja e marrëveshjeve të detit është tepër komplekse. Ka rreth 70 raste nga Gjykata e Detit të Hamburgut, por kemi edhe një sërë vendimesh të Gjykatës Ndërkombëtare siç janë rastet e Britanisë dhe Gjermanisë”, përfundoi z. Bashkurti.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Çështja e detit në Hagë/ Ish-deputeti i PS i hakërrehet Ramës: Të mbrosh shtetin tënd përballë Greqisë do b***

Publikuar

-

Nga

Çështja e detit në Hagë/ Ish-deputeti i PS i hakërrehet Ramës: Të mbrosh shtetin tënd përballë Greqisë do b***

Ish-prefekti i Tiranës dhe ish-deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Dedja, ka sulmuar kryeministrin Edi Rama për çështjen e detit me Greqinë, të cilën do ta çojë në Hagë.

Dedja deklaron se me këtë veprim kreu i qeverisë lau duart si Pons Pilati, ndërsa kujton faktin që Turqia dhe Greqia që kanë një konflikt edhe më të madh, po e zgjidhin mes tyre çështjen e detit.

Ai thotë se të mbrosh shtetin tënd përballë atyre që historikisht pretendojnë pa të drejtë territorin e tij do b…, ndërkohë pretendon se territori shqiptar nuk mund të mbrohet nga Rama.

“Rama në lidhje me çështjen e Detit me Greqinë lau duart si Pons Pilati. Ndërkohë Turqia dhe Greqia, po për të njejtën çështje, me rekomandimin e BE, do ulen sërish në bisedime, pra nuk do ti drejtohen Gjykatës Ndërkombëtare. Të mbrosh shtetin tënd përballë atyre që historikisht pretendojnë pa të drejtë territorin e tij do b… por s’ke ç’pret nga ata që i kanë zëne për gryke me afera të pista. Territorin e shtetit shqiptar dhe interesat e kombit shqiptar nuk mund t’i mbrojë dot Edvin Kristaq Rama, Kalorësi i betuar i Kishës Greke! Herët ose vonë, historia i damkos tradhëtarët dhe ata që për interesa karriere politike shesin dhe kombin dhe shtetin!”, shkruan ish-deputeti në rrjetet sociale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Çështja e Detit në Hagë/ Zaganjori: Vendim i parakohshëm, gjykata nuk ka si ta pranojë kërkesën

Publikuar

-

Nga

Çështja e Detit në Hagë/ Zaganjori: Vendim i parakohshëm, gjykata nuk ka si ta pranojë kërkesën

Vendimi i sotëm i Shqipërisë dhe Greqisë që çështja e diskutueshme e përcaktimit të kufijve detarë t’i besohet një mekanizmi ndërkombëtar si Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë, është për Profesorin shqiptar të së Drejtës ndërkombëtare Xhezair Zaganjori “i mirë, por duket i parakohshëm”. I pyetur nga Zëri i Amerikës, zoti Zaganjori, i cili ka qenë dhe relatori i çështjes së marrëveshjes së detit më Greqinë në vitin 2009, në Gjykatën Kushtetuese, shprehet se sipas tij “është shumë shpejt për të nisur një procedurë të tillë”.

Profesor Zaganjori, sjell shembullin e mosmarrëveshjes mes Kroacisë dhe Sllovenisë për ndarjen e hapësirave detare në Gjirin e Piranit, ku dërgimi çështjes në një gjykatë arbitrazhi “është dashur të kalojë fillimisht përmes miratimit respektivisht me referendum në Slloveni dhe në Parlament, në rastin e Kroacisë, sepse sovrani duhet ta dijë se përse bëhet fjalë. Cilat janë pretendimet konkrete të palëve dhe ku e përse lind mosmarreveshja apo konflikti mes tyre që shtron nevojën për të shkuar në një mekanizëm ndërkombëtar

Këtë – shpjegon zoti Zaganjori – kërkon në fakt edhe vetë Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, pra Gjykata e Hages. Ajo duhet të ketë marreveshjen mes palëve për gjykimin e konfliktit, ku të përcaktohen qartësisht pozicionet e palëve si dhe pyetjet konkrete të cilave ajo duhet t’i kthejë përgjigje. Përndryshe – nënvizon Profesor Zaganjori – nuk ka se si ta pranojë kërkesën e tyre. Ajo nuk është dhe nuk mund të jetë një instrument për të shkarkuar ngarkesat politike e “patriotike” apo konfliktet e brendshme ose të jashtme të palëve”.

LEXO EDHE:  “Do të jap dorëheqjen”/ Meta tregon kur do e lërë presidencën

LEXO EDHE:  Presidenti Meta dekoron kardinalin Ernest Troshani

Zoti Zaganjori është i mendimit se “duhet bërë e qartë ku qëndron problemi dhe ku dallojnë palët në qëndrimet e tyre, e nëse nuk ka rrugë tjetër, ky interpretim i ndryshëm i Konventës, me marrëveshje mes palëve i paraqitet Gjykatës. Nga ana tjeter – nënvizon Profesor Zaganjori – duhet ditur se për cilën hapësirë detare bëhet fjalë”, pasi sipas tij “është e diskutueshme çështja e Shelfit Kontinental dhe Zonës Ekonomike Ekskluzive, por jo edhe ajo e ujërave territoriale në zonën e Kanalit të Korfuzit. Për këtë çështje – thekson ai – besoj se flitet qartësisht edhe në vendimin e Gjykatës Kushtetuese”, përfundon zoti Zaganjori duke shtuar se “sidoqoftë, le të presim një informacion më të plotë e zyrtar nga të dy palët”.

LEXO TE PLOTE