LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Humbi gjyqin me 2 futbollistë, FIFA fundos klubin shqiptar

11 Shtator 2020, 09:40, Sport CNA
Humbi gjyqin me 2 futbollistë, FIFA fundos klubin shqiptar

Luftëtari është i zhytur në borxhe. Rreth 123 mijë euro duhet të paguajë klubi gjirokastrit për humbjet e gjyqeve me dy futbollistë të huaj. Në fund të muajit shkurt FFIA ka publikuar vendimet e gjyqeve dhe gjirokastritet në rast se nuk arrijnë marrëveshje, ose t?i paguajnë Nemanja Janicic dhe Ismael Dunga, nuk do të mund të bëjnë merkato.

Momentalisht nuk dihet nëse në Gjirokastër e kanë gjetur një zgjidhje. Nëse jo, atëherë afati prej 45 ditësh ka kaluar dhe Luftëtari nuk mund të përforcohet këtë merkato, në janar dhe verën e ardhshme. Sigurisht rikthimi në elitë pa bërë merkato as që mendohet, ndërkohë që duket e pakuptimtë që te Luftëtari kanë lejuar shumë lojtarë të largohen me mbylljen e kampionatit.

DETAJET E GJYQEVE ? Sulmuesi Ismael Dunga u ka bërë një dëm të madh bluzinjve, pasi ndaj tij duhet të paguajnë bashkë me 5 për qind të interesit rreth 81 mijë euro. FIFA ka vendosur që Luftëtari i detyrohet lojtarit nga Kenia 11300 për pagat e padhëna, si dhe 65587 euro për prishjen e kontratës. Vendimi i 25 shkurtit është i qartë.

Tre ditë më pas FIFA ka pranuar pjesërisht edhe kërkesën e mbrojtësit Nemanja Janicic, i cili në fund të gjyqit ka fituar të drejtën për të marrë 22500 euro, që Luftëtari i detyrohet për pagat e padhëna. Veç kësaj, FIFA i ka dhënë të drejtë edhe për prishjen e marrëveshjes. 18 mijë euro bluzinjtë duhet t?ia japin mbrojtësit për ndërprerjen e marrëveshjes në mënyrë të njëanshme. Të gjitha shumave të mësipërme u llogaritet edhe 5 për qind interes dhe detyrimi i Luftëtarit shkon në rreth 123 mijë euro. /Abc.al

Lajmet e fundit nga