Connect with Us

Horoskopi i ditës, 11 shtator 2020

Horoskopi

Horoskopi i ditës, 11 shtator 2020

Publikuar

-

Horoskopi i ditës, 25 tetor 2020
DASHI 21. mars – 20. prill

Mund t’iu duhet të reflektoni lidhur me disa çështje që kanë të bëjnë me familjen. Venusin nuk e keni më kundër dhe do të keni mundësi që të rikuperoni lehtësisht. Do të keni mundësi që të gjeni më shumë interes ndaj një projekti. Po ashtu duhet të bëni qartësi brenda vetes dhe të zgjidhni disa dyshime.

DEMI 21. prill – 21. maj

Do të keni mundësi që të gjeni më shumë qetësi, jo vetëm në dashuri, por edhe në punë. Mos u druani të jetoni histori të reja, duke vuajtur një lidhje të dështuar, por guxoni më shumë.

BINJAKET 22. maj – 21. qershor

Ditët në vijim do të jenë shumë të rëndësishme, pasi do të keni mundësi që ti përkufizoni të gjitha situatat e lindura në dy muajt e fundi. Jeni nayrë që nuk kënaqeni kurrë dhe për këtë arsye nuk hezitoni të përfshiheni në projekte, kur ju jepet mundësia.

GAFORRJA 22. qershor – 22. korrik

Periudha në vijim, do të jetë e karakterizuar nga kushte astrologjike shumë interesante. Yjet do të kenë ndikim pozitiv, duke bërë që të ndiheni më të relaksuar.

LUANI 23. korrik – 22. gusht

Mund të keni pishmane gjatë javëve në vijim. Ndërkohë gjatë këtyre ditëve, do të jeni të pavendosur lidhur me disa zgjedhje që do të bëni. Nga fundi i vitit situatat do të kthehen në favorin tuaj, duke ju dhënë mundësi që të veproni.

VIRGJERESHA 23. gusht – 23. shtator

Jeni duke humbur shumë kohë duke reflektuar dhe duke u përfshirë në probleme të shumta, të cilat mund t’iu penalizojë. Mos e lodhni veten me shumë pyetje, por mundohuni që të jetoni në mënyrë më të qetë dhe të lirë.

PESHORJA 24. shtator – 23. tetor

E ndjeni veten në një moment me forcë të madhe, por nuk do ju mungojnë të papriturat që do ju shqetësojnë. Saturni do të ketë ndikim të kundërt dhe mund t’iu shkaktojë probleme.

AKREPI 24. tetor – 22. nëntor

Ndikimi tranzit i yjeve në shenjën tuaj, do e bëjë këtë të premte mjaft të favorshme. Ata që janë vetëm, do të kenë mundësi gjatë kësaj dite që të bëjnë njohje të reja dhe ndoshta të rizbulojnë dashurinë.

SHIGJETARI 23. nëntor – 21. dhjetor

Njëlloj si shumë shenja të tjera të zjarrit, gjatë priudhës në vijim do t’iu duhet të bëni shumë zgjedhje të rëndësishme, shkruan noa.al. Prej tyre do të keni mundësi që ta jetoni jetën, ashtu siç e dëshironi.

BRICJAPI 22. dhjetor – 20. janar

Jeni në kërkim të një alternative të re. Do të jeni shumë fanatik ndaj së kaluarës dhe do të shfaqeni mjaft konservator. Mundohuni që të jeni më të hapur.

UJORI 21. janar – 19. shkurt

Në ditët në vijim do të ketë ngadalësime të vogla. Kujdes duhet treguar ndaj problemeve fizike, të cilat do ju shqetësojnë gjatë kësaj dite.

PESHQIT 20. shkurt – 20. mars

Do të keni mundësi që të përfitoni nga ndikimi i favorshëm i yjeve. Momentalisht jeni duke riparë, një sërë aspektesh të jetës suaj dhe shumë situata që ju kanë shqetësuar.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Horoskopi

Njihuni me 4 shenjat më me fat të horoskopit

Publikuar

-

Nga

Njihuni me 4 shenjat më me fat të horoskopit

Bricjapi

Është ndër të paktat shenjat e zodiakut që përballen me pengesat dhe vështirësitë pa ju dridhur qerpiku. Ndonëse janë njerëz punëtorë, që u shmangen konflikteve, edhe kur gjenden përballë situatave të tillë, falë inteligjencës natyrale dhe fatit, ia dalin gjithmonë mbanë. Për aq kohë sa nuk përfshiheni shumë emocionalisht në këto sfida, do të keni mjaftueshëm fat për t’i çuar në vijën e finishit.

Akrepi

Shenja e errët e zodiakut, ajo misteriozja që vetëm “pickon” njerëzit dhe i “helmon” ata me fjalë. Edhe pse shquheni për qasjen tuaj jo fort pozitive, në situatat më të vështira duket sikur fati troket pikërisht në derën tuaj. Kjo gjë ju ka ndihmuar t’ua hidhni paq shumë situava pa u sforcuar. Epo kot nuk thoni, është fati..s’ke ç’i bën.

Peshorja

LEXO EDHE:  Horoskopi i ditës, 1 dhjetor 2017

LEXO EDHE:  Horoskopi i ditës, 1 dhjetor 2017

Njihet si shenja më optimiste e zodiakut. Nuk bën kurrë plane dhe çuditërisht gjërat i shkojnë gjithmonë ashtu siç dëshiron. Është një ndër shenjat më të përkëdhelura të fatit, edhe pse nuk është kurrë në kërkim të tij. Duhet të falenderoni planetin tuaj, Venusin, i cili bën që ju të keni shumë fat në jetë.

Shigjetari

Është po aq faltum sa tre shenjat paraardhëse, në mos pak më shumë. Ia dilni të kaloni me sukses çdo sfidë, çdo situatë të vështirë pa u munduar fare. Duket sikur fati është gjithmonë në anën tuaj dhe ju mbron gjithmonë. Urojmë të zgjasë për shumë kohë e gjitha kjo./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Horoskopi

Horoskopi sipas Paolo Fox/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, zbuloni surprizat që ju presin

Publikuar

-

Nga

Horoskopi sipas Paolo Fox/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, zbuloni surprizat që ju presin

Dashi

Sot do të jeni shumë këmbëngulës dhe kokëfortë. Në një nivel sentimental, këshilla është që të keni kujdes dhe t’i kushtoni vëmendje.

Demi

Këshilla për ju është që të filloni të mendoni për të ardhmen në një mënyrë më të qëndrueshme , sepse gjithçka rreth jush ka ndryshuar! Ka punë për tu revolucionarizuar dhe jeta juaj të riprogramohet.

Binjakët

Dita e sotme do t’ju japë më shumë stabilitet . Këshilla është të shikojmë me optimizëm të ardhmen dhe veçanërisht në dhjetor.

Gaforrja

Dita e sotme ju sheh të menduar dhe do të duhet të mendoni me kujdes se çfarë të bëni. Në dashuri dhe në familje, disa hutime mund të rishfaqen vëmendja!

Luani

Sot do të gjeni energji të mirë dhe forcë të mirë . Më në fund ndjen se mund të thuash atë që mendon!

Virgjëresha

Dita e sotme do të jetë shumë interesante, falë hënës që nuk do të jetë më në kundërshtim.

Peshorja

Ju jeni pak i trishtuar dhe nervoz dhe sipas horoskopit të Paolo Fox gjërat nuk do të përmirësohen midis sot dhe nesër. Tani është e nevojshme të gjesh rolin dhe identitetin tënd.

LEXO EDHE:  Horoskopi i ditës, 24 mars 2020

LEXO EDHE:  Horoskopi i ditës, 17 tetor 2019

Akrepi

Këshilla për ju është të parashikoni kohën , sepse ditët e fundjavës mund të jenë pak të lodhshme. Sot mund të ndiheni të nënshtruar , kështu që do të ishte më mirë të jeni të kujdesshëm!

Shigjetari

Ju jeni plot gjallëri, forcë dhe forcë ; Gjithashtu pasioni zgjohet nga këta yje . Tani të gjithë Shigjetarët do të duhet të kuptojnë se çfarë ndjejnë me të vërtetë.

Bricjapi

Sot mund të ndiheni pak të trazuar, ndërsa nga e Shtuna do të jeni në gjendje të shëroheni. Emocionet gjithashtu mund të jenë paksa konfliktuale , prandaj nevojitet kujdes.

Ujori

Në këtë kohë është e rëndësishme të bësh diçka ndryshe. Ju jeni në një gjendje transformimi të madh që do të jetë pozitiv me kalimin e kohës, për sa kohë që keni ide të qarta tani.

Peshqit

Fundjava tjetër do të jetë shumë e rëndësishme për ju dhe idetë tuaja do t’u paraqiten të gjithë njerëzve që mund t’ju japin diçka më shumë. Energjia në punë dhe në marrëdhëniet me të tjerët.

LEXO TE PLOTE

Horoskopi

Horoskopi i ditës, 28 tetor 2020

Publikuar

-

Nga

Horoskopi i ditës, 28 tetor 2020

Dashi
Do tu gjeni përgjigjen disa pyetjeve, dhe papritur do të nxirrni një shumë parash ose do të përfundoni një traktativë bisnesi e cila mund të rrisë të ardhurat tuaja. Jeta në çift e kënaqshme.

Demi
Fati do të jetë në dorën tuaj por nëqoftëse edhe ju do të dini të lëvizni me mprehtësi dhe zgjuarsi sipas disa strategjive, të paktën nëse keni aktivetet të pavarur profesional.

Binjakët
Në qoftë se dikush tenton t’ju pengojë, tregohuni të zgjuar dhe të vendosur, bëni gjithçka me qetësi dhe gjithçka do të shkojë mirë. Duket disi më e komplikuar fusha sentimentale.

Gaforrja
Gjeometritë yjore ju favorizojnë. Keni një imagjinatë që është për tu adhuruar, por vlen të theksohet se ruani me po aq fanatizëm edhe aspketin praktik të gjërave. Një takim magjik do të rihapë portat e zemrës.

Luani
Profesionalisht po rilindin disa kontraste të pazgjidhura më parë, duke vënë në dukje vështirësinë e dialogut me disa persona. Ndjenjat janë të thella, por nuk ndjeheni i vlerësuar nga partneri.

Virgjëresha
Shumë pozitive dhe e kënaqshëm është ana profesionale dhe financiare. Marsi nxjerr në pah hiret tuaja, ndërsa Hëna e favorshme, shton numrin e adhuruesve që ju vijnë rrotull.

Peshorja
Do të gjeni zgjidhjen e një problemi praktik, ndoshta nga ana financiare, që do të sjellë harmoni edhe në shtëpinë tuaj. Afërdita garanton atmosferë shumë të këndshme në dashuri.

LEXO EDHE:  Horoskopi i ditës, 20 shtator 2019

LEXO EDHE:  Horoskopi i ditës, 17 tetor 2019

Akrepi
Asgjë nuk do t’ju duket e lehtë dhe e thjeshtë sot, duke filluar që nga mardhëniet shoqërore. Në qoftë se keni një lidhje sentimentale është mirë të dyfishoni vëmendjen tuaj ndaj partnerit.

Shigjetari
Në punë mund t’ju qëllojë një rast mjaf i mirë për tu vlerësuar me maturi. Yjet nxisin kuriozitetin tuaj duke iu shtyrë në interesa të reja, ju bëjnë të disponueshëm për takime të reja.

Bricjapi
Një ditë plot kontraste në planetesh në shenjën tuaj, do të bëjë që edhe ju vetë të jeni shpesh kontradiktorë në marrjen e vendimeve. Ruajtja e qetësisë është vërtet një imperativ.

Ujori
Është një periudhë e artë dhe në këtë aspekt nuk përjashtohen edhe këto ditë të vjeshte. Në punë nuk do t’ju mungojnë idetë, projektet, intuita dhe ai fat aq i madh që ndihmon të guximshmit.

Peshqit
Do të tregoni entuziazëm të madh në punë, duke dhënë plotësisht veten tuaj, duke treguar zotësinë dhe talentin që nuk ju mungon. Një mbrëmje e këndshme me miqtë është ajo që do të mbyllë ditën.

LEXO TE PLOTE