LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gjashtë muaj nga fillimi i pandemisë/ Bilanci i viktimave dhe të infektuarve në gjithë botën

11 Shtator 2020, 16:35, Kosova & Bota CNA
Gjashtë muaj nga fillimi i pandemisë/ Bilanci i viktimave dhe të

Kanë kaluar gjashtë muaj që kur koronavirusi u etikua si një pandemi nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Më 11 mars, shefi i OBSH-së Dr Tedros Adhanom Ghebreyesus u shpreh se ishte i shqetësuar nga niveli alarmant i mosveprimit nga qeveritë e shteteve

Ai u bëri thirrje atyre të ndërmerrnin masa urgjente dhe agresive ndaj këtij armiku të padukshëm. Vetëm disa orë më vonë nga thirrja e tij, Italia njoftoi bllokimin e të gjithë vendit. Italia dhe Irani ishin epiqendra e shpërthimit në atë kohë, ndërsa Kina dhe Koreja e Jugut kishin kaluar tashmë rrezikun e tyre.

Pikërisht, gjashtë muaj më vonë, rastet e të infektuarëve po rriten në shumë vende. Disa vende që arritën të kontrollojnë numrin e rasteve tani po përballen me një rritje përsëri.

Më shumë se 27 milionë raste janë konfirmuar globalisht dhe numri i personave që kanë humbur jetën është afër një milion. SH.B.A deri tani ka numrin më të lartë të vdekjeve me më shumë se 191.000 persona, ndiqet nga Brzili, India dhe Meksika./CNA.al

Lajmet e fundit nga