Connect with Us

Fillimi i shkollës në kushtet e Covid/ Drejtoresha e OBSH në Tiranë: Familjet s’kanë pse tensionohen

Sociale

Fillimi i shkollës në kushtet e Covid/ Drejtoresha e OBSH në Tiranë: Familjet s’kanë pse tensionohen

Publikuar

-

Fillimi i shkollës në kushtet e Covid/ Drejtoresha e OBSH në Tiranë: Familjet s’kanë pse tensionohen

Drejtoresha e OBSh në Tiranë, Dr. Bettina Menne ka dhënë një mesazh lidhur me fillimin e shkollave në Shqipëri krahas pandemisë së COVID-19.

Sipas saj gjëja më e rëndësishme është që udhëzimet dhe rregullat e Ministrive të Shëndetësisë dhe Arsimit të respektohen.

Menne thekson se pavarësisht COVID-19 apo këtyre protokolleve e rregullave të reja në shkollë, as familjet dhe as fëmijët nuk kanë pse të ndjehen të tensionuar.

Mesazhi i drejtoreshës së OBSH Tiranë

Gjëja më e rëndësishme është që udhëzimet dhe rregullat e Ministrive të Shëndetësisë dhe Arsimit të respektohen.
Duhet t’ informojmë fëmijët mbi çdo masë që kemi marrë. Fëmijët gëzojnë një mekanizëm të mrekullueshëm përshtatjeje, nese ata e dinë cfarë duhet të bëjnë dhe cilat janë rregullat.

Këto përfshin:
Si të hyjnë e të dalin nga mjediset e shkollës
Si të qendrojnë dhe si do zhvillohet mësimi në klasë
Cfarë u lejohet në lidhje me lëvizjen brenda shkollës
Cfarë masash higjenike janë për t’u marrë
Cfare do bejne mesuesit dhe stafi tjeter mbeshtetesh
Si edhe cfare do t’u duhet te beni juve si prinder:

Të plotësoni cdo dite Vete-Deklarimin elektronik per Kushtet Shendetesore te Femijes, ne menyre te pergjegjshme dhe duke vendosur numrin e telefonit te prindit;
Nese ju duhet te flisni me nje mesues, drejtori do te zbatoje nje komunikim elektronik apo do mundesoje evente te programuara, takimesh balle per balle
Ne rast se ju coni femijen/femijet ne shkolle, ju nuk mund te pranoheni brenda mjedisit shkollor pavaresisht cilesdo arsye

LEXO EDHE:  Rëndohet bilanci/ Ndërron jetë një tjetër i prekur nga Covid në Tiranë

Jane perfunduar tashme Protokollet e menaxhimit praktik te rasteve potenciale te rrezikut (tek mesuesit, femijet apo stafet mbeshtetese).
Pavaresisht COVID-19 apo ketyre protokolleve qe rregullojne rregulla te reja ne shkolle, as familjet dhe as femijet nuk kane pse te ndjehen te tensionuar.

Fleksibiliteti I femijeve per te pranuar kete situate mundet madje te kthehet ne nje model per te rritur qe te respektojne me mire kerkesat themelore te mbrojtjes: ver nje maske, mbaj higjenen, ruaj nje distance fizike baze.
Une ju uroj te gjithe femijeve shqiptare shume sukses me vitin e ri shkollor dhe jam kaq e lumtur t’i shoh te kthehen atje ku ata perkasin: Femijet tane jane femije te Dijes! Dhe ne duhet t’u mesojme atyre Shkencen e Dashurise, cdo dite!

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Rama “zhvesh” kostumin e kryeministrit/ Publikon foto duke puthur në buzë Lindën

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama është “zhveshur” nga kostumi i kreut të qeverisë dhe ka publikuar një foto nga jeta e tij private.

23 tetori është një ditë e shënuar për çiftin Rama, pasi festojnë 10 vjetorin e dashurisë së tyre.

Rama ka publikuar një foto teksa shfaqet duke puthur Lindën në buzë, ndërsa i ka dhuruar bashkëshortes një buqetë të madhe me lule./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Humbi gishtat nga kapsolla në protestë/ Ina Nuku: Jam fejuar, ja cila është ëndrra ime më e madhe

Publikuar

-

Nga

Përpara dy viteve në protestat e opozitës një ngjarje e rëndë që tërhoqi vëmendjen ishte ajo që i ndodhi efektives së policisë së shtetit Ina Nuka, e cila pas dy viteve është ndalur të na tregoje se sa ka ndryshuar jeta e saj.

Ina Nuka: Periudha pas ngjarjes e cila bëri bujë ishte e vështirë si për mua dhe për pjesëtarët e familjes sidomos për mamin pasi ajo edhe sot e kësaj dite më merr në telefon 20 herë në dite pyet “Si je? Ku je?” por u mbyll mirë nuk kisha probleme të mëtejshme sepse kur kemi vendosur të bëhemi polic kemi marrë parasysh të gjitha çfarë ka profesioni ynë. Jeta ime private… nuk jam më beqare jam e fejuar dhe jetoj bashkë me të.

LEXO EDHE:  Rëndohet bilanci/ Ndërron jetë një tjetër i prekur nga Covid në Tiranë

LEXO EDHE:  Rëndohet bilanci/ Pesë viktima dhe qindra raste të reja

Po në anën profesionale Ina çfarë ka ndryshuar?

Ina Nuka: Ishte një periudhë me goxha intensitet si nga ana e mediave ashtu dhe nga ana e zyrtarëve të lartë të shtetit por është zhurma e madhe që shumë shpejt më ktheu në normalitet vazhdoj akoma në radhët e policisë së shtetit aktualisht jam dhe në marrdhënie pune edhe shkollë për shkak se jam edhe për vazhdimin e shkollës së lartë të hetimit të krimit.

Nëse flasim për dëshirën më të madhe tënden, cila është ajo?

Ina Nuka: Eeeh dëshirat janë shumë të mëdha sidomos në pjesën e policisë njëherë … se di ndoshta një ditë të isha drejtuese e ndonjë organizate të caktuar në policinë e shtetit./TCH

LEXO TE PLOTE

Sociale

Infektohet me Covid në muajt e fundit të shtatzënisë/ Gjylameti tregon gjendjen shëndetësore

Publikuar

-

Nga

Deputetja socialiste në pritje të ëmbël/ Fotografohet me barkun e rrumbullakosur

Deputetja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti, e cila është në muajt e fundit të shtatzënisë, është infektuar me koronavirus.

Lajmin e bën të ditur vetë deputetja, e cila shkruan në ‘Facebook’ se është karantinuar bashkë me familjen, pas simptomave të lehta që kanë shfaqur.

“Të dashur miq, ditën e hënë në darkë pas simptomave të para iu drejtova institucioneve mjekësore për tu testuar dhe rezultova pozitive. Si unë, ashtu edhe familja ime jemi të karantinuar dhe në gjendje të mirë shëndetësore, me simptoma të lehta duke u trajtuar me të gjithë protokollet e nevojshëm për të kaluar me sa më pak komplikime këtë sëmundje kaq të pabesë.
Falenderoj stafin mjekësor për gatishmërinë si heronjtë real të kësaj lufte dhe standartet e larta të vendosura pavarësisht sakrificave dhe orareve të tekzgjatura. Të jemi të kujdesshëm dhe të zbatojmë rregullat si mbajtja e maskës, distanca sociale dhe larjen e duarve.
Ju uroj të gjithëve shëndet. Së shpejti sërish bashkë !”, shkruan Gjylameti./CNA.al

LEXO TE PLOTE