Connect with Us

Fiks Fare/ Qendra Shëndetësore Maliq vetëm me një mjek për 65 mijë banorë

Sociale

Fiks Fare/ Qendra Shëndetësore Maliq vetëm me një mjek për 65 mijë banorë

Publikuar

-

Fiks Fare/ Qendra Shëndetësore Maliq vetëm me një mjek për 65 mijë banorë

Bashkia Maliq ka rreth 65 000 banorë të cilët kanë një Qendër Shëndetësore, ku për më shumë se dhjetë vjet shërben vetëm një mjek i përgjithshëm.
Të vetmin mjek që ka kjo qendër shëndetësore punon vetëm më një turn, paradite. Pas orës 15:00 në Maliq nuk ka mjek që t’i shërbej popullatës.

Prej më shumë se 10 vitesh në këtë qendër nuk mbulohet nga mjekë për 24 orë shërbimi shëndetësor. Mungesën në vite të mjekëve e konfirmon edhe Kryetari Bashkisë së Maliqit z. Gëzim Topçiu, i cili shpjegon për gazetarët e Fiksit se nga ana e Bashkisë Maliq janë dërguar me dhjetëra shkresave në Ministrinë e Shëndetësisë, të cilat kanë mbetur pa përgjigje.

“Nuk ka asnjë reagim. Në këtë qendër vijnë jo vetëm qytetarët e Maliqit, por të gjithë fshatrave përreth. Si rezultat i mungesës së mjekut ata nuk marrin shërbimin dhe janë të detyruar të nisen drejt Korçës” shprehet kryetari Topçiu.

Ngarkesën e vetme në këtë qendër e mban mjekja Ina Malësori, e cila thotë se vetëm qyteti i Maliqit ka 8000 banorë.

LEXO EDHE:  Fiks Fare denoncon skandalin/ Aksidenti me 6 viktima, 20 mijë euro për lirimin nga burgu

“Jam e vetmja mjeke që kryej këtë shërbim të paktën këto tri vitet e fundit” shprehet ajo.

Në këtë qendër shëndetësore ka edhe një laborator ku mund të kryhen analizat bazë për pacientët, por aktualisht bëhet vetëm analizat e urinës pasi nuk kanë blerë kite për kryerjen e këtyre analizave. Kjo si rrjedhojë e mungesës së një drejtuesi tek kjo qendër i cili duhet të firmos për këto blerje. Në këto kushte njerëzit drejtohen te laboratorët privat në Korçë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Aplikimi për dokumentet biometrike/ Ambasada shqiptare në Greqi jep njoftimin e rëndësishëm

Publikuar

-

Nga

Aplikimi për dokumentet biometrike/ Ambasada shqiptare në Greqi jep njoftimin e rëndësishëm

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Athinë ka bërë një njoftim të rëndësishëm për shqiptarët që duan të pajisen me dokumente biometrike

Ambasada shqiptare deklaron se do të rifillojë shërbimi postar për dërgesat në shtëpitë e bashkëatdhetarëve, të cilët kanë aplikuar për pajisjen me dokumente biometrikë, brenda rajonit të Atikës.

Gjithashtu theksohet se qytetarët shqiptarë që aplikojnë për dokumenta duhet të shënojnë adresën e saktë të banimit.

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Athinë njofton të gjithë bashkëatdhetarët të cilët kanë aplikuar për pajisjen me dokumente biometrikë, se rifillon shërbimi postar për dërgesat në shtëpitë e tyre, brenda rajonit të Atikës.

Qytetarët shqiptarë në përfundim të procedurës në sportelin e aplikimit kanë mundësinë e plotësimit të një deklarate me përgjegjësi mbi adresën e saktë të banimit dhe pranimin për tërheqjen e dokumenteve biometrikë me anë të shërbimit postar.

Ky shërbim ofrohet për lehtësimin e procedurave ndaj qytetarëve tanë, në përputhje të plotë dhe me kuadrin e masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19, për shmangien e grumbullimeve”, thuhet në deklaratë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

NATO i dhuron Shqipërisë 60 respiratorë/ Ambasada amerikane: SHBA e përkushtuar përballë sfidave globale

Publikuar

-

Nga

Aplikimet për Lotarinë Amerikane/ Njoftimi i rëndësishëm i ambasadës së SHBA: Kujdes…

Ditën e shtunë NATO i dhuroi ninistrisë së Mbrojtjes 60 respiratorë si ndihmë për përballimin e pandemisë së COVID-19.

Për këtë ka reaguar edhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, e cila deklaron se ky respiratorët janë të prodhuar në Amerikë.

Ambasada thotë se ky akt tregon përkushtimin e SHBA ndaj lidhjes transatlantike dhe bashkimin e vërtetë të NATO-s përballë sfidave globale.

LEXO EDHE:  Furra e bukës lë pa gjumë banorët/ Fiks Fare i zgjidh problemin

LEXO EDHE:  Mjeku jep detaje për vdekjen e 2 foshnjeve/ Kishin ndërruar jetë disa minuta më parë

Aleatët e NATO-s qëndrojnë të bashkuar në luftën kundër COVID-19. Dorëzimi i sotëm në Shqipëri i 60 respiratorëve të prodhuar në Amerikë nga stoku i Aleancës tregon përkushtimin e Shteteve të Bashkuara ndaj lidhjes sonë transatlantike dhe bashkimin e vërtetë të NATO-s përballë sfidave globale”, thuhet në reagim./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Disa masa të dobishme kundër Covid-19

Publikuar

-

Nga

Disa masa të dobishme kundër Covid-19

Nga Erion Dasho 

*Duke qënë se vazhdon debati i kotë mbi mbajtjen e maskave në rrugë dhe, nga ana tjetër, ministria dhe komiteti duket se nuk kanë ndërmend të hedhin hapa domëthënës në zbatimin e trinomit testo-gjurmo-trajto, po përmend disa masa që janë realisht të dobishme për kufizimin e përhapjes së COVID-19:

1. Kujdes i shtuar nga çdo person e familje. Në se një pjestar i familjes ka shenja që sugjerojnë për COVID, familja duhet të izolohet dhe brenda familjes, personi i prekur duhet të qëndrojë në dhomë më vete dhe të zbatohen masat e përkujdesjes për të prekurit me COVID në familje (shih statuset e mia të javëve të kaluara). Insistoni që të paktën një pjestar i familjes të kryejë patjetër testin COVID. Lajmëroni personat me të cilët keni patur kontakte gjatë ditëve të fundit për këtë situatë!

2. Respektim i distancës prej të paktën 2m si në mjedise të jashtme dhe të brendshme (si kur mbahet, ashtu edhe kur nuk mbahet maskë).

3. Respektim i distancës 2m sidomos kur bisedon me dikë! Mundohu që biseda të zgjatë sa më pak (idealisht nën 5 minuta) dhe mos flisni me zë të lartë!

4. Shmangni klubet e restorantet sa më shumë që të jetë e mundur! Kur vendosni të shkoni zgjidhni klube që respektojnë distancën midis tavolinave dhe karrigeve dhe mundohuni që t’i frekuentoni këto mjedise vetëm me familjarët me të cilët qëndroni në të njëjtën banesë.

5. Shmangni festat familjare dhe mundohuni që në raste hidhërimesh t’i dërgoni ngushëllimet me telefon ose nëpërmjet rrjeteve sociale.

6. Shmangni vizitat në miq dhe të afërm, sidomos kur këta janë prindër të moshuar, persona të prekur nga sëmundje kronike apo persona të tjerë që u përkasin grupeve në risk për COVID.

LEXO EDHE:  Furra e bukës lë pa gjumë banorët/ Fiks Fare i zgjidh problemin

LEXO EDHE:  “Banorët e fshatit Pojan pa ujë të pijshëm”/ LSI: SPAK të nisë hetimet ndaj Gëzim Topçiut

7. Shmangni çdo grumbullim! Këto ditë kur shohim të organizohen takime elektorale, u rekomandohet drejtuesve politikë dhe antarëve të partive politike të shmangin çdo takim elektoral në sallë duke i zëvendësuar këto me takime virtuale.

8. Shmangni përdorimin e transportit publik! Pavarësisht se çfarë pretendohet, nga pamjet dhe bisedat që bëj me kolegë e miq në Shqipëri, transporti publik është kthyer në vatër lëvizëse të transmetimit të COVID. Më mirë ecni se sa të ekspozoheni ndaj COVID në autobuz!

9. Në se i përkisni grupeve në risk (të moshuar, persona të prekur nga sëmundje të caktuara kronike, persona obezë, etj.) ju lutem lexoni statusin tim me rekomandimet e veçanta për këto kategori.

10. Kujdes me maskën! Në se është maskë njëpërdorimëshe, mos e përdorni më shumë se një ditë. Në se është maskë artizanale, lajeni çdo ditë! Mbajeni maskën me kujdes në çdo mjedis të brendshëm dhe mos kini turp t’i kërkoni kujtdo që ndodhet në të njëjtin mjedis ta mbajë maskën në mënyrë korrekte. Në mjediset e jashtme, mbajeni maskën kudo ku nuk mund të respektoni ditancën 2 m (megjithëse kushdo duhet të ketë kujdes të mbajë distancën, pasi distanca është ajo që mbron shumë më tepër se maska). Mbajeni maskën edhe kur keni mundësi të respektoni distancën (për të kursyer gjobën kësaj here 😊)!

Situata e Covid ka dalë nga kontrolli prej muajsh, por tani në disa qytete ka marrë përmasa shqetësuese!
ndiqni këto rregulla dhe të tjera që ju rekomandojnë burime të besueshme të informacionit për të mbrojtur veten, familjen dhe komunitetin tuaj!/ CNA.al

LEXO TE PLOTE