LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E kërkonte edhe FSHF, mesfushori firmos me skuadrën e njohur

11 Shtator 2020, 17:10, Sport CNA
E kërkonte edhe FSHF, mesfushori firmos me skuadrën e njohur

Ylli i të ardhmes së mesfushës së Kosovës transferohet në kampionatin belg të futbollit. Bastien Toma, mesfushori i talentuar i cili monitorohej edhe nga përfaqësuesja shqiptare, ka nënshkruar për klubin e Genk në Belgjikë, duke u bërë pjesë e tij për katër vitet e ardhshme.

Futbollisti kishte spikatur në radhët e Sionit në kampionatin zvceran, ku ishte kthyer në një titullar të pazëvendësueshëm në dy vitet e fundit. Ai ra në sy sidomos për asistet e tij të shkëlqyera, disa prej të cilave u bënë virale në rrjetet sociale dhe i dhanë famë ndërkombëtare.

Lojtari dje ka firmosur kontratën e re katervjeçare dhe pritet që në sezonin në vijim të ketë mundësi që pak nga pak të fitojë një vend në formacion në klubin e njohur belg. Përkrah do të ketë një tjetër futbollist të Kosovës, Edon Zhegrovën, i cili është kthyer përsëri te Genk pasi nuk u arrit akordi për transferimin e tij përfundimtar te Bazeli ku ishte huazuar prej një viti e gjysmë.

Toma ka përfaqësuar Zvicrën me kombetaret e moshave, por zyrtarë të FFK-së kanë deklaruar vazhdimisht se ai është në bisedime për t?iu bashkuar përfaqësueses së Shaland.

Lajmet e fundit nga