Connect with Us

Djegia e kampit të refugjatëve në Greqi/ Vendet europiane strehojnë rreth 400 minorenë

Kosova & Rajoni

Djegia e kampit të refugjatëve në Greqi/ Vendet europiane strehojnë rreth 400 minorenë

Publikuar

-

Djegia e kampit të refugjatëve disa ditë më parë në Greqi, ka bërë që vendet europiane të strehojnë rreth 400 minorenë.

Kjo pasi vendet europiane janë zotuar tashmë që do të strehojnë 400 fëmijët e refugjatëve që kanë mbetur tashmë të pastrehë dhe tani po merren kryesisht nga Gjermania e Franca. Nga ana tjetër Greqia është angazhuar për një plan strehimi për refugjatët e pastrehë, por këta të fundit e kanë kundërshtuar.

Madje nuk duan rivendosjen e çadrave të reja dhe  për këtë arsye kanë bllokuar rrugët në Lesvos./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Maqedonia e Veriut në alarm/ Rritet me 71% numri i viktimave nga Covid-19

Publikuar

-

Nga

Maqedonia e Veriut në tension/ Humbin jetën 8 të infektuar, regjistrohen 94 raste të reja

Me 71,41% është rritur numri i rasteve të vdekjes në Maqedoninë e Veriut për shkak komplikimeve nga virusi korona në javën e kaluar, tregon raporti i Institutit të Shëndetit Publik. Raportohet se janë paraqitur 84 raste të vdekjes prej 24 qytete. Në lidhje me moshën, 70 persona kanë qenë mbi 60-vjeç, 13 në moshë 50-59-vjeç, 3 në moshë 40-49-vjeç dhe 20 në moshë 30-39-vjeç, njofton Portalb.mk.

Sipas të dhënave, gjatë javës së kaluar ka pasur rritje edhe të infektuarve të ri për 27,4%. Grupmosha më e përfaqësuar e personave është 30-39-vjeç (n=750, 22.0%). Pjesë e madhe të infektuarve është regjistruar edhe te personat mbi 60-vjeç (n=673; 19,7%(, 40-49-vjeç (n=632; 18,5%), 50-59-vjeç (n=595; 17,4%) dhe 20-29-vjeç (15,8%). Pjesa më e vogël e të infektuarve është regjistruar te fëmijët 0-9-vjeç (n=72; 2,1%) dhe 10-19-vjeç (n=149; 4,4%).

LEXO EDHE:  BE thirrje opozitës/ Jo akte dhune në protestë  

LEXO EDHE:  BE thirrje opozitës/ Jo akte dhune në protestë  

“Janë regjistruar 3.410 raste të reja pozitive në 35 qytete të shtetit që paraqet rritje prej 27,4% në krahasim me javën e kaluar. Pjesa më e madhe e rasteve të reja janë prej Shkupit, ku është shënuar rritje më e lartë e incidencës javore”, thuhet në raportin e Institutit të Shëndetit Publik.

Javën e kaluar janë bërë 13.993 teste, a përqindja e testeve pozitive është 24.

Në lidhje me shpërndarjen sipas gjinisë 1.695 (49,7% janë gra dhe 1.715 (50,3%) janë burra. Nga rastet janë hulumtuar epidemiologjikisht 555 ose 16,3%. Pas marrjes së dy testeve negative për praninë e SARS-CoV-2 ose me përdorimin e algoritmit të ri, si pacientë të shëruar evidentohen 1.566 persona të cilët janë hospitalizuar ose janë shëruar në shtëpi, 477 më shumë se javën e kaluar./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Rritet sërish numri i të infektuarve në Kosovë/ Shënohen dhe 3 viktima

Publikuar

-

Nga

Rritet sërish numri i të infektuarve në Kosovë/ Shënohen dhe 3 viktima

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se këtë të martë janë shënuar tre viktima dhe 197 raste të reja me koronavirus në Kosovë.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.018 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 197 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar tre raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (2 raste Spitali i Përgjithshëm Prizren dhe 1 rast Mjekimi Intenziv Qendror, QKUK),”– thuhet në njoftim.

Ndërkohë janë shëruar 48 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është 15.198 persona, ndërsa numri i rasteve aktive është 2.478./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Ministri i Brendshëm në Maqedoninë e Veriut pozitiv me Covid 19

Publikuar

-

Nga

Ministri i Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski, ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Spasovski e ka bërë të ditur lajmin me anë të një postimi në Facebook dhe theksoi se ndihet në gjendje të mirë shëndetësore. Ai u bën thirrje qytetarëve që të bëjnë kujdes në respektimin e masave anti Covid.

“Të nderuar, unë do të doja t’ju informoja se pavarësisht respektimit të rreptë për masat që unë merrja për të mbrojtur njerëzit rreth meje që nga fillimi i pandemisë, sonte unë mora rezultatin pozitiv për COVID- 19”, shrkuan ministri Spasovski./CNA.al

LEXO TE PLOTE