Connect with Us

Diversionet e Metës nuk i beson as Edi Paloka

Politikë

Diversionet e Metës nuk i beson as Edi Paloka

Publikuar

-

Në televizionin e sekuestruar të trafikantit Xhemail Pasmaçiu, dje është raportuar një lajm, ku thuhet se presidenti Ilir Meta do të lërë detyrën e kreut të shtetit pas 26 prillit 2021. Pra, pas zgjedhjeve të ardhshme parlamentare Meta nuk do të jetë më president, sipas televizionit të Xhemail Pasmaçiut.

Në fakt vetë ai ka deklaruar në shumë dalje të tij mediatike që do të jetë president deri në 2022, megjithatë Ilir Meta ka diversionet e tij sportive. Dhe që ti bëjë më të besueshme përdor televizionin e trafikantëve të drogës, por nga ana tjetër edhe Petrit Vasilin, i cili bën sikur nuk di.

Megjithëse lajmi është bërë publik nga zëdhënësi i presidentit të trafikantëve të drogës. Është ky që e ka shpërndarë fake neës-in e djeshëm, sërish janë shumë të pabesuëshëm në sytë e shqiptarëve.

Janë kaq të paaftë për të prodhuar lajme të besueshme, saqë edhe Edi Paloka e quajti diversion të Edi Ramës. Duke e bërë televizionin e Pasmaciut vegël të kryeministrit.

Në fakt Rama ka vënë administratorin, por televizioni vazhdon të menaxhohet dhe drejtohet nga Ylli Ndroqi në hije.

LEXO EDHE:  Video/ Policia e Xhafajt terror qytetarëve

Ndërsa Edi Paloka, në një postim në rrjetet sociale, shkruan se në fakt ky lajm është diversion për Ramën.

“Paska filluar sërish me diversionet i marri. Po ndan dhe postet tani. Sa i dëshpëruar mund të jetë njeriu dhe sa tmerrshëm e zhysin sondazhet sa kërkon të joshë sa majtas sa djathtas. Njëhere donte të bëhej president, tani do e hiqka Meten nga presidenca e do e bëka ministër të Brendshëm.

I ke bërë llogarit gabim o i marrë po njerëzit s’janë dele. S’ka pazar që të shpëton ty dhe kriminelet që të sollen dhe të mbajnë në pushtet.

S’do ketë kurrë amnisti për ty e as per asnjë kriminel që pret të të sjelle vota ty dhe shpurës tënde.

Meta ta ka bërë të qartë se ske asnjë shans ta heqësh që aty deri sa ti mbarojë mandati. E provove dhe dështove.”-shkruan Paloka./ CNA.al

Edi Paloka: Ora News bën diversion për Ramën

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

‘Deti’ në Hagë/ Flet kolonel Myslim Pashaj: Humbasim nëse Gjiri i Sarandës…

Publikuar

-

Nga

‘Deti’ në Hagë/ Flet kolonel Myslim Pashaj: Humbasim nëse Gjiri i Sarandës…

Koloneli Myslim Pashaj i ftuar pasditen e sotme në “Kjo javë” ka komentuar marrëveshjen mes kryeministrit Rama dhe ministrit të jashtëm grek Dendias për të çuar çështjen e detit në Gjykatën e Hagës.

Pashaj shprehet se pikënisjet dhe pikëbitisjet e Gjykatës Kushtetuese do të jenë prova më e mirë që vendimi i Hagës nuk do të favorizojë Greqinë.

Ai tha po ashtu se në ndarjen e detit, Shqipëria humb vetëm nëse nuk përfshihet edhe Gjiri i Sarandës.

“Gjykata do bëjë ndarjen e kufijve detarë, detin territorial, shelfin kontinental dhe zonën ekonomike ekskluzive. Do ketë specialistë, do bëhet marrëveshje me të gjitha hollësistë që kanë të bëjnë me kriteret bazë dhe parimet bazë që ekspertët e dy vendeve tona nuk kanë mundur t’i japin dum. Mendoj që do sqarohet, do ndiçohet kjo çështje.

Pikënisjet dhe pikëbitisjet e fundme të trajtimit të çështjes në Hagë duhet të jenë pikat e Gjykatës Kushtetuese. Këto pika do të përqiten nga Gjykata Ndërkombëtare me ligjin për detin.

LEXO EDHE:  “As optimist as pesimist për negociatat/ Rama mesazh nga makina: Merkel po përpiqet për “Po”

LEXO EDHE:  Lefter Maliqi zbulon marrëveshjen me Ramën/ Çfarë më ofroi për t’u bashkuar me PS-në

Nga përvojat që kam parë në literaturë do të duhen 2 apo 3 vite procedurat e gjykimit në Hagë deri në momentin që ata të afrohen drejt një zgjidhje.

Unë kam frikë se mos gjykata e Hagës do harrojë Gjirin e Sarandës, pra nëse nuk e zgjidhim edhe atë, pra nëse Saranda nuk do të ketë gjirin e saj të përfshirë në ujërat e brendshme dhe e lëmë të ndahet mes ujërave me Greqinë, kjo për ne është humbje e madhe. Shpresoj që të mos ndodhë”, tha ai./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Rama e Veliaj të zhytur deri në fyt në mafian e plehrave”/ Zhupa: Nuk njohin asnjë kod nderi

Publikuar

-

Nga

"Rama e Veliaj të zhytur deri në fyt në mafian e plehrave"/ Zhupa: Nuk njohin asnjë kod nderi

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, për deklaratat për inceneratorët.

Zhupa e quan Veliajn vemje të bashkisë, ndërsa thotë se prej ditësh po bredh në çdo lagje të Tiranës duke shpifur, që t’i bjerë në sy Ramës.

Demokratja kujton vdekjen e Ardit Gjoklajt, ndërsa thekson edhe njëherë akuzat se kjo ngjarje është në përgjegjësi të kryebashkiakut.

Sipas saj, Rama dhe Veliaj janë të zhytur deri në fyt në mafian e plehrave dhe janë gati të bëjnë çdo gjë për të hequr vëmendjen nga ky hall.

“Sa herë është në hall, Edi Rama përdor vemjen e bashkisë, pasi e di mirë se ai mund të bëjë çdo gjë vetëm e vetëm që t’i mbushe mendjen shefit se nuk do t’ja zërë vendin. Për këtë, ka ditë që vemja i bashkisë bredh lagje me lagje të Tiranës duke shpifur e gënjyer dhe duke moskursyer ne këtë llum banaliteti as viktima dhe familjare te tyre me shpresen se shefit te tij do ti pëlqejë kjo gjë.

Siç e kanë zakon prej vitesh, vemja dhe shefi i tij kthehen gjithmonë ne vendin e krimit duke perdorur fatkeqesine e viktimave dhe dhimbjen e tyre. Keshtu ndodh kur vemja shkon në Sharre dhe perpiqet te mos e kujtoje Ardit Gjoklajn, vdekja e te cilit eshte pergjegjesi direkte e tij.

LEXO EDHE:  Kryeministri Rama shuplake ministrave/ Jeni arrogante dhe te merzitshem

LEXO EDHE:  Video/ Policia e Xhafajt terror qytetarëve

Keshtu ndodh dhe kur permend 21 janarin, nderkohe vemja i Bashkisë dhe shefi i tij ja fshehin qytetarëve gradimin që i bënë në postin e kryetarit të PS-së në Mat dhe kryetarit të Bashkisë së këtij qyteti qitësit mbi viktimat e asaj dite. Cila ishte merita e veçantë e qitësit të 21 janarit që mori këto pozita në PS dhe pushtetin vendor? Se shqiptarët e njohin vetëm për atë që bëri më 21 janar.

Nëse duan të përmendin 21 janarin, vemja dhe shefi i tij duhet t’ia fillojnë nga përgjigjia për këtë pyetje. Sepse e vërteta është që ata jane ne hall te madh. Të zhytur deri në fyt në mafian e plehrave, ata janë gati të bëjnë çdo gjë për të hequr vëmendjen nga ky hall. Edi Rama dhe vemja e tij në bashki nuk njohin asnjë kod nderi, njohin vetëm kodin e mafias me të cilën po grabisin 400 milion euro të shqiptarëve”, shkruan ajo në rrjetet sociale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Skema e inceneratorëve po mbytet”/ Paralajmëron Alibeaj: Nuk del dot pa u lagur

Publikuar

-

Nga

"Skema e inceneratorëve po mbytet”/ Paralajmëron Alibeaj: Nuk del dot pa u lagur

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, ka publikuar një video për skemën e inceneratorëve, të cilët janë akuzuar se kanë vjedhur miliona euro nga taksat e qytetarëve.

Në video dëgjohen disa deklarata të ministrit të Rindërtimit Arben Ahmetajt, ndërsa demokrati thotë se këto janë justifikime boshe.

Alibeaj paralajmëron se anija e “Skemave të inceneratorëve” po mbytet, dhe çdo tentativë për të dalë pa lagur është e pamundur.

LEXO EDHE:  Basha akuza Ramës: Është i zhytur në krim dhe i lidhur me bandat kriminale

LEXO EDHE:  “As optimist as pesimist për negociatat/ Rama mesazh nga makina: Merkel po përpiqet për “Po”

Thonë, se minjtë janë të parët që lënë anijen kur ndjejnë ujin!

Anija juaj e “Skemave të inceneratorëve” po mbytet, dhe çdo tentativë për të dalë pa lagur është e pamundur!

Kot e ke që mundohesh të lësh anijen me justifikime boshe.

Mos beso më asnjë fjalë nga këta hajdutë!”, shkruan ish-deputeti në rrjetet sociale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE