Connect with Us

Dëshmia tronditëse/ “Çadra na zë frymën. Fëmijët i kam futur në shtëpinë e shembur nga tërmeti”

Politikë

Dëshmia tronditëse/ “Çadra na zë frymën. Fëmijët i kam futur në shtëpinë e shembur nga tërmeti”

Publikuar

-

Albina Vuka

Tërmeti i 26 nëntorit dhe braktisja shtetërore vazhdojnë të prodhojnë pasiguri tek banorët që u prekën prej tij. Banorja e Lezhës Albina Vuka, së cilës shtëpia i është kthyer në një gërmadhë, thotë se ka 10 muaj që bashkë me tre fëmijët dhe burrin e sëmurë me karrocë, jetojnë në çadër dhe kontenier. Në dy muajt e fundit, për t’i shpëtuar temperaturave dhe vështirësisë që ka qëndrimi në çadër, është detyruar që të futet në shtëpinë e shpallur të pabanueshme dhe për t’u shembur. Ish-nënkryetarja e bashkisë Lezhë, Alfrida Marku, u njoh nga afër me shqetësimin e kësaj familjeje, të cilës edhe pse shtëpia u është cilësuar DS4, ende nuk po shohin ndihmë nga shteti. Albina Vuka shprehet se dimri po afron dhe se do jetë akoma më e vështirë për ta, nëse institucionet përkatëse nuk e riparojnë sa më shpejt shtëpinë e saj.

Albina Vuka: Unë jam Albina Vuka. Nëna e 3 fëmijëve, bashkëshorti i sëmurë ka 5 vite, është i paralizuar ne karrocë. 10 muaj ka domethënë që ne flemë jashtë. Shtëpinë e kanë nxjerr DS4, të pabanueshme.

Alfrida Marku: Të pabanueshme. Që duhet të rindërtohet.

Albina Vuka: Që duhet të rindërtohet. Do ta bëjmë, ata thonë do ta bëjmë, do ta bëjmë po unë nuk jam duke parë gjë. Prej tërmetit në kontenier e në çadër kemi kaluar, ka 2 muaj kam ndenjur në çadër. Në çadër nuk munda të rri më se është e papërballueshme, çadra se na zë dhe frymëmarrja. I kam nxjerr fëmijët, i kam futur në shtëpi të shembur.

LEXO EDHE:  Vendi drejt zgjedhjeve të parakohshme?/ Ish-ministri zbulon lëvizjen e Ramës

Alfrida Marku: Dhe duke rrezikuar jetën?!

Albina Vuka: Edhe duke rrezikuar jetën e fëmijëve!

Alfrida Marku : Sepse shtëpia është e pabanueshme…

Albina Vuka: Shtëpia është e pabanueshme.

Alfrida Marku: Dhe akoma s’ka asnjë veprim për me nis ndërtimin e saj?!

Albina Vuka: S’shohim gjë, deri në këtë minutë nuk shohim gjë! Që duhet të rindërtohet. Do ta bëjmë, ato thonë do ta bëjmë, do ta bëjmë, po unë s’jam t’u pa.

Alfrida Marku: Pashë një libër aty te dhoma.

Albina Vuka: Po!

Alfrida Marku: Fëmijët mësojnë te shtëpia e dëmtuar?

Albina Vuka: Po, në shtëpi të dëmtuar hyn dhe mëson vajza. Ku do të mësojë? Në kontenier i sëmuri do qetësi, këtu nuk rrihet prej nxehtit, të zihet fryma. Ku ka gjet qetësinë? Në shpi të pabanueshme. Asnjë send nuk kërkoj tjetër, vetëm kërkoj të më bëjnë një grimë shpi e të fus 3 fëmijët brenda dhe burrin e sëmurë brenda. Unë nuk kërkoj gjë prej shtetit tjetër.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Nishani paralajmëron Ramën/ PD do ju dërrmojë në zgjedhje, do tronditet thellë sistemi

Publikuar

-

Nga

Nishani paralajmëron Ramën/ PD do ju dërrmojë në zgjedhje, do tronditet thellë sistemi

Ish-presidenti Bujar Nishani, ka paralajmëruar se sistemi do të pësojë një tronditje të thellë më 25 prill.

Nishani tha në emisionin “Arena” në Ora News, se PD është e përgatitur për të sjellë rrotacion politik, ndërsa pretendon se do t’i dërrmojë socialistët në zgjedhjet paralamentare.

Interesat kanë ndryshuar dhe mendojnë shumë më ndryshe. Pavarësisht gjithë risive që kanë ndodhur, për mua është e pamjaftueshme për të bindur njerëzit se nuk do të ketë vetëm një rrotacion të thjeshtë, por ne do të sjellim një tronditje të thellë të sistemit.

Ne besojmë se PD është përgatitur për ë sjellë disa risi që mendohet se do ta bindin qytetarin shqiptar se PD-ja do të sjellë diçka ndryshe jo një zvarritje tjetër. Ne mendojmë se Rilindjen do ta dërrmojmë në zgjedhje. Kështu do t’i shërbejmë jo vetëm Rilindjes, por edhe gjithë Shqipërisë”, theksoi ai./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Landfilli i Sharrës/ Veliaj-Bashës: Kemi kursyer 3 milionë euro nga afera që kishe bërë gati

Publikuar

-

Nga

Landfilli i Sharrës/ Veliaj-Bashës: Kemi kursyer 3 milionë euro nga afera që kishe bërë gati

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i është përgjigjur me akuza kryetarit të Partisë Demokratike për Landfillin e Sharrës.

Veliaj pretendon se Basha kishte firmosur një projekt me kosto më të larta dhe sipas tij, qeveria e Ramës ka kursyer  3 milionë euro.

Kishin bërë një aferë gati. Të harxhojmë 24 milionë për sistemin, investimin dhe pastaj nga ai moment 37 euro për ton. Ne e kemi çuar në 29, 30% më pak dhe 0 për investimin. Ti thua se si investim, bëje vet, unë kam detyrim që për çdo ton të të paguaj dhe për aq kohë sa është më pak, është fitimi. Kështu që kjo është më se e verifikueshme se duket çfarë ka firmosur Lul Basha, çfarë kemi firmosur ne. Ju thoni çfarë janë 8 euro më shumë, janë 1000 ton në ditë, janë 8000 euro në ditë, në 365 ditë janë 3 milionë euro.

Qartazi, vajtojnë se pyetja që unë kam, nëse kjo u bëka me 3 milionë euro më pak, pse duhet të vazhdonim  me atë të Lulit? Këtu prap lind një dyshim. Do të thotë që ti i kishe mbyllur disa marrëveshje dhe për diçka që mund të bëje më pak, insiston që mund të bëhet me më shumë këtu kërcet dicka. Basha duhet të sqarojë përse mërzitet kur ne kursejmë para publike. Nëse do e kishim rritur 30%, do ishte e vështirë të jepnim përgjigje”, u shpreh socialisti në Fax News./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Afera e inceneratorëve/ Nishani: Grabitje më e dhunshme sesa ajo e Rinasit

Publikuar

-

Nga

Afera e inceneratorëve/ Nishani: Grabitje më e dhunshme sesa ajo e Rinasit

Ish-presidenti Bujar Nishani, njëherazi kryetar i komisionit të vlerësimit brenda PD, është i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Arena”, ku mes të tjerave ka folur dhe për aferën e inceneratorëve.

Nishani tha se inceneratorët janë një grabitje më e dhunshme sesa ajo e Rinasit, ku u vodhën rreth 6 milionë euro.

“Po marrim një rast që duhet të ulërijmë të gjithë, rasti i fundit i skandalit të inceneratorëve. Nuk po i hyjmë problemit ambienti, mafia, e të tjera.

Ka një tjetër fakt ulëritës, është një grabitje e dhunshme, më e dhunshme se grabitja që u krye në Rinas. Nuk po hyj të analizojë, po marr një fakt; Në një ditë krijohet firma, aplikon, pa konkurrentë, fiton, nënshkruan kontratën, konsumohen ankimimet, çohen paratë, brenda 24 orëve”, tha ai./CNA.al

LEXO EDHE:  Preç Zogaj sulmon Berishën/ Fryma sektare erdhi në PD nga Partia e Punës

LEXO EDHE:  Përplasen dy automjete në Durrës/Plagosen tre persona

LEXO TE PLOTE