Connect with Us

Deklarata e OBSH/ Nuk mund të themi kur do të përfundojë pandemia

Sociale

Deklarata e OBSH/ Nuk mund të themi kur do të përfundojë pandemia

Publikuar

-

OBSH: Hapja e shteteve pa vënë nën kontroll koronavirusin, "recetë për katastrofë"

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka deklaruar se nuk e di se kur do të përfundojë pandemia e koronavirusit, por mendon se sëmundja do të vihet nën kontroll brenda dy viteve.

Kanë kaluar plot gjashtë muaj që kur OBSH-ja e shpalli pandemi këtë sëmundje.

”Nga kjo pikëpamje, nuk mund të themi kur do të përfundojë pandemia, por është e mundur që me përpjekjet globale dhe teknologjinë moderne, ajo duhet te menaxhohet me mirë”, theksoi OBSH.

LEXO EDHE:  Coronavirus, një alarm për biznesin dhe ekonominë shqiptare

OBSH-ja deklaroi se shtetet duhet të përqendrohen në katër prioritete: parandalimin e përhapjes së virusit, aftësimin e njerëzve për të mbrojtur veten, bazat e shëndetit publik dhe mbrojtjen e kategorive të cenueshme, përfshirë të moshuarit dhe personat me aftësi të kufizuara.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Nesër nis shkolla/ Shahini zbulon planin B në rast se do ketë infektime

Publikuar

-

Nga

Nesër nis shkolla/ Shahini zbulon planin B në rast se do ketë infektime

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Znj. Besa Shahini, nëpërmjet një video-mesazhi ka përcjellë urimin e saj për vitin e ri shkollor 2020-2021, ndërsa nënvizon edhe masat e ndërmarra për të siguruar një fillim sa më të mbarë të tij.

“Nxënës të dashur! Nesër do të uleni në bankat e shkollës përsëri për të filluar vitin e ri shkollor 2020-2021. Kjo është një ditë e madhe dhe e rëndësishme për ju, ndaj jemi përkujdesur me stafet e shkollave, mësuesit tuaj, drejtorët e shkollave, si dhe të gjithë institucionet përgjegjëse për të siguruar një fillim sa më të mbarë për vitin e ri shkollor”, shprehet ajo teksa apelon për respektimin e protokolleve:
E di që do e keni shumë të vështirë të ndiqni protokollet e sigurisë së shëndetit që kemi vendosur në shkollat tuaja, por kjo është e domosdoshme në mënyrë që të minimizojmë përhapjen e koronavirusit në shkollë, i cili është ende mes nesh, dhe në mënyrë që të qëndrojmë sa më gjatë në shkollë”.

LEXO EDHE:  Studimi/ Mbroni sytë! Covid-19 mund të qëndrojë aty deri në 27 ditë



Në rast se duhet të mbyllim ndonjë klasë apo ndonjë shkollë për shkak të infektimeve, Ministrja Shahini cilëson se “do të mbështetemi tek plani B, që është kanali “RTSH Shkollë”, ku i kemi të xhiruara të gjitha leksionet që do t’i zhvilloni edhe në shkollë me mësuesit tuaj, dhe kemi edhe platformën online që do të shërbejë për mësim në kushte shtëpie.

LEXO EDHE:  4 javë në terapi intensive/ 70 vjeçari mposht koronavirusin dhe kthehet në shtëpi

Në fund, duke sjellë në vëmendje se në ambientet e brendshme të shkollës janë të afishuara edhe rregullat për t’u ndjekur gjatë mësimit e qëndrimit në shkollë, Ministrja Shahini uron shumë suksese e mbarësi në vitin e ri shkollor 2020-2021.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

“Sfidë e madhe për të ruajtur shëndetin e fëmijëve”/ Manstirliu jep mesazhin e rëndësishëm para nisjes së vitit shkollor

Publikuar

-

Nga

“Sfidë e madhe për të ruajtur shëndetin e fëmijëve”/ Manstirliu jep mesazhin e rëndësishëm para nisjes së vitit shkollor

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka dalë me një mesazh një ditë para nisjes së vitit të ri shkollor, duke kërkuar ndërgjegjësimin e të gjithëve për të respektuar masat anti-Covid.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, ministrja e cilëson ditën e nesërme një sfidë për të ruajtur shëndetin e fëmijëve, mësuesve dhe çdo familje.

“Bëhu super hero, mbaj maskën Nesër është një ditë e veçantë, jo vetëm sepse nis viti i ri shkollor, por edhe se, do të jetë një sfidë e madhe për të ruajtur shëndetin e fëmijëve, mësuesve dhe çdo familje, për të mos lejuar përhapjen e COVID19

LEXO EDHE:  Coronavirus, një alarm për biznesin dhe ekonominë shqiptare

LEXO EDHE:  Konfirmohet shqiptari i parë me koronavirus në Itali

Secili mund të japë një dorë për shkolla të sigurta.

Maska/barriera mbrojtëse prej tekstili është një akesesor që nuk duhet të mungojë asnjë ditë”, shkruan ajo./CNA.al



#GatiPërShkollë 🎒📚së bashku me fëmijët për të përballuar sfidën e sigurisë shëndetësore🤗Një mesazh për të gjithë nxënësit, prindërit dhe mësuesit, për t'ju përgjigjur sfidës së rihapjes së shkollave #SëBASHKU!Për çdo shqetësim, koordinatori i posaçëm i mbrojtjes shëndetësore në çdo shkollë, do të sinjalizojë strukturat e shërbimit shëndetësor, që janë në gatishmëri të plotë👩🏻‍🔬🚑🏥#SUKSESE🙏

Gepostet von Ogerta Manastirliu am Samstag, 12. September 2020

LEXO TE PLOTE

Sociale

Lajm i hidhur/ Ndërron jetë nga koronavirusi historiani i njohur

Publikuar

-

Nga

Lajm i hidhur/ Humb jetën pedagogu i njohur nga koronavirusi

Historiani i njohur Llambro Filo ka ndërruar jetë ditën e sotme nga koronavirusi.

Filo ka humbur betejën me virusin e padukshëm në moshën 78-vjeçare pas dy javësh që ishte shtruar në spital.

Historiani është autor i shumë librave historikë dhe teksteve shkollore për arsimin parauniversitar, si dhe ishte pedagog në Universitetin e Tiranës

Dyshohet se ai u infektua gjatë pushimeve verore dhe që prej asaj kohe ka pasur temperaturë të lartë dhe dhimbje gjoksi.



Për humbjen e tij ka reaguar edhe profesoresha e historisë, Valentina Duka, e cila i shpreh ngushëllimet familjarëve.

LEXO EDHE:  Si evoluojnë viruset, dhe çfarë mund të ndodhë me Covid-19?

LEXO EDHE:  4 javë në terapi intensive/ 70 vjeçari mposht koronavirusin dhe kthehet në shtëpi

“Me keqardhje të thellë mësuam lajmin për ndarjen nga jeta të Prof. Llambro Filos, një nga pedagogët veterane, të Departamentit të Historisë të Universitetit të Tiranës. Ne ish-studentët dhe koleget e tij do ta kujtojmë gjithnjë me respekt profesorin e ndjere për kontributin shembullor jo vetëm si mesimdhënës dhe studiues i historisë, por edhe për komunikimin të ngrohtë dhe njerëzor me studentët dhe kolegët.

Me këtë rast ne u shprehim ngushëllime familjarëve dhe të afërmve të tij. Lamtumire profesori ynë i paharruar! Pushofshi në Parajsë!”, shkruan Duka./ CNA.al

LEXO TE PLOTE