Connect with Us

Çmendina, gjarpërinj, shpella/ Kush janë vendet e frikshme që ndalohet të vizitohen

Blog

Çmendina, gjarpërinj, shpella/ Kush janë vendet e frikshme që ndalohet të vizitohen

Publikuar

-

Ndërsa e gjejmë veten të zënë me rutinat tona të përditshme, është e lehtë të harrojmë se sa magjepsëse është në të vërtetë bota në të cilën jetojmë. Ne harrojmë të gjitha vendet misterioze dhe gjërat e pabesueshme që presin të eksplorohen.

Pyje të errët ogurzinj, qytete të braktisura, spitale të shkretuara, dhe çudira të tjera janë praktikisht kudo. Dhe pavarësisht sesa larg apo pranë mund të jenë, dhe si vende ku vetëm pak njerëz guxojnë të shkojnë, disa aventurierë në mbarë globin janë të gatshëm të pasurojnë përvojën e jetës së tyre.

Por ka disa që edhe aventuristi më i marrë do ta kishte problem të shkonte. Vende të cilat, nëse i vizitoni, mund t’iu çojnë në burg, apo më keq akoma drejt vdekjes. Nga spitalet e dikurshme psikiatrike tek shpellat sekrete dhe ishujt e tejmbushur me gjarpërinj, ja cilët janë disa prej destinacioneve më të frikshme sot në botë.

Povelja (Itali)

Ky ishull i vogël i ndodhur në zemër të Lagunës Veneciane, midis Venecias dhe Lidos, ka qenë herë pas here i pabanuar gjatë gjithë historisë. Në fundin e shekullit XVIII-të dhe fillimin e XIX-të, Povelja u përdor si një stacion karantine për udhëtarët e detit të dyshuar se bartnin sëmundje të ndryshme, ndërsa në vitin 1922 u shndërrua në një spital psikiatrik. Besohet se gjatë atyre viteve, pacientët e shtruar në spital iu nënshtruan eksperimenteve dhe torturave të ndryshme, derisa një mjek u vetëvra duke u hedhur nga godina kryesore.

Në vitin 1968 spitali u mbyll, dhe më pas ishulli u braktis. Një tabelë e gdhendur me shkronjat  ‘Reparto Psichiatria’ varet ende në muret e spitalit përgjatë kambanoreve, që është edhe një nga disa prej ndërtesave të mbijetuara në ishull. Ishulli është për momentin një zonë me qasje të kufizuar, pasi qeveria italiane synon t’ia shesë pronën ofertuesit më të lartë për shndërrimin e strukturave aktuale në një hotel luksoz.

Ishulli i Sentinelit Verior (Arkipelagu Andaman)

Në Gjirin e Bengalit, ekziston një ishull ku koha ka ndalur, dhe ku banorët vendas janë të gatshëm të vrasin këdo që përpiqet të shkelë në tokën e tyre. Thuhet se fisi sentinelez që jeton në Ishullin Sentinelit Verior në Arkipelagun Andaman, nuk ka fare kontakte me botën e jashtme.

Ai nuk e njeh se çfarë është bujqësia, dhe jeton ende me gjueti si njerëzit e tjerë në Epokën  e Gurit. Shumë studiues janë përpjekur të vendosin kontakte dhe të komunikojnë me fisin, por çdo herë ata refuzohen me dhunë. Duket sikur banorët e ishullit hezitojnë të kenë çfarëdolloj lidhje me botën e jashtme dhe duan të lihen rehat në botën e tyre. Përveç disa udhëtimeve të izoluara antropologjike, kushdo që guxon të kapërcejë bregun e detit qëllohet me shigjeta.

LEXO EDHE:  A qëndron Xhorxh Soros pas financimit të rebelimit të ANTIFA-s në SHBA?

Banka botërore e Farërave Svalbard (Norvegji)

Ajo gjendet 119 metra poshtë një mali ranor në ishullin Spitsbergen. Pa asnjë aktivitet tektonik dhe me një klimë të acartë gjatë gjithë kohës përreth objektit, Spitsbergen është klima ideale për 1.750 depozitat e farërave nga e gjithë bota dhe mostrat e tyre të rralla të çmuara që janë mbledhur ndër dekada.

Farërat po mbahen në dhoma në temperaturë -18 gradë Celcius larg civilizimit, larg luftës. Pra edhe nëse ndodh apokalipsi, atje ato të mbijetojnë për shkak të mjedisit të ftohtë që do të parandalojë plakjen e farave. Nëse nuk jeni studiues i pajisur me një leje të veçantë apo pronar i njërës prej depozitave, nuk lejoheni kurrsesi të hyni në këtë objekt.

Ilha da Queimada Grande (Brazil) – Ishulli i Gjarpërinjve

Në këtë pjesë të mrekullueshme, por plotësisht të braktisur të pyjeve të shiut në Oqeanin Atlantik, buzë brigjeve të Brazilit, gjendet habitati i njërit prej gjarpërinjve më vdekjeprurës Bothrops Insularis ose Nepërka e Artë.

Mijëra nga këto nepërka kanë mbetur të bllokuara në Ilha da Queimada Grande disa shekuj më parë kur nivelet e detit u rritën, dhe e mbuluan tokën që bashkonte ishullin me kontinentin. Më vonë njerëzit u larguan tërësisht nga ishulli, dhe pa praninë e njerëzve popullata e gjarpërinj u shtua me shpejtësi, duke e shndërruar ishullin në “mbretërinë” e tyre vdekjeprurëse.

Tani aty ka një gjarpër për çdo 1 metër katror të ishullit. Qeveria braziliane vendosi disa vite më parë ta mbyllë vendin për çdo vizitor i zakonshëm, përveçse për qëllime të veçanta shkencore. Një far i ndërtuar në ishull në vitin 1909 shërben si paralajmërim për anijet e bllokuara dhe për këdo që nuk është i informuar.

Shpellat Lasko (Francë)

Disa nga pikturat më të bukura prehistorike në historinë e njerëzimit dhe që datojnë para 32.000 vjetësh u zbuluan më 12 shtator 1940, nga 18 vjeçari Marsel Ravidat i cili e zbuloi rastësisht hyrjen e shpellave. Ato u hapën për publikun e gjerë në vitin 1948, duke i dhënë mundësi vizitorëve të vëzhgonin pikturat e ndryshme murale, përfshirë  “Sallën e Demave”, “Shtegun”, “Boshti”, “Bucela”, “Dhoma e tigrave”.

Por kjo shkaktoi jo pak dëme pasi dioksidi i karbonit, nxehtësia dhe lagështia e prodhuar nga 1.200 vizitorë e përditshëm i dëmtoi pikturat. Në vitin 1963, Shpellat Lasko u mbyllën për publikun, ndërsa pikturat e lashta u restauruan plotësisht.

Regjisori i mirënjohur gjerman Verner Herzog u lejua përmes një leje të veçantë nga Ministri Francez i Kulturës që të hyjë në shpellë dhe për të xhiruar dokumentarin e tij të vitit 2010, “Shpella e ëndrrave të harruara”. Ai dhe ekipi i tij u lejuan të hyjnë vetëm për 6 ditë nga 4 orë në secilin rast./ thevintagenews.comPërshtatur nga CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Blog

Biznesi i familjes Bajden, dhe lidhjet e saj me Kinën

Publikuar

-

Nga

Biznesi i familjes Bajden, dhe lidhjet e saj me Kinën

“The Wall Street Journal”

* Shumica e mediave po e injorojnë përmbajtjen e elektronike të gjetur në laptopin e Hanter Bajden, por kjo nuk do të thotë që ato nuk përbëjnë lajm. Xho Bajden ka detyrimin t’i përgjigjet pyetjeve rreth ndikimit të djalit të tij dhe bizneseve të tij, sidomos në lidhje me Kinën.

“The New York Post” botoi javën e kaluar përmbajtjen e materialeve në një laptop që supozohet se i përkiste Hanterit. Gazeta ka qenë transparente, duke thënë se e ka marrë kopjen e hard drive-it nga avokati i Donald Trump, Rudi Xhuliani, që nga ana e tij thotë se e ka marrë atë nga pronari i një dyqani për riparimin e kompjuterave në Delauer, ku kompjuteri u braktis në vitin 2019.

Xho Bajden e përqesh këtë çështje si një “fushatë shpifjesh”, ndërsa Kryetari demokrat i Komitetit të Inteligjencës në Kongres Adam Shif, nuk e quan atë si një provë, por një “dezinformim rus”. Drejtori i Inteligjencës Kombëtare Xhon Retklif, thotë se qeveria nuk ka të dhëna që e mbështesin pretendimin për një dezinformim.

Një laptop ndodhej në një servis kompjuterësh që nga prilli 2019. Ai përmban emrin e Hanter, dhe atë që duket të jetë firmat i tij. Pronari i servisit tha se kompjuteri dhe hard disku u sekuestruan nga FBI në dhjetorin e vitit të shkuar. Ndërsa shtabi i fushatës së Bajden, nuk ka thënë që posta elektronike është e rreme.

Email-et në lidhje me biznesin e Hanterit në Ukrainë janë raportuar gjerësisht në media. Por më intriguese është një e-mail i majit 2017, që përfshin një diskutim rreth “paketave të shpërblimit” për 6 persona, si pjesë e një marrëveshje biznesi me kompaninë e madhe energjetike kineze sot të shpërbërë, CEFC China Energy.

Kompania kineze, bëri bujë në mediat ndërkombëtare disa vjet më parë, kur qeveria amerikane akuzoi një organizatë të financuar nga CEFC për pastrim parash, dhe kur drejtori i saj ekzekutiv u ndalua nga autoritetet kineze. CNN raportoi në vitin 2018 se “në kulmin e saj”, CEFC ishte “e vështirë të dallohej” nga qeveria kineze.

Sipas postës elektronike, Xho dhe Hanter Bajden ishin në të njëjtën linjë në 2017, për të përfituar nga një marrëveshje me CEFC. Një e-mail duket se identifikon Hanter Bajdenin si “kryetar/zëvendëskryetar, në varësi të marrëveshjes me CEFC”.

Ai gjithashtu i referohet pagesave financiare në termat e “20” për “H”, dhe “10 të mbajtura nga “H” për djalin e madh?”. Fox News thotë se ka konfirmuar vërtetësinë e postës elektronike, me një nga marrësit e saj, dhe burimet thonë se “djali i madh” në këtë mesele është Xho Bajden.

LEXO EDHE:  A qëndron Xhorxh Soros pas financimit të rebelimit të ANTIFA-s në SHBA?

LEXO EDHE:  Demokracia liberale, përmban “farat” e shkatërrimit por edhe të shpëtimit të vetes

Një e-mail i gushtit të vitit 2017 nga “Robert Biden” (emri zyrtar i Hanter), thotë se marrëveshja fillestare ishte për 10 milion dollarë në vit, por që atëherë ishte bërë “shumë më interesante për mua dhe familjen time”, pasi përfshinte një pjesë të “kapitalit dhe fitimeve”. Stafi i Xho Bajden, thotë se kthimet e taksave, nuk tregojnë ndonjë përfshirje të familjes në investimet kineze.

Refreni i mediave të majta, është se edhe nëse këto komunikime elektronike janë të vërteta – në fakt familja Bajden nuk e mohon vërtetësinë e tyre – ato nuk arrijnë të provojnë se Xho Bajden ka shkelur ndonjë ligj. Por krimet nuk janë standardi minimal për sjelljen politike të një politikani.

Bajden ishte në vitin 2017 një qytetar i thjeshtë, por po konsideronte mundësinë e garimit për president. Një transaksion që do ta bënte atë – ose djalin e tij – partner me një kompani të lidhur me qeverinë kineze, ngre shumë pikëpyetje rreth gjykimit dhe mënyrës se si ai do ta sillej me Kinën si president i SHBA-së.

Xho Bajden duhet të qartësojë të gjitha dyshime mbi lidhjet e tij ekonomike me Kinën. Kjo është në interesin e tij politik. A është ai “djali i madh” në e-maile? Çfarë ndodhi me marrëveshjen? Kina do të jetë një nga sfidat më të vështira të politikës së jashtme të Bajdenit, dhe dokumentet e pashpjegueshme nuk do të zhduken edhe nëse ai zgjidhet president.

Nëse republikanët mbajnë Senatin, është e sigurt që do të ketë më shumë investigim mbi këtë çështje. Ndoshta Xho Bajden mund të mos ketë qenë i përfshirë, dhe Hanter e ka përdorur emrin e babait të tij për të bizneset e veta.

Por është gjithashtu e mundur që Xho Bajden të ketë qenë në dijeni të biznesit të CEFC, dhe të ketë hezituar t’i thoshte të birit se nuk mund të përdorte emrin dhe pozicionin e babait të tij për punët private. Cilado qoftë e vërteta, publiku meriton të dijë të vërtetën./ Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Presidencialet e SHBA/ Pse sondazhet mund të kenë gabuar sërish

Publikuar

-

Nga

Presidencialet e SHBA/ Pse sondazhet mund të kenë gabuar sërish

Nga G.Murphy Donovan “American Thinker”

* Sondazhet dhe ekspertët e tyre, dolën bllof gjatë zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016. Në fakt, në zgjedhjet e fundit grupimi anti-Trump ishte aq universal, me anketuesit dhe gazetarët kryesore, sa që është e vështirë të besosh se nuk kishte një komplot për të dekurajuar votuesit e Trump.

Me zgjedhjet e radhës në prag, sondazhet duket se po rikthejnë në skenë një lloj dezha vy-je. Donald Trump po sulmohet nga të gjitha anët si “kalorësi i errët”. Por këtë vit ka disa prova të qarta, se përse sondazhet dhe media mund të jenë sërish në rrugë të gabuar, ose po i paraqesin keq shifrat.

Anketuesit bien dakord për një gjë:votuesit në zonat rurale janë mjaft të vështirë për t’u arritur për të kryer sondazhe me ta. Dhe shpjegimi është i vetëkuptueshme. Punonjësit amerikanë “jakë blu”, ose të “mjerët” siç etiketohen nga demokratët janë ende në punë.

Amerikanët e zonave urbane, punonjësit e qeverisë dhe shkollave ​​publike janë me leje me pagesë për shkak të epidemisë së Covid. Një në katër amerikanë, punon për qeverinë ose shkollat e të gjitha niveleve. Ata mund të mbi-përfaqësohen në sondazhe.

Votuesit e Bajdenit, kryesisht në zonat urbane, janë sërish në shtëpi; duke iu përgjigjur telefonit, dhe duke qenë të gatshëm të shtrembërojnë kurbën e sondazhit. Nëse karantinat në zonat urbane janë një komplot për të dëmtuar Trumpin, kjo mund të ketë një efekt të kundërt në kampuset universitare.

Të rinjtë e kësaj moshe, janë zakonisht me prirje liberale, por apatikë në raport me proceset zgjedhore. Me shkollën që ka një ndërprerje për një kohë pacaktuar, kampuset nuk do të kenë këtë vit shumë votues që mund t`a hedhin votën në favor të dyshes Bajden/Herris.

Ndërkohë që nga mesi i shekullit XX, afro-amerikanët kanë qenë të prirur të votonin për demokratët; si për ironi partia e skllavërisë. Diçka ka ndryshuar këtë vit. Zezakët po vetë-deklarohen si të pavarur në një numër të konsiderueshëm, një lajm ky jo i mirë për liberalët dhe demokratët.

Këtu nuk ndihmoi as qëndrimi mbrojtës i Bajdenit ndaj zezakëve. Ndërkohë, as shenjat e tjera nuk janë të mira. 27 republikanë zezakë po garojnë këtë vit për në Kongres. Ndërkohë, një numër i konsiderueshëm amerikanësh të zakonshëm, sidomos ata që jetojnë afër qyteteve, nuk do të denjonin të tregonin hapur mbështetjen për Trump. Ata nuk mbajnë asnjë poster në oborrin e shtëpisë së tyre apo në parakolpin e makinës, pasi kjo do t’i vinte në shënjestër të banditëve liberalë, lëvizjes “Black Lives Matters” dhe aktivistëve të ANTIFA- që tashmë janë derdhur rrugëve të SHBA-së.

LEXO EDHE:  Xi Jinping, po e humb kontrollin e “kontrollokracisë” që ka ngritur në Kinë

LEXO EDHE:  Kurani dhe Bibla kanë më shumë të përbashkëta, nga sa mund ta mendoni

Votuesit e ndrojtur të Trumpit, po ruajnë një profil të ulët, ndërsa “kultura e anulimit” po vijon të lulëzojë, pasi demokratët e dinë se trazirat në shtetet e tyre nuk do të shuhen shumë shpejt. Nuk ka ndonjë metrikë përveç votës, për të numëruar mbështetësit e heshtur të Trump.

Hakmarrja më e mirë është një fitore. Sondazhet politike amerikane, janë më të pandershmet në botë. Asnjëherë nuk na është thënë se sa telefonata duhet të bëhen për të marrë një përgjigje, dhe nuk ka as ndonjë mënyrë për të vlerësuar ndershmërinë e të anketuarve, demokratëve, republikanëve apo të pavarurve.

Kur nuk dimë numrin e atyre që refuzojnë të përgjigjen, dimë edhe më pak për apatinë apo armiqësinë e plotë ndaj vetë sondazheve. Faktet e harruara konsiderohen shumë rrallë. Censorët e mediave urbane, nga të cilat industria e sondazheve është një nëngrup, tani përfshijnë Komisionin e Debatit Presidencial dhe perandoritë dot.com.

“Big Brother” është qartësisht një demokrat urban. Është një bast shumë i sigurt, që të njëjtët njerëz që do të guxojnë të votojnë atë ditë Trumpin, mund të mos jenë të gatshëm të flasin, ose të jenë të sinqertë me një anketues urban. Në fakt, sondazhet popullore në mbarë vendin janë të kota, pasi një president zgjidhet shtet më shtet përmes Kolegjit Zgjedhor.

Demokracia e vërtetë funksionon sipas rregullave. Shumica e sondazheve kryesore, lidhen me një ose më shumë media. Mediat partiake po shesin profeci dhe jo ​​parashikime. Ndër shumë gjëra të tjera, në fillim të muajit tjetër është mençuria e turmave./ Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Intervista/ Rasmusen: Si Perëndimi duhet t’i kundërvihet fushatave dezinformuese të Kinës dhe Rusisë

Publikuar

-

Nga

Intervista/ Rasmusen: Si Perëndimi duhet t’i kundërvihet fushatave dezinformuese të Kinës dhe Rusisë

“Bush Center”

Anders Fog Rasmusen shërbeu si kryeministër i Danimarkës nga 2001 në 2009. Në fund të tij vitit u bë Sekretar i Përgjithshëm i NATO, detyrë që e mbajti deri në vitin 2014. Ai tani është “Rasmussen Global” dhe një anëtar i bordit të “Aleancës së Demokracive”, një organizatë me seli në Kopenhagen, që ai e themeloi në vitin 2017 për të promovuar demokracinë dhe tregjet e lira. Në këtë intervistë ai flet për sfidën që kanë krijuar fushatat dezinformuese ndaj demokracive, mënyrat përmes të cilave konsumatorët mund të zbulojnë lajmet e rreme, dhe nevojën që demokracitë perëndimore të dominojnë mbi Kinën në zhvillimin e teknologjive si krijimi i rrjeteve 5G. Ai ka bindjen se teknologjitë e reja mund të ndihmojnë në forcimin e demokracive.

Cilat i shihni si kërcënimet më të mëdha nga dezinformimi për sa i përket zgjedhjeve, si në Shtetet e Bashkuara dhe gjetkë? Dhe nga vjen ky dezinformim?

Unë e konsideroj dezinformimin si një lloj të ri lufte. Ai vjen nga shumë burime. Lojtari i parë në këtë fushë ishte Rusia, por ne kemi parë ta përdorin këtë edhe qeveri të tjera autokratike. Gjatë pandemisë së Covid-19, kemi parë një rritje të fushatave dezinformuese nga ana e Kinës. Dhe kështu kanë vepruar edhe Koreja e Veriut, Irani dhe Venezuela. Besoj se fushatat e dezinformimit do të jenë një sfidë kryesore për shoqëritë e lira në vitet e ardhshme.

Më konkretisht për Evropën, çfarë po shihni në drejtim të dezinformimit në vende si Polonia, Hungaria ose vendet baltike, të cilat padyshim që e shqetësojnë shumë Danimarkën dhe Evropën më gjerë?

Ne kemi parë përpjekje për të manipuluar fushatat zgjedhore dhe referendumet në të gjithë Evropën. Unë nuk mendoj se ndonjë shoqëri, është 100 për qind e mbrojtur nga përpjekjet për të bërë ndaj saj fushata dezinformimi. Ne e pamë këtë gjatë referendumit për Brexit në Britani, në të ashtuquajturin ”referendumin e Katalonjës” në Spanjë.

E pamë edhe në Maqedoninë e Veriut, që mbajti një referendum për zgjidhjen e mosmarrëveshjes së emrit të saj me Greqinë. Ne e pamë edhe në Itali, vend që tashmë është një shoqëri shumë pro-ruse. Aty Rusia u përpoq të polarizonte ligjërimin publik dhe debatet politike, me synim forcimin e partive ekstremiste në Itali, dhe patën sukses.

“Aleanca për Demokracitë”, ka folur rreth asaj se si disa aktorë vendas po përdorin një “Manual dezinformimi ndërkufitar”, për të krijuar dhe theksuar të çarat në shoqëritë autoritare dhe demokratike. Çfarë është ky manual? Dhe si mund të reagojnë më mirë demokracitë?

Ne kemi parë që aktorët vendas, po përdorin të njëjtat mjete si aktorët shtetërorë, siç është Rusia. Ata po tentojnë të polarizojnë debatin e brendshëm para zgjedhjeve, me qëllim që të ndikojnë në rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve. Dhe si t’i kundërvihemi këtyre përpjekjeve për të garantuar një proces demokratik të lirë dhe të drejtë? Duhet të përdorim shumë mjete. Së pari, të rrisim ndërgjegjësimin, në mënyrë që publiku të jetë i vetëdijshëm për rrezikun e fushatave dezinformuese. Sa më shumë vetëdije, aq më rezistent do të jetë elektorati.

Ne duhet të krijojmë ato që unë i quaj “task-forcat zgjedhore”, për të monitoruar fushatat zgjedhore. Komisioni Transatlantik i Organizatës sonë për Integritetin e Zgjedhjeve ka vendosur grupe të posaçme, për shembull në Ukrainë dhe vende të tjera, për të monitoruar fushatën zgjedhore, dhe gjurmuar fushatat dezinformuese.

LEXO EDHE:  Ekspertët: 12 strategjitë më të mira për mosinfektimin nga Covid-19

LEXO EDHE:  Ekspertët: 12 strategjitë më të mira për mosinfektimin nga Covid-19

Kompanitë e teknologjisë duhet të angazhohen për zhvillimin e mjeteve inovative për të zbuluar jo vetëm lajme të rreme, por edhe fushatat e dezinformimit. Ne duhet të bëjmë atë që mundemi për t’iu kundërvënë narrativave të rreme. Ne duhet t’i kundërvihemi dezinformimit, duke krijuar për shembull media alternative.

Unë u kam rekomanduar shteteve baltike, që të krijojnë media rusisht-folëse për të kundërshtuar dezinformimin që vjen nga Rusia. Mjeti më efikas do të ishte që udhëheqësit e zgjedhur në mënyrë demokratike të rrisin besueshmërinë e tyre, duke realizuar vërtet atë që u kanë premtuar votuesve gjatë fushatës zgjedhore.

Çfarë mund të mësojmë nga pandemia në këtë aspekt?

Kina ka qenë mjaft e sofistikuar në përdorimin e pandemisë si një lloj maskimi për një fushatë të vërtetë dezinformimi. Të gjithë e dimë që Covid-19 e ka origjinën në Kinë, por ajo është përpjekur të përfitojë nga kjo tragjedi, duke përdorur “diplomacinë shëndetësore”.

Kinezët kanë ndihmuar vendet e pambrojtura me pajisje mjekësore dhe mënyra të tjera, për

të ndryshuar narrativën në një histori më pozitive rreth Kinës që rifiton shpejt kontrollin e situatës. Pekini ndihmoi vendet e prekshme evropiane si Italia. Ata gjithashtu kanë ndihmuar vendet në Ballkan, duke fituar mjaft popullaritet atje. Ndërkohë janë përpjekur të përhapin lajme të rreme në lidhje me angazhimin amerikan në përhapjen e këtij virusi.

Çfarë mund të bëjnë konsumatorët e informacionit për të mësuar më shumë rreth besueshmërisë së informacionit?

Ne duhet t’ia fillojmë me shkollat. Kur unë shkoja dikur në shkollë, na mësonin se si të shihnim me sy kritik reklamat tradicionale, për të parë se çfarë fshihet pas tyre. Ne duhet

të bëjmë saktësisht të njëjtën gjë edhe sot:t’i mësojmë fëmijët tanë se si të bëjnë dallimin midis informacionit të vërtetë dhe informacionit të rremë. Ne duhet të stimulojmë një qasje kritike ndaj gjithçkaje që lexojmë dhe dëgjojmë.

Çfarë ndikimi ka të ngjarë të kenë Inteligjenca Artificiale dhe teknologjitë e tjera të reja mbi demokracitë në botë?

Në thelb, teknologjia e re është një hap i madh përpara për të forcuar demokracitë. Teknologjia e re e informacionit dhe komunikimit, përfshirë mediat sociale, i kanë bërë demokracitë tona edhe më demokratike. Si qytetarë, ne kemi të gjithë shansin të komunikojnë direkt me njerëzit tanë, pa filtrat që jemi mësuar me mediat tradicionale.

Sigurisht, ato ngrenë shumë sfida të reja që po diskutohen. Por në vend se ta shohim teknologjinë e re si një problem, ne duhet ta përdorim atë si një zgjidhje për problemin. Ne duhet të përdorim teknologjinë e re për t’iu kundërvënë dezinformimit. Dhe kur bëhet fjalë për inteligjencën artificiale, është e rëndësishme që shoqëritë e lira të botës të vendosin norma dhe standarde ndërkombëtare që lejojnë mbrojtjen e të drejtave individuale dhe mbrojtjen e privatësisë.

Ne nuk mund ta pranojmë qasjen kineze, ku ata e përdorin inteligjencën artificiale për të forcuar mbikëqyrjen e tyre mbi njerëzit. Kjo është arsyeja pse SHBA dhe Evropa duhet të bashkëpunojnë. Këto të fundit kanë një interes jetik për të investuar shuma të mëdha parash, për t’u siguruar që të jemi ne që po e fitojmë këtë garë teknologjike dhe jo kinezët./ Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE