LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Britani-Japoni/ Nënshkruhet marrëveshja e parë tregtare pas Brexit-it

11 Shtator 2020, 13:04, Kosova & Bota CNA
Britani-Japoni/ Nënshkruhet marrëveshja e parë tregtare pas

Britania ka lidhur marrëveshjen e parë të madhe tregtare, pas daljes nga Bashkimi Evropian me Japoninë. Autoritetet theksuan se marrëveshja e nënëshkruar ka vlerën e rreth 15 miliardë funtave.

Sekretarja britanike e Tregtisë Ndërkombëtare, Liz Truss, e cilësoi si një ?moment historik? dhe tha se marrëveshja do të sjellë ?fitore të reja? për bizneset britanike.

Sipas kritikëve, marrëveshja mund të ketë rëndësi simbolike, pasi ajo do të rrisë bruto prodhimin e brendshëm të Mbretërisë së Bashkuar me vetëm 0,07%.

Marrëveshja e së premtes ka ende nevojë për miratim nga Parlamenti i Japonisë. Përfaqësuesit e tregtisë atje parashikojnë që marrëveshja ta marrë lejen deri në janar.

Truss tha se Marrëveshja e Partneritetit Ekonomik Gjithëpërfshirës midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Japonisë nënkupton që 99% e eksporteve në Japoni do të jenë pa tarifa, raporton BBC.

?Marrëveshja që kemi negociuar ? në kohë rekord dhe në rrethana sfiduese ? shkon shumë përtej marrëveshjes ekzistuese me Bashkimin Evropian, pasi siguron fitore të reja për bizneset britanike në industrinë tonë të madhe të prodhimit, ushqimit dhe pijeve, si dhe të teknologjisë?, tha Truss.

Mbertëria e Bashkuar ka dalë nga Bashkimi Evropian në janar të këtij viti.

Derisa është ende në periudhën e tranzicionit, ajo po përpiqet të gjejë partnerë tregtarë për të zëvendësuar tregun e BE-së.

 

 

 

Lajmet e fundit nga