Connect with Us

“Bomba” që Ilir Meta hodhi në këmbët e Lulzim Bashës

Opinione

“Bomba” që Ilir Meta hodhi në këmbët e Lulzim Bashës

Publikuar

-

Nga Ylli Pata

Si një rrufe në qiell të hapur ishte lajmi i djeshëm i përhapur në media, ku paralajmërohej dorëheqja e Ilir Metës nga posti i presidentit.

Lajmi i bujshëm nuk ndalej me kaq, por jepte skenarin se Ilir Meta mund të lërë detyrën e kreut të shtetit para mbarimit të mandatit dhe të bëhet jo vetëm kryeministër, por edhe ministër i Brendshëm, pas 26 prillit të vitit të ardhshëm, pra pas zgjedhjeve parlamentare.

Ky lajm tronditi më së shumti vetë opozitën, që i ra si një “bombë”. Kjo pasi, ka më shumë se disa vite që PR i Partisë Demokratike po mundohet të krijojë një profil të Lulzim Bashës-kryeministër, me një mundim jo të vogël, dhe vjen një ditë që bie si bombë në opinion se këtë post do ta marrë Ilir Meta.

Madje jo vetëm, por me “paketë 2 plus 1”; pra voto PD e LSI-në dhe president bëhet Sali Berisha dhe kryeministër Ilir Meta.

Një manovër që natyrisht duhet parë se çfarë përfaqëson si një lëvizje propagande, por fakt është se opozita, madje edhe vetë LSI, u kap gafil në këtë çështje.

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, një ditë më parë kësaj deklarate, deklaroi në Open në Top Channel, se Basha është kandidati zyrtar i opozitës për kryeministër.

Por përse atëherë Ilir Meta-kryeministër dhe ministër i Brendshëm u hodh në eter?

Ndoshta për të motivuar mbështetësit e presidentit, por edhe ish-presidentit që u promovua sërish si president, por çështja ka sjellë brenda opozitës një debat jo të ri; që qendra galvanizuese e saj nuk është 100% Lulzim Basha apo aleatët e tij, por Sali Berisha dhe Ilir Meta.

Në vitin 2017, kjo dyshe sulmoi ashpër Bashën kur firmosi marrëveshjen me Edi Ramën, dhe një vit më parë u fol shumë se Berisha e Meta ndikuan më shumë që të digjen mandatet e të bojkotohen zgjedhjet. Kjo atmosferë është nxehur edhe nga zërat brenda PD-së, si Genc Ruli, që i bëri thirrje Sali Berishës të bëjë mënjanë më në fund.

Por që Doktori as e vuri ujin në zjarr madje tha që do të jetë në “syrin e ciklonit” për betejë me Edi Ramën.

LEXO EDHE:  Aludimet për dorëheqje të Metës/ Flet Kryemadhi: Mund të ndodhë që…

Po kush e ka betejën reale me Edi Ramën në opozitë? Lulzim Basha apo Ilir Meta?

Nëse e kanë shumë, njëri duhet të jetë gjenerali dhe të tjerët kolonelë.

Me lajmin e rrjedhur që Meta lë Presidencën për Qeverinë, kjo çështje pështjellohet edhe më shumë. Mund të duket si lëvizje që kërkon të motivojë bazën më të fortë anti-Ramë në opozitë, që të krijojnë përshtypje se dy “ujqit e vjetër” janë në tavë, por se i prishin radhën Bashës, i cili me shumë kujdes po e krijon një fabul përbashkuese të një opozite unike.

Nëse Ilir Meta kërkon të bëhet kryeministër, duhet të marrë ose PD-në, ose LSI-në, që të bëhet zv.kryeministër, siç ka qenë në vitin 2009. Por brenda dite, ashtu siç u tha në lajmin e lançuar nga qarqet pranë presidentit, çështja vetëm shton konfuzion. Se ja e zëmë se u bënë zgjedhjet dhe fitoi opozita.

Më 26 prill nuk ka shans që Meta të bëhet kryeministër pasi jep dorëheqjen. Sepse nuk janë certifikuar rezultatet. Por edhe sikur të certifikohen ato, do të duhet që presidenti i Republikës të thërrasë partitë që kanë shumicën për të dhënë mandatin e kryeministrit.

Nëse Meta ka dhënë dorëheqjen kush do t’ia japë mandatin Ilirit? Berisha që bëhet president?

Do të duhet të mblidhet Parlamenti që kërkon prapë dekret presidencial. E nëse dorëhiqet Meta, për 45 ditë rolin e presidentit do ta luajë Gramoz Ruçi, si kreu i Kuvendit të shkuar. Pak shumë konfuze kjo çështje, pasi i bie pak vakuum pushteti, por që Edi Rama të japë dorëheqjen duhet që presidenti të ketë mandatuar të riun.

Kjo zallamahi që u hodh dje si një silur politik, duket se do të jetë më shumë një bombë tymuese që do të trondisë opozitën. Sigurisht e ka një objektiv, por që duhet parë në detaje. Fakt është se të vetmit që janë dëmtuar nga kjo “kapsolle” politike, janë Lulzim Basha e Monika Kryemadhi. Ndoshta nuk janë “qorruar”, por që zhurma i ka shqetësuar, dhe jo pak.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinione

Fitorja e Presidentit Donald Trump, domosdoshmëri e premisë e rendit të ri botëror

Publikuar

-

Nga

Fitorja e Presidentit Donald Trump, domosdoshmëri e premisë e rendit të ri botëror

Nga Azgan Haklaj

Tashmë zgjedhjet presidenciale në SHBA janë në prag.
Me datë tre nëntor në mbrëmje e gjithë bota me mendje, sy e vesh do të jetë në Amerikë për të mësuar rezultatin e shumëpritur.

Në njërin kamp qëndron Donald Trump, Presidenti Republikan, i cili i riktheu brenda një mandati Amerikës forcën e dinjitetin për tu përballur me sfidat e së ardhmes si superfuqia më e madhe e planetit.
Roli i lidershipit amerikan në marrdhëniet ndërkombëtare nuk është vetëm një doktrinë e të djathtës amerikane dhe e Presidentit Trump, por edhe një domosdoshmëri historike për vetë rolin që luan ky komb i madh e i lirë për fatet e lirisë, demokracisë, sigurisë ndërkombëtare e për të ardhmen e rendit ri botëror.

Si askush tjetër më parë Presidenti Trump ia arriti që brenda një mandati të hapë miliona vende pune, të forcojë sipërmarrjen e lirë e tu garantojë amerikanëve jo vetëm një standart të lartë jetese përmes bumit ekonomik, por edhe sigurinë përmes investimeve kolosale për modernizimin e forcave të armatosura, logjistikës e mjeteve të teknikës luftarake.

Nëse në planin e brendshëm Presidenti ia doli të ringrinte fuqishëm në këmbë shtresën e mesme e tu siguronte miliona vende pune punonjësve që vijnë nga shtresa e varfër, tu priste tentakulat jo vetëm Alkaedës e Isisit si kercënim për sigurinë e shtetasve amerikanë por edhe përfaqësuesve të trusteve e monopoleve që në bashkëpunim me aparatin e korruptuar shtetëror kercënonin liritë ekonomike të njerëzve në arenën ndërkombëtare.

Presidenti Amerikan i riktheu vendit të tij dinjitetin e merituar, i cenuar jo pak nga politikat e papërgjegjëshme të paraardhësit të tij Obama.
Presidenti Trump ka shpalosur doktrinën e tij të lirisë, e cila ka në themel të saj sovranitetin e kombeve, ruajtjen e paqes në botë dhe rikthimin në identitetin historik të kombeve, identitet i kercënuar nga ideologët e shoqërisë së hapur dhe i sponsorizuar nga multimiliarderi spekulant Xhorxh Soros.

Suksesi i Presidentit Trump dhe i administratës amerikane në politikën e jashtme e ka bazën në radhë të parë tek ideja e tij vizionare se vetëm një Amerikë e fuqishme në aspektin ekonomik, ushtarak dhe e sigurtë përballë çdo kercënimi të armiqëve të saj mund të luaj rolin e lidershipit në marrdhëniet ndërkombëtare dhe do të jetë e aftë të ndërhyjë në vatrat me të nxehta të konflikteve globale ku rrezikohen interesat e saj strategjike.

LEXO EDHE:  Rotacioni si zgjidhje e pamjaftueshme për Luli Bashën

LEXO EDHE:  Aludimet për dorëheqje të Metës/ Flet Kryemadhi: Mund të ndodhë që…

Njohja e Jeruzalemit si kryeqytet i Izraelit përpara se të jetë bonus për Shtetin Hebraik aleat të SHBA- së është në radhë të parë një gurëthemeli i rendit të ri botëror, një rikthim në të drejtën historike e biblike të hebrejëve për të patur kryeqytet të tyre Jeruzalemin e Tempullit të Solomonit, qytetin ku u lindën dhe u rritën profetët e stërgjyshërit e tyre.

E drejta historike është kështu një e drejtë hyjnore për doktrinën e rendit të ri botëror.
Përballë Presidentit Trump qëndron z Joe Biden, i cili përtej egos për të qenë qytetari i parë i Amerikës nuk disponon asnjë “armë” me të cilën mund të “kërcënojë” triumfin e Presidentit aktual.
Diletantizmi i tij në fushën e politikës së jashtme e të diplomacisë ka arritur deri në atë shkallë sa ka detyruar organizatorët e ballafaqimit kombëtar mes dy kandidatëve të anullojnë në mënyrë paradoksale e të paprecedentë debatin për këtë temë.

Amerika pa politikën e jashtme është njësoj si shqiponja pa krahë, e cila në vend që të fluturojë është e detyruar të struket në një qoshe e të kthejë sytë nga qielli
Ne shqiptarëve me shumë se çdo kombi tjetër në këtë planet na intereson një Amerikë e fuqishme e udhëhequr nga një lider kurajoz, largpamës e vizionar, cilësi këto të manifestuara mrekullisht në katër vitet e mandatit të parë të Presidentit Trump.

Sfidanti i tij z. Joe Biden është jo vetëm konfuz në politikën e jashtme dhe i dashuruar pas pasurive të rajonit tonë në ortakëri me miqtë e tij por për më tepër është mik e puthadorë i popëve serbë ultranacionalistë të Manastirit të Deçanit të cilët janë pararoja e falangave të Beogradit në perpjekje për të ndarë Kosovën e për ta kolonalizuar atë në një të ardhme të afërt, për të cilën luten çdo ditë që të vijë sa me shpejt ai moment.

Komuniteti i madh e i rendësishëm i shqiptarëve të Amerikës duhet të jetë Legjioni i Nderit i Presidentit Trump dhe ti japë gjithë mbështetjen këtij burrështetasi të madh e miku të sinqertë të shqiptarëve.

LEXO TE PLOTE

Opinione

Nga Kreshnik Spahiu/ Çfarë synon Jozefina Topalli: Karrigen e Ramës, të Bashës apo një deputete liste?

Publikuar

-

Nga

Nga Kreshnik Spahiu/ Çfarë synon Jozefina Topalli: Karrigen e Ramës, të Bashës apo një deputete liste?

Jozefina Topalli është rikthyer në faqet e para në çdo media:

Mediat qeveritare e bëjnë heroinë.

Mediat opozitare e bëjnë tradhëtare.

Analistët janë të ndarë si gjithmonë ta mitizojnë ose akuzojnë.

Elektorati turmë dhe injorant i bien shkurt: “Ka marr ndonjë lek nga Edi Rama”.

Histori që përsëritet me çdo frakson që largohet nga demokratët, duke filluar nga Neritan Ceka, Dash Shehi, Abdi Baleta, Patrit Kalakulla, Genc Ruli, Arben Imami, Genc Pollo, Bamir Topi, Gaz Oketa, Rudina Hajdari, etj etj

Fatos Lubonja nuk nguroi ta konsideronte si të blerë nga Edi Rama në rastin më të keq, dhe në rastin më të mirë si delirante.

Ata që e flakën rrugve pa punë, duke e përçmuar dhe injoruar, tashmë duan mos e lejojnë as të krijojë lëvizjen e saj.

E vetmja mënyrë që ta ndalim është baltosja duke harruar:

Që bëri Basha pakt me Ramën, jo Topalli

Që hyri Basha në qeveri teknike, jo Topalli,

Që bëri Basha koalicion me LSI, jo Topalli

Që bëri Basha koalicion me grekët, jo Topalli

Që shiti Basha 61 bashki, Jo Topalli

Që bëri Basha marrveshje me Gjiknurin, Jo Topalli

Të gjitha këto s’kanë rëndësi nëse nuk kuptojmë çfarë kërkon vetë Jozefina Topalli.

Lëvizja e saj quhet për “Ndryshim”.

Pra ëndrra e Jozefina Topallit është të ndryshoj ……

Natyrisht, Jozefina Topalli apo çdo kush nëse del në pension nuk e ndrryshon dot as partinë dhe as Shqipërinë.

Që Jozefina të realizojë objektivin duhet të jetë pjesë e vendimarrjes.

Deri këtu jemi të qartë, por Jozefina duhet qartësoj veten dhe publikun që e mbështet se cfarë shtigjesh kërkon të kalojë.

Rrugët e saj janë 3:

1- Lëvizja për Ndryshim të tregohet egoiste dhe të luftoj e vetme pa aleatë për të nxjerr vetëm 1 deputet (Jozefina Topallin). E vetme në parlament, e ardhmja e saj është (0) zero ose 0,1% duke u rikthyer në PD

2- Lëvizja për Ndryshim të kërkoj të marr drejtimin e Partisë Demokratike dhe të bëhet kryetare saj pas humbjes së Bashës në 2021.

LEXO EDHE:  “Ligji i Ramallarëve”/ Ish-ministri zbulon prapaskenat me Fusha shpk

LEXO EDHE:  Dhuna në protestë/ Rama: Pasqyrë e shëmtuar në sytë e botës

Kjo mund arrihet duke bashkpunuar ngushtë me disa parti që kanë dal nga PD (Rudina Hajdari, Astrit Patozi, Myslym Murrizi)

3- Lëvizja për Ndryshim të krijoj Polin 3 me disa parti majtas dhe djathtas që pranojnë të shpallin kandidate për kryeministre Jozefina Topallin. Që të bëhet lidere e një Pol 3 duhet të tregoj që krijon aleanca edhe përtej të zhgënjyerve demokrat por edhe duke bashkpunuar me disa parti ish kritike të PD.

Natyrisht Jozefina Topalli duhet brenda një kohe të shkurtër të proçedoj me objektivin dhe qartësoj nëse lëvizja e saj për ndryshim, synon ndryshimin e partisë apo Shqipërisë?

Padyshim: Nëse e pyesni Jozefinën ajo do përgjigjet: “Shqipërinë”

Por a mundet ajo ta ndryshoj e vetme?

Sigurisht jo.

Jozefina Topalli duhet kapërcej barrierat e së shkuarës dhe të tregoj aftësi lidershipi pasi deri dje ka qënë në hijen e Sali Berishës.

Barrier nuk do në kuptoja pikpamjet e saj për Sali Berishën sepse ai është qëndrim personal ndaj mardhënieve 20 vjeçare me liderin por vizionin e saj përtej komplekseve të bashkpunimit.

Zonja e hekurt e Partisë Demokratike ka qënë e hekurt edhe me kritikët e Partisë Demokratike dhe sot ajo po sulmohet për këtë pikë të dobët të saj nga kundërshtarët.

Ka ardhur koha që Jozefina Topalli të tregoj se është më e hapur se Lulzim Basha dhe dyert e Lëvizjes për Ndryshim janë më të mëdha se dyert e Partisë Demokratike.

Zonja Jozefinë, të kanë mbetur edhe 3 muaj për të treguar që je lidere e opozitës, ndryshe nga Lulzim Basha.

Hezitimi të nxjerr përfundimisht nga skena politike.

Ke vetëm një zgjidhje: Hapu dhe kandido në garë për kryeministre dhe jo një deputete liste.

Nëse garon për kryeministre ke sfiduar Lulzimin dhe Edvinin.

Nëse garon për deputete, je duke kërkuar pak dhe do fitosh aspak.

Mos harro: Kauzat e mëdha nuk ndërtohen me njerëz të vegjël.

LEXO TE PLOTE

Opinione

Kullat e Haradinajve dhe të Jasharajve tempuj të lirisë

Publikuar

-

Nga

Kullat e Haradinajve dhe të Jasharajve tempuj të lirisë

Prej dy dekadash kullat e Jasharajve dhe të Haradinajve janë shnderruar simbole të krenarisë kombëtare e në gurëthemel të ardhmërisë, në një vend pelegrinazhi, ku shqiptarët e të gjithë brezave anembanë trojeve tona etnike vijnë këtu ku fjala liri peshon sa vetë kurora e alpeve madhështore që qarkojnë Rrafshin e Dukagjinit.

Para pak ditësh Kolosi i fjalës shqipe i kulturës e patriotizmit At Gjergj Fishta kishte 149 vjetorin e lindjes.
U përkujtua hajdutshe si i thonë fjalës këtu ndër ne nga koperativa e shitblerjes së patriotizmit dhe interesave kombëtare “Rilindja” dhe kryeministri i saj Edi Rama.
Përpjekja për ta zbritur Fishtën e madh nga qielli i lirisë së Atdheut tonë, e për ta burgosur në kafazin e qeverisë antikombëtare të mikut të Vuçiçit e Erdoganit Sulltan Ramës ishte një akt i shëmtuar e një rivrasje e dytë e “Zërit të Kombit tonë”, siç e kanë pagëzuar me të drejtë breza të tërë shqiptarësh poetin e tyre të pavdekshëm.

Këngetari ynë i lirisë Gjergj Fishta vitin që vjen ka 150 vjetorin e lindjes e shqiptarët do të dinë ta përkujtojnë me madhështinë e nderet që ai meriton.

Këtë ma thanë shqiptarët e trojeve tona etnike të Shqipërisë, Malit të Zi, Çamërisë, Maqedonisë së Veriut, Çamërisë, Preshevës, Kosovës të cilët u mblodhën nga të katër anët në sheshin e kullave të Haradinajve legjendarë të bujarisë, besës e të traditës shqiptare për të festuar me madhështi ditëlindjen e babait të luftës çlirimtare Bacë Hilmi Haradinaj.
Ky burrë i madh i Kosovës e i Kombit Shqiptar ka disa kohë që ka kaluar në amshim për tu prehur përgjithmonë në panteonin e lirisë së popullit të tij.

Ai e ktheu kullën e vet ashtu si Jasharajt e Prekazit në një Krujë të dytë e kala të pamposhtur lirie.
Baca Hilmi i blatoj Atdheut e Flamurit të Gjergj Kastriotit dhuratën me të shtrenjtë e më të çmuar të kësaj bote djemtë e tij trima.
Hilmi Haradinaj e fisi i tij kreshnik e mbajtën të pashuar në breza zjarrin e lirisë e të patriotizmit, e ky përvjetor i ditëlindjes së tij na sjell në mendje portretin e tij të gjallë se për burrat trima e patriot si ai ka vetëm ditëlindje.

Ai me të bijtë së bashku me Shaban Jasharin me të bijtë e korifejë të tjerë të lirisë janë gurë kilometrikë në rrugën e historisë së Kombit, ashtu si autorët e nëntorëve të lirisë Gjergj Kastrioti, Ismail Qemali e Isa Boletini.
Në kullat e Haradinajve të stolisur me simbolet kombëtare njeriu e ndjen veten si në një tempull të besimit hyjnor.

Traditat e zakonet kombëtare janë ruajtur brez pas brezi në këto shtepi zëmadha si relike të shenjta.
Këtu nderohet gjithkush njësoj, pavarësisht nga posti apo pozita shoqërore që i përket.
Kjo është madhështia e Kanunit Shqiptar, këtij kodi nderi që burrat e shquar të këtyre kullave e kanë zbatuar me fanatizëm e besim deri në ditët tona.

Kullat bujare të Haradinajve i kanë gjithmonë të hapura dyert për ata që në oborrin e tyre thërrasin në gjuhën Hyjnore pellazgo- ilire :
“A don miq o i zoti i shtëpisë”!
“Shpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut”, është ky testament që na ka lanë Kanuni e princi i lavdishëm Lek Dukagjini.
E sofra e Haradinajve ka qëndruar përherë e shtruar.

LEXO EDHE:  Kokaina e Durrësit/ Berisha sulmon Xhafën

LEXO EDHE:  Dhuna në protestë/ Rama: Pasqyrë e shëmtuar në sytë e botës

Për shqiptarët trimëria e bujaria janë binomi i familjeve fisnike shqiptare në të gjitha kohët, në të gjitha ceremonitë, dasmat e mortet, ditëlindjet e festat kombëtare.
Në ditëlindjen e Bacë Hilmi kuvendi i burrave, kënga e bukur shqipe, dollitë e urimet për të zotin e kësaj kulle, Ikonën e lirisë e të qëndresës për Kosovën rrjedhin natyrshëm si Valbona e Drini i Bardhë.
Ramush Haradinaj, Presidenti i ardhshëm i Kosovës është i ndërgjegjshëm për peshën e rendë që mban emri i babait e mbiemri i tij.

Ramushi e ka ngritur në një piedestal të ri e më të lartë emrin e këtyre kullave të shquara dhe lavdia e ka ndjekur pas pikërisht për faktin se atij i ka prirë gjithmonë përpara zëri i Atdheut, i lirisë dhe amaneti i shenjtë i Bacës Hilmi e i të parëve të tij.
Në betejat legjendare me bajlozët e Serbisë e kanë frymëzuar vargjet lapidare të Gjergj Fishtes të Lahutës së Malësisë e aktet heroike të Oso Kukës.

Shekulli i XXI- të është shekulli i shqiptarëve, i bashkimit të tyre në një shtet, gjuhë e flamur të vetëm, një besëlidhje e shenjtë me Atdheun e vulosur me gjakun e trimave që lindën dhe u rritën në këto kulla legjendare.
Toka dhe qielli i Gllogjanit e i Shqipërisë flasin shqip.
Ato janë e do të jenë përjetësisht të bekuara nga Zoti që ju dhuroj stërgjyshërve tanë qysh në agim të historisë së njerëzimit.

Rrënjët tona janë tek liria e gjaku ynë, tek Flamuri Kombëtar, kryesimboli ynë i shenjtëruar me gjakun e trimave të rënë në fushëbetejë kundër armikut.
Hilmi Haradinaj me djemtë e vet trima e anëtarët e fisin të tij shkruan një epope të re në historinë e Shqipërisë, një epope të lavdishme që na kujton kohën heroike të Arbërit e të prijësit tonë të madh kalorësit të lirisë Gjergj Kastrioti.
Të urtët tanë të moçëm na kanë lënë një porosi të madhe:
“Gur- gur bëhet kalaja”!

Kalaja me e madhe, e pamatë dhe e pamposhtur të cilën na duhet ta ndërtojmë me çdo çmim dhe sakrificë për të nderuar Bacën Hilmi e Adem Jasharin e burra e gra të shquar që dhanë gjithshka të shtrenjtë për lirině e Atdheut është bashkimi kombëtar e Shteti Komb i shqiptarëve.
Tubimi i shqiptarëve në kullat e Haradinajve për të festuar ditëlindjen e këtij burri të madh të pushkës e fjalës, bujarisë e besës me bën optimist pa medyshje.
E kjo për faktin se kullat e Haradinajve janë gurë i rendë themeli në kalanë e së nesërmes së Kombit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE