Kronika
Arrestohen 9 shtetas për vepra të ndryshme penale/ Ja për çfarë akuzohen

Policia e shtetit ka bërë të mundur arrestimin e 9 shtetasve për vepra të ndryshme penale.
Policia ka arrestuar shtetasin R. K., 59 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik ka sekuestruar një sasi lënde të dyshuar heroinë, si dhe 7 kartëmonedha me prerje 5000 lekëshe, të dyshuara si të falsifikuara.
Ndërkaq shtetasi R. T., 26 vjeç,u arrestua pasi në vendin e quajtur “Pallati me Shigjeta”, iu gjet një sasi e vogël kokaine.
Gjithashtu policia ka bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit Sh. D., 39 vjeç, pasi në rrugën “Ali Ibro”, i ka kundërshtuar duke i goditur me grusht për shkak të detyrës, punonjësit e policisë së rendit publik.
Është arrestuar edhe nje shtetas me iniciale A. Gj., 60 vjeç, sepse në rrugën “Muhamed Deliu”, në banesë, ka ushtruar dhunë të vazhdueshme psikologjike ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tij, të cilave iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.
Policia ka bërë të mundur edhe arrestimin në flagrancë të shtetasit E. D., 49 vjeç, pasi në rrugën “Ramush Haradinaj”, në banesë, në gjendje të dehur, ka ushtruar dhunë fizike ndaj djalit të tij, si dhe ka kundërshtuar me forcë punonjësit e policisë, për të shmangur shoqërimin e tij.
Nga ana tjetër policia rrugore arrestuar shtetasit me iniciale B. L., 53 vjeç dhe A. L., 36 vjeç, pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.
Shtetsasi A. A., 34 vjeç, pasi në rrugën “Petrit Radovica”, u kap duke mjetin drejtuar pa lejen përkatëse;
dërsa një 28 vjeç,u arrestua pasi ka përplasur mjetin e policisë “Hyundai”, me drejtues I. H. ku si pasojë e përplasjes ka kryer një manovër të gabuar dhe ka aksidentuar biçiklistin N. M., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Në vijim u procedua penalisht edhe shtetasi I. H., drejtuesi i mjetit të policisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.