LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Apolonia godet në merkato, Repaj dhe 4 ganezë bashkohen me fierakët

11 Shtator 2020, 20:03, Sport CNA
Apolonia godet në merkato, Repaj dhe 4 ganezë bashkohen me

Serjan Repaj i bashkohet Apolonisë. Shkodrani mund të jetë afrimi i radhës te fierakët. Ka ditë që po stërvitet nën urdhrat e Xhovani Kolelës, madje është aktivizuar edhe në miqësoren kundër Flamurtarit. Edhe pse mesfushor, ai ka luajtur në qendër të mbrojtjes.

Sezonin e kaluar 19-vjeçari mori vetëm 64 minuta nga dy ndeshje me Vllazninë, ndërsa më tepër ka luajtur për ekipin B të kuqebluve. Ai do të vazhdojë provën dhe nëse stafi teknik bindet, mund të shkohet drejt firmës.

Ndërkohë, janë në fund të procedurës së nxjerrjes së vizave për 4 ganezë që do të vijnë në Fier: një mbrojtës, një organizator, një sulmues dhe një ?numër 10?.

Nëse do të rezultojnë lojtarët e duhur, atëherë merkatoja e Apolonisë do të quhej e kompletuar. Gjer tani janë afruar kavajasi Glejdis Ndraxhi dhe malazezi Drago Bumbar, si dhe është kthyer nga huazimi portieri Andrea Shumeli, teksa vazhdon testimi për 4 futbollistë të tjerë.

Lajmet e fundit nga